E marte, 20.04.2021, 05:20 AM (GMT+1)

Mendime

Driton Tali: Milosheviçi bashkë me Hitlerin

E shtune, 24.08.2013, 03:35 PM


Sa hipokrite: Gjermania e rendit Milosheviçin bashkë me Hitlerin

Nga Driton Tali

Hipokrizinë e  “politikës së të mdhenjve” e shpjegon mirë ky lajm që u botua në medie gjithandej. Kjo edhe më shumë e cimenton faktin se megjithate ka  dy standarde për këta dy kriminelë, të cilët nga shumë intelektualë trajtohen njejtë. Në rastin e Hitlerit, politika e tij me gjithë bashkëpunëtorët e tij, me plotë të drejtë u denuan. Bile i denuan edhe ata të cilët u distancuan nga Hitleri dhe u penduan për veprat e tyre. Si bie fjala udhëheqësi i “Hitler Jugend” (Te rinjtë e Hitlerit) Baldur von

Schirach, i cili në gjyqin e Nyrembergut  u dënua me 20 vite, përkundër pendimit të tij dhe distancimit nga Hitleri.  Gjersa, Ivica Daçiqi,  udhëheqësi i “Të rinjëve të Miloshevqit”, i cili (ndryshe nga Schirach-u) për të kaluarën e tij, (u morr vesh si njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Milosheviqit), edhe më tutje është krenarë dhe asnjeherë nuk u pendua e as nuk u disatncua. Dhe jo që nuk u burgosë, por për më tepër u bë kryeministër dhe udhëheqë (me krenari) negociatat për të ardhmen e rajonit. Sigurishtë ai e bënë këtë me bekimi e të mdhenjëve. Madje, Daçiqi pa fije turpi edhe i akuzon të tjerët për “krime e gjenocid” dhe ato akuza merren seriozishtë nga demokracitë perëndimore !?

Patjetër të kujtohen këto gjëra, derisa e lexon artikullin (por  edhe artikujtë tjerë të ngjashëm) për ekspozitën "Gjyqet ndërkombëtare: Nga Nurembergu deri te Haga", e cila e  rangoi Milosheviqin (dhe Serbinë e kohës së tij) në rangun e Hitlerit (dhe Gjermanisë naziste). Kuratorët e asaj ekspozite kishin prezentuar Milosheviqin dhe lidershipin serb të kohës së tij në rangun e Hitlerit dhe bashkëpunëtoreve të tij, duke i  parë ata si  të vetmit përgjegjës për luftërat në ish Jugosllavi dhe masakrat e kryera në emër të një Serbie të Madhe imagjinare.

Sa herë lexohen këso artikuj na bëjnë të kuptojmë se sa shumë hipokrizi ka në politikën globale. Sepse nuk është hera e parë që bëhet ky krahasim  në sferën e artit. Hiq më larg se dy muaj më parë, në galerinë Satchi (në Londër) artistja Annie Kevans, e dhe një ekspozitë interesante me “fëtyrat e njoma të fëmive të cilët kur u rritën u bënë diktatorë”.  Ku krahas Hitlerit ishte Milosheviqi. Ishin edhe kriminelët tjerë të njohur si Pol Poti, Sadami etj.

Në këtë kontekstë, vlen ta përmendim edhe spotin të cilin e publikoi OJQ-ja “Stopbechir”, në prill të vitit të kaluar, (kliko: http://www.youtube.com/watch?v=16vjp3V_v44), me qëllim që të promovojë peticionin kundër masakrave të ushtrisë sudaneze të udhëhequra nga Omar al Beshir. Në atë spot, në mënryë ironike kriminelët paraqiten si njerëz të zakonshëm si bie fjala Hitleri si pronarë i dyqanit ku shiten kafshët shtëpiake kurse Milosheviqi si luleshitës etj.

Njejtë edhe në sferën e letrave, krahasimi i Milosheviqit me Hitlerin ka filluar që nga fillimi i viteve 90-ta.  Shumë intelektualë retorikën e Milosheviqit e trajtonin njejtë si të Hitlerit, Me kohë ky trajtim u shpeshtua, sidomos  pas gjenocidit të Srebrenicës e posaqërishtë me fillimin e gjenocidit në Kosovë. Si bie fjala revista amerikane “Time” (autori Timothy Garton Ash), në prill të 1999,  e botoi artikullin “The new Adolf Hitler”; e përditëshmja londineze “The Independent” artikullin (që kaloi në debat ku u involvuan shumë inteletkualë) “Why we are not wrong to compare Milosevic to Hitler” (Pse nuk gabojmë me krahasu Milosheviçin me Hitlerin) etj. Për mos t’i numraur tashti emisionet e shumta televizive në kanalet e njohura si CNN, CNBS, BBC, SKY, TF1, ZDF etj.

Natyrishtë ky krahasim zgjati edhe pas çlirimit të Kosovës nga Milosheviqi. Nga artikujtë të cilët i pata lexuar, më pati pëlqyer shumë shkrimi  “Slobodan Milosheviqi si Hitleri”,  i intelektualit të mirënjohur turk, Yuksel Soylemez, i cili,  në mes tjerash,  pati shkruar se “Adolfi i urrente komunistët, dhe si i tillë u ba nazistë nga bindjet. Slobodani ishte komunistë sipas vokacionit, por u kthye në nazistë me profesion. Që të dy karrierat politike ja dedikuan shkatërrimit në vend të ndërtimit. Milosheviqi ishte arçitektë shpirtëligë (djallë) dhe nxitësi kryesor i urrejtes raciste, së pari në Kroaci, pastaj në Bosnje e së fundmi në Kosovë; Hitleri ishte mentori i tij si shfarosës professional”.

Thënë shkurt, ky krahasim ka kohë që është bërë i zakonshëm. Bile nuk mungojnë rastet kur kritikohen politikan  tjerë (të tretë),  për arsye të ndryshme, dhe si krahasim merret tandemi “Milosheviq – Hitler”. Si p.sh., artikulli i Grant Walliser, i cili kritikoi një deklaratë të Julius Malema (politikanit të Afrikës Jugore) , në një artikull (prill 2010),  me titullin “Malema, Milosevic, Hitler and the ticking bomb”.

Atëhere shtrohet pyetja se pse me gjithë këto krahasime nga intelektualë dhe aktivistë të mirëfilltë të OJQ-ve të ndryshme,  nuk trajtohet Milosheviqi dhe klika e tij edhe nga politika ashtu!?

Që politika merret me standarde të dyfishta e shpjegojnë edhe rastet e Leni Riefenstahl dhe Heinrich Hoffmann. Regjisorja gjeniale Leni Reifestahl (Triumfi i vullnetit), e cila bëri aq inovime në regji, pas luftës u burgos dhe ju muar e drejta e ushtrimit të profesionit. Përkundër faktit që ajo pati thënë se “pendimin më të madh e kam që kam njohur dikur Hitlerin”. Gjersa,  Emir Kusturicës, si propagandisti me i shquar i Milosheviqit, i cili jo që edhe më tutje publikishtë  e mbron gjenocidin e  Miloshevqit  (me argumentin se “ne kemi luftuar me njëri tjetrin nuk kemi bërë dashuri!”) por edhe benë filma ku Miloshevqin dhe klikën e tij i paraqet si viktima, kurse vitkimat e Milosheviqit si terroristë.

Për fund të përmendi edhe Heinrich Hoffmann-in i cili edhe më shumë e thekson demagogjinë e politikanëve perëndimorë. Heinrich Hoffmann ishte  fotografisti personal i Hitlerit (asgjë tjetër më shumë), i cili në gjyqin e Nyrembergut u denua me katër vite burg. A keni dëgjuar se a i ka ndodhur gjë  fotografistit të Miloseviqit!?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora