| E premte, 18.07.2014, 07:24 PM |
Ëndër e një nate dimri
Nga Ksenofon M. DILO
Më kishte
zënë gjumi në kanape duke dëgjuar këngë
Ishte muzg dhe vera e nxehtë ishte bëre e padurueshme sepse të dukejsikur nuk mund të merrje as ajër
Ai ishte bërë i rëndë e i nxehtë të rrethonte sikur të donte të futej
me zor në mushkëri i sigurt se do të merrte prej aty atë të paktë
freski që trupi njerëzor e kishte të domosdoshme e që ishte konstante
sepse ndante kufirin e jetës me vdekjen
Që fjeta duke menduar këto gjëra të çuditshme, mbase nuk e kishte
fajin vetëm ajo e nxehtë e padurueshme por edhe qetsia që u ndeh kur
kaseta me
këngët
bardhë , në plogështinë e gjumit
Paritur
gjithçka rreth meje u bë e bardhë si dëbora...
madhe
Ishte agim i purpurtë e ndërsa po gdhihej bardhësia e borës të vriste sytë
Isha në shtrat
Zjarri në ozhak ishte shuar dhe ndryshimi i temperaturës kishte
veshur xhamet e dritareve me avullin e frymës njerëzore i cili ngadalë
ngadalë para syve të mij i shndrua në një akull të hollë sa një fletë
cigare
Fryma njerëzore ngriu e u ravijëzua mbi xham e unë u ngrita ngadalë e
ju afrova dritares me hapa të lehta .
Sa çudi akulli në dritare kishte formuar figurëza të cilat dukej se donin të më thoshin diçka
U afrova akoma më tepër dhe fryma ime që ra mbi xham e ngrohu atë dhe një pjesë
e figurës që donte të më fliste u shkri
U largova menjëherë
Aq sa fryma ime të mos binte në xham dhe përballë tij, përqëndrova
vështrimin si të doja të kuptoja ato që akulli kishte pikturuar aty
Një erë e lehtë që fryu përjashta e veshi xhamin me një shtresë bore
sikur e retushou tablonë dhe para meje një shtëpi madhështore që i
ngjante shtëpise në Sheper më rëmbeu vështrimin e ndërsa po e
vështroja duke mënjanuar pak kokën, u hap porta e madhe dhe papritur u
gjenda në oborrin e shtëpisë, ashtu si ishte ai kur gjyshja ime
mbillte e mbillte më të bukurat lule e nëna i vadiste e e mbante
oborrin një parajsë , që ta qetsonte edhe vështrimin edhe shpirin.
O Zot ! Isha në Sheper në shtëpinë tonë të madhe e të bukur. Zhurmat e
jetës buçisnin e unë isha përjashta e dëgjoja ...E qeshura e gjyshit .
Ashtu qeshte kur mblidheshin të gjithë në shtëpi dhe nuk mund ta
mbahte e të mos e linte të shpërthente lumturia nga çdo por i trupit.
O ! Ishte
madhështor ! Ishte dhe aq krenar !
ndërtuar një familje që ngjante se ishte një vatër e lumturisë me ata
djem kollosa e me vajza te dashura, tè mençura e trime si Viktoria .
Kur
flisnin çdo fjalë rëndonte e ishte e përgjegjësme, si orakull.
bij të denjë që i qëndronin rreth e kishin ëndrrat më të bukura për
Shqipërinë... Njëri gazetar , tjetri mathematikan , Mihali i dashuruar
me tokën Jani , o Jani ishte shëmbëlltyre e virtutit të gjallë.. Sa i
lumtur kur i shikoja , ishin të gjithë të gjallë .
Shtëpia ishte aq e bukur. Shtëpia ngjante me një pallat.
Papritur e ulën pak zërin dhe diçka bisedonin me zë të ulët e u pre ajo gjallëria që ndjeva pak më parë.
Desha të kapërcej prakun të shkoj pranë gjyshit e të dëgjoj
çfarë thonë. Hapa të lehtë në pllakat e oborit… dhe dëgjoheshin
fjalë të shkëputura për rrugë për lumturi që duhej të derdhej për
shqipëri e shqiptarë.
Kurrë nuk e kisha parë aq të lumtur.
Dy hapa akoma , fryma ime e ngrotë ra në xham dhe akulli u shkri e dritarja e
dërsirë si të lotonte me keqardhje që nuk mundi ta mbante ëndrrën të
gjallë më dha një rënkim që duke u rritur u zëvendësua në pshetëtimë
dhe hapa sytë . Sikur vështrimi të kishte forcë do ta kishte qëlluar
për vdekje gruan që po më lutej të shkoja të shtrihesha në krevat. I
mbylla sytë përsëri. Nuk isha më në ëndërr Çdo gjë ishte pjellë e
imagjinatës sime të nxehtë çdo gjë ishte shuar…
Kisha veç ndjenjën se kisha jetuar çaste të mrekullueshme , se, ç’nuk do të jepja që ato të riktheheshin sepse ishin të dlira, sepse vetë pafajësia kishte
lulëzuar në zemrën time e më kishte çuar aty, në vatrën e ngrohtë, ku
me sa duket do të qëndronin përjetë ulur përballë njëri tjetrit Besa e
Shqiptarit, Burrëria Atdhedashuria e Krenaria të gjitha si një buqetë
e ndritur njerëzish të mbrujtur me dëshirat e bukura për një SHQIPERI TE LIRE…
Ndjeva mall.
Ndjeva që zemra më ishte ngrirë ashtu se ishte i ngrirë dhe xhami në ëndër,
Nuk kishte më zjarr e nxehtë rreth e rrotull!
Kisha një akullnajë në shpirt , të rëndë si aizberg. Ishte malli për
ty Sheperi im i dashur. Ishte ajo që më thërriste drejt teje e që
ishte ngrirë duke më pritur. Dua të shkoj aty , dua t’i ngjitem
Dhembelit e të mbush mushkëritë me ajrin e tij të pastër!
Vetëm aty do të ngrohet zemra ime, vetëm aty nuk do të kem më në shpirt këtë
akullnajë .
Jam i sigurt që aty do ti gjej të gjithë....
Sepse nuk vdesin orakujt që kanë punuar e luftuar për Atdhe dhe Kombin tone aq te helmuar.
Ata mbeten të gjallë.
Ata do të më presin dhe do të ndriçojnë gjithmonë rrugën drej lavdisë, si
pishtarë....