Kulturë
Cikël poetik nga Vullnet Mato
E diele, 17.11.2013, 07:28 PM
Vullnet Mato
Jeta ka
provuar
në harkun
shumëshekullor,
njeriu
lind kurdoherë
binjak me
vdekjen,
në të njëjtën
ditë,
në të njëjtën
orë
dhe
binjaken e ka
kurdoherë
me vete.
Mjafton të
hedhë
një hap në
greminë,
të lakmojë
drogat
me etjen
e tërbuar,
plumbin e
gojës
të nxjerrë
me zemërim,
të hajë një
porcion
ushqim të
helmuar;
Të prekë pa
vëmendje
çdo armë të
kohës,
të gjuaj
padashur veten
në vend të
derrit.
Sidomos të
hajë
kilometrat
tej normës,
duke
lejuar makinën
të marrë furinë
e ferrit.
Por,
harrojmë shpesh,
kur na
joshin ca qejfe
dhe
harbohemi me duf,
pa i vënë
frerët kokës.
Atëherë vdekja
papritur
na rrëmben
me vete,
në strehën
e saj prej dheu
brenda nëntokës.
Pra,
mbetemi gjithë jetën
viktima të
binjakes foshnjore,
të pambrojtur
nga e keqja,
gjithmonë
me rreziqe.
Dado kemi
veç kujdesjen,
që na
merr përdore,
deri në fundin
e pashmangur
të moshës
në ikje...
Binjaken
tinëzare lë të mbetet
përherë duarbosh,
kush shtrëngon
e puth fort
dadon e
shtrenjtë jetike!...
KUR
FALEMI TE KY TEMPULL
Ndodh të ndjehem
sozia i
Papës së Romës,
se kam
Vatikanin tim
të ngritur
mbi kërbishte.
Kur më duket
vetja
kryemyftiu
i botës,
kam dhe
Mekën ku godas
djallin
me gurishte.
Sepse
predikoj në art
dashurinë
e vërtetë
dhe i
ftoj të gjallët
të vinë të
falen tek unë,
të zbardhin
shpirtin
nga mëkatet
në jetë,
t’u prijë
mbarësia
në shëndet
e në punë.
Nuk jam
shenjtor,
as
magjistar iluzionist,
por dua
me fjalë magjike
të bind çdo
njeri,
se
metaforat e vargjeve
dhe rimat
e poezisë,
predikojnë
në shpirtra
vetëm
paqe e qetësi.
Largojnë nga
mendimet
trishtimin
dhe hakmarrjet,
që i vijnë
trurit si dallgë
të padukshme
ligësie,
nga
dyndjet e politikave
që përhapin
përçarjet,
me
megafonët e fuqishëm
të mediave
të tyre.
Unë bëj të
puthen fort
miqtë dhe
mikeshat,
t’i
falemi më shpesh
tempullit
të shenjtë poetik,
duke mërmëritur
në heshtje
vargje
nga vjershat,
për të fjetur
gjithë natën
si në një
shtrat kozmik!...
NE
ILIRIANËT KASTRIOTISTË
Fryjnë erëra
të forta, që të çngjyroset natyra,
me stinë të
përziera në Adriatik e në Ballkan.
Por ato s’kanë
aq fuqi sa të ndryshojnë fytyra,
të trashëguara
nga geni i lashtë indoeuropian.
Ne jemi
bij të nënës arbërore, prej fiseve ilire
dhe nga nënat
serbe, greke, turke nuk kemi lerë.
Kemi vetëm
fqinj të ngulur pas nesh në këto brigje.
dhe përqark
gadishullit, s’kemi vëllezër të tjerë.
Ne jemi
ende gjallë dhe një komb në mëvetësi,
se na ka
mbajtur në këmbë shpata e Kastriotit
dhe na ka
prirë kurdoherë bajraku ynë kuq e zi,
në çdo
majëmali të truallit të dhuruar prej zotit.
nuk di
pse vringëlloi shpatën e madhe Skënderbeu,
pse
Ismail Qemali shpalosi flamurin në ballkon
nuk di
pse Noli predikoi lirinë anembanë dheut…
Ose kërkon
qëllimisht të na bëjë popull laraman,
të quhemi
turma të hedhura nga erëra rastësore,
të humbasim
identitetit tonë të lashtë në këto anë,
ku pikon
gjak çdo pëllëmbë e tokës sonë arbërore.
Pra,
duhet te dijë kushdo që kërkon gjakra të ndezi,
duke na
ndërruar prejardhjen në emër të miqësisë,
se kemi qenë,
jemi dhe do mbetemi brez pas brezi,
vetëm një
komb, një ngjyrë e ilirianëve kastriotistë!...
MIRËNJOHJE
TË VDEKURVE
Ata janë disa
qindra,
të njohur
personalisht.
Nuk ua
kam fotofytyrat
të gjithëve
sa janë.
Ringjall
imazhet e disave
që u kam
arkivuar sytë.
Kam varur
në mur shikimin fiks
të nënës
me babanë.
Por i thërres
shumë prej tyre
në apel
rastësor.
Kur
kujtoj mirësitë,
të mirët
i ringrej në këmbë.
Më duket
se për t’i bërë
ata sërish
jetësor,
do të donte
të çoheshin
edhe vetë
dheu i rëndë.
Madje janë
disa shpirtra
të papërsëritshëm
për mua.
Ata i përfytyroj
shpesh
dhe ua
konfiguroj fytyrat.
fjalët që
më dhuruan,
dhe më vjen
keq shumë
që s’ua
shpërblej dot të mirat.
Ndonjërës,
që i kam borxh
puthjen e
pakthyer në gjallim,
do të kisha
dëshirë t’i zbrazja
një shishe
parfum mbi eshtra.
Dikujt që
s’ia shërova dot plagët
nga të cilat
s’gjeti shërim,
t’i mbështillja
petale trëndafili,
në vend të
fashove të vjetra.
Por kur
ngatërroj padashur
listëmortin
e gjatë të apelit
dhe thërras
gabimisht ndonjërin
nga të ligjtë
e padëshiruar,
nervozohem
me vete,
që ndjell
kot lehjen e qenit,
kur dua të
dëgjoj cicërimën
e ndonjë bilbili
të shuar.
Në pamundësi t’i përshëndes
të gjithë
duke shtrënguar duart,
u them,
me mirënjohje,
të më presin
sa të zbres nën tokë.
Të vazhdojmë
bashkë bisedat
që kemi lënë
pa mbaruar.
Të mbetemi
dhe në atë botë,
siç kemi
qenë, miq e shokë.
Deri atëherë,
më duhet të shmang
nga vetja
çdo lloj ligësie,
që e
ndjek me memorien
e
pasvdekjes, secilin vdekatar,
duke ia
mbuluar edhe emrin
me dyfish
baltë neverie.
Të paktën
të lë në kujtesa,
përjetësimin
si njeri faqebardhë.
PËRBALLË DY
POLEVE HEMISFERIKE
Gjatë gjithë
verës,
gjethet
thithën diellin përvëlues,
kapërdinë
shirat
brenda
limfës gjelbërore,
tretën të
gjitha kripërat
nga thellësitë
me humus,
për të kënduar
zogjtë e ardhur
nga
hemisfera jugore.
Tani
simfonitë e cicërimave
jehojnë përtej
ekuatorit.
Këtu
fshesa erërave mbledh
gjethet në
kapicat e kashtës.
Kjo
mikpritëse e dimrit
ka
filluar qysh prej shtatorit
të pastrojë
mjediset
me frymën
e stinës së ashpër.
Dhe ja,
dimri brutal po vjen
me
kamxhikë vetëtimash,
të përzërë
vjeshtën
nga të gjithë
sinorët e zaptuar,
malet dhe
fushat përqark
t’i
zhveshë lakuriq nga gjethimi,
të shkelë
me galloshe akulli
kudo mbi
trojet e gjelbëruar.
Ah, po
ti, moj shpirtja ime,
mos u
tremb as nga i ftohti polar
dhe mos u
trishto aspak
nga
mizoria e ngricave të tij.
Ky dimër
do mundohet
të na ngrijë
gjakun në damarë,
duke na
sjellë Polin e Veriut
brenda në
shtëpi!...
Por ne do
të sprapsim
çdo
akullim e ngricë dëbore,
duke u
shtuar puthjeve
energjinë
magnetike.
Se kur
bashkohen dy polet
e
ndjesive tona shpirtërore,
mund
shkrijnë dhe akullnajat
e dy
poleve hemisferike...