E premte, 26.04.2024, 02:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Kombprishësit

E diele, 01.09.2013, 05:04 PM


Kombprishësit

Nga Gjon KEKA

Papërgjegjshmëria ndaj të kaluarës  sjell mungesë totale të dritës për të ardhmen, konfuzion dhe mohime e coroditje. Dëmi më i madh që mund t’i bëjë një shoqëri e ideologjizuar apo helmuar një kombi është kur ai kapet pas kapricove, fijeve helmuese ideologjike të huaja që rrënojnë dhe dëmtojnë rrugën që brezat të ecin të sigurtë drejtë të ardhmes.

Tani është zbuluar djallëzia e këtyre grupeve dhe trajektorja e tyre ideologjiko-politike islamike që ka për qëllim eliminimin e shpirtit europian të kombit tonë arbëror, por një gjë është e qartë se përpjekjet e tyre janë shterp, të parealizueshme në asnjë shekull dhe kohë, sepse ata edhe pak dhe do të futen në shportën e mallkimatrëve të kombit arbëror.

Ata kanë për qëllim që ta zhdukin idenë e lirisë, lumturisë dhe harmonisë së popullit tonë të lashtë, duke shpërndarë demonizmin e tyre ideologjik, të cilët e kanë cimentuar më këtë frymë diabolike edhe trurin e tyre dhe kështu në këtë kopshtë demoniak të ëndërrave të tyre po fusin disa individë dhe të rinjë, pra po i fusin brenda fatëkeqësisë së tyre, turpit dhe verbërisë.

Këta duan që gjurmët e kombit tonë të lashtë t’i shlyejnë, gjë që nuk mund të ndodhë kurrë, si dhe të shtrembërojnë pasqyrën e panashme të historisë së kombit tonë të lashtë, pastaj duke penguar, pra hedh gurë në rrugën e frytshme të suksesit të kombit tonë drejt unitetit dhe rikthimit të tij në familjen europiane. Thjeshtë këta ideologë islamik-politik duan që t’i këpusin zinxhirët e zhvillimit të përgjithshëm të kombit tonë, pastaj zonat e suksesit të tij  dhe të cajnë nga brenda atë duke e deformuar përbashkësinë e kombit dhe futë helmin e tyre përcarës, vrasës dhe skllavërues.

Ajo që më bënë të mendojë thellë është se nga këta ideolog islamik-politik po sulmohen jo vetëm personalitetetet tona kombëtare që kanë vdekë dhe që kanë lënë gjurmë të përjetshme në jetën dhe historinë e kombit tonë arbëror, si Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, Pjetër Bogdani etj etj, por edhe ne të gjallët që ende jetojmë dhe marrim frymë kombëtarisht arbënisht në nën qiellin tonë europian.

Por shpesh mendoj se si në trupin e kombit tonë disa demonë të këqinjë që nuk i ka zërë asnjë herë gjumi për të bërë keq ndaj kombit tonë arbëror, gjithnjë kur këta kanë gjetë kohën e tyre dhe popullin e fjetur ata kanë vallëzuar brenda tij duke dëmtuar kështu kombin dhe imazhin e tij. Tendencat e errëta të fundit që po vijn nga brenda pra nga disa mbetje sulltaniste i shoh si shpërthim të fundit të demonizmit , prandaj dëbimi i kësaj të keqe e shpëton kombin dhe i hap sytë popullit që të ecën i sigurtë me dinjitet e identitet drejtë të ardhmes. Gjithnjë kombprishësit kanë veshur mantel ideologjik gjoja të „shenjtë“ për ta futur helmin brenda tij, një gjë të tillë sot po e bëjnë edhe disa mbetje sulltaniste. Këta kanë arrit aty sa të prekin në flamur, në historinë e kombit , në heronjët dhe personalitet  tjera të tij të rëndësishme e historike.

Thjeshtë ky tërbim i këtyre ideologëve që i janë versulur kombit tonë për ta shkatërruar atë dhe ekzistencën e tij, përbuzur, nëncmuar dhe cnderuar është bërë që nga paslufta demonizëm endemik. Janë pikërisht këta që kanë gjetur vrimën e varfërisë për ta mbjellë farën e tyre ideologjike sulltaniste , të mohimit, përcarjes, vëllavrasjes dhe futjes së zjarrit brenda për një luftë  në mes të shqiptarëve, për shkaqe të feve apo ideologjive.

Pikërisht këta duan që ta dizajnojnë satanin brenda kombit tonë duke i futur një natyrë të huaj të dytë të tij, për ta prishur, deformuar dhe futur në harresë dhe coroditje. Një gjë të  tillë nuk duhet lejuar nga shqiptarët e ndërgjegjshëm, dhe sycel, prandaj tani është koha që të ndalen këta rrënues dhe të dëbohen, sepse kështu shqiptarët do të cliroheshin nga brenda.

Me pakë fjalë kombi ynë arbënor ka pasur që nga krijimi bekimin e pacmueshëm sepse që në krijimin e tij kishte në mënyrë të natyrshme brenda tij dhe shpitit të tij lidhjet e fuqishme vertikale e horizontale.

Duhet ditur se arbërort kanë ushqyer brez pas brezi duke u betuar për liri dhe dinjitet , identitet si dhe ruajtje të qenjes së plotë të kombit. Prandaj edhe tani është koha që të betohen dhe të lidhin fortë zemrat e tyre për ta mbrojt kombin nga ujqërit ideologjik që i sillen për rreth për ta gllabëruar. Ndërsa po e përmbyll këtë shkrim me një thënie të famshme  të bazuar në„Addisons Cato“, se „një ditë, një orë e denjë e lirisë peshon mbi një shekull të robërisë. ”



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora