Kulturë
Qazim Shehu: Gjatë kohës që të desha
E shtune, 05.10.2013, 11:53 AM
GJATË KOHËS QË TË DESHA
QAZIM SHEHU
Gjatë Kohës që
të desha,
Ti ishe
tempulli, perëndesha.
M`u desh të ngre
atë tempull,
Kurorë mbi
vetull.
E mbajta gjatë
gjer ra,
Rrënojë u
shkërmoq, u tha.
Tani vjen i
shuar pasioni demoniak,
Po pse duke
shkruar për ty,
Zemra rreh pa
shkak?...
GURI
Tek ky gur në
cep rruge,
Ndaluan qindra
udhëtarë,
Zheg e fresk, në
prag furtune,
Pas udhe të
gjatë.
Një botë u
dhuroi,
Me durimin prej
guri,
Kufi i ëmbël, i
përkorë,
Gjer në dremitje
gjumi.
Ç`fjalë u thanë
mbi të, të gjitha,
I regjistroi në
kujtesë,
Nuk ia shplanë
shirat,
Stuhitë në
rrebesh.
Fjalët vetë i
mbylli,
Me kod të
montuar,
Heshtja e një
drite ylli,
Duke e përgjuar.
Nga kjo filloi
të plasë,
Të rrudhet me
dhimbje
Fjalën s`mund ta
flasë,
Nëpër kohë të
thinjur…
MBRËMJA
Mbrëmja shpohet
me telet e një kitare.
Mungon një
serenatë korçare.
Vajton kitara me
stil lorkian,
Thërret trokth
kuajsh prej flake.
Me të dorën ngre
e shkon
Një hije
idhnake.
Ngadhënjimi
tutje,të përzerë..
Ajo me kast
afron,
Hije ferri të
zjerë…
MUZGJE
Gjymtyrët e mia,
Në fshikuj
ditësh.
I ziej,
Në avuj
kujtimesh.
Në sa duar,
U përcëllua
dora,
Këmba në
stërkëmbsha,
Si u vodh,
E tëra?!...
Degë që tranden,
s`u thyen,
Degë të
zhvoshkura shelgjesh.
Në mjaltë
muzgjesh u ngjyen,
Të ecnin…
FALEMINDERIT
PATA…
Patat ,motiv i
njohur poetësh,
Lartësive u
nisen larg,
Të ndezin yjet
netëve,
Në zë agimesh
varg.
Hapësirave që
ato dinë,
Ndizen-shuhen-ndizen,
Shkojnë të
ngjallin dashurinë,
Ku boshësitë
dridhen.
Faleminderit
pata për këtë,
Për çfarë s`bën
një tjetër,
Dhe syri nuk u
lë,
Në fluturimin
tuaj të gjelbër.
Me zjarr të
bardhë, ndezur larg,
Qiejve, sipër,
re mbi re,
Kur hapësirat na
dredhojnë si lak,
Ju na i sillni
nga sipër reshë…
Dhe kjo s`është pak…