| E shtune, 24.08.2013, 03:35 PM |
Sa hipokrite: Gjermania e rendit Milosheviçin bashkë me Hitlerin
Nga
Driton Tali
Hipokrizinë
e “politikës së të mdhenjve” e shpjegon
mirë ky lajm që u botua në medie gjithandej. Kjo edhe më shumë e cimenton
faktin se megjithate ka dy standarde për
këta dy kriminelë, të cilët nga shumë intelektualë trajtohen njejtë. Në rastin
e Hitlerit, politika e tij me gjithë bashkëpunëtorët e tij, me plotë të drejtë
u denuan. Bile i denuan edhe ata të cilët u distancuan nga Hitleri dhe u
penduan për veprat e tyre. Si bie fjala udhëheqësi i “Hitler Jugend” (Te rinjtë
e Hitlerit) Baldur von
Schirach,
i cili në gjyqin e Nyrembergut u dënua
me 20 vite, përkundër pendimit të tij dhe distancimit nga Hitleri. Gjersa, Ivica Daçiqi, udhëheqësi i “Të rinjëve të Miloshevqit”, i
cili (ndryshe nga Schirach-u) për të kaluarën e tij, (u morr vesh si njëri nga
bashkëpunëtorët më të ngushtë të Milosheviqit), edhe më tutje është krenarë dhe
asnjeherë nuk u pendua e as nuk u disatncua. Dhe jo që nuk u burgosë, por për
më tepër u bë kryeministër dhe udhëheqë (me krenari) negociatat për të ardhmen
e rajonit. Sigurishtë ai e bënë këtë me bekimi e të mdhenjëve. Madje, Daçiqi pa
fije turpi edhe i akuzon të tjerët për “krime e gjenocid” dhe ato akuza merren
seriozishtë nga demokracitë perëndimore !?
Patjetër
të kujtohen këto gjëra, derisa e lexon artikullin (por edhe artikujtë tjerë të ngjashëm) për
ekspozitën "Gjyqet ndërkombëtare: Nga Nurembergu deri te Haga", e
cila e rangoi Milosheviqin (dhe Serbinë
e kohës së tij) në rangun e Hitlerit (dhe Gjermanisë naziste). Kuratorët e asaj
ekspozite kishin prezentuar Milosheviqin dhe lidershipin serb të kohës së tij
në rangun e Hitlerit dhe bashkëpunëtoreve të tij, duke i parë ata si
të vetmit përgjegjës për luftërat në ish Jugosllavi dhe masakrat e kryera
në emër të një Serbie të Madhe imagjinare.
Sa herë
lexohen këso artikuj na bëjnë të kuptojmë se sa shumë hipokrizi ka në politikën
globale. Sepse nuk është hera e parë që bëhet ky krahasim në sferën e artit. Hiq më larg se dy muaj më
parë, në galerinë Satchi (në Londër) artistja Annie Kevans, e dhe një ekspozitë
interesante me “fëtyrat e njoma të fëmive të cilët kur u rritën u bënë
diktatorë”. Ku krahas Hitlerit ishte
Milosheviqi. Ishin edhe kriminelët tjerë të njohur si Pol Poti, Sadami etj.
Në këtë
kontekstë, vlen ta përmendim edhe spotin të cilin e publikoi OJQ-ja “Stopbechir”,
në prill të vitit të kaluar, (kliko:
http://www.youtube.com/watch?v=16vjp3V_v44), me qëllim që të promovojë
peticionin kundër masakrave të ushtrisë sudaneze të udhëhequra nga Omar al
Beshir. Në atë spot, në mënryë ironike kriminelët paraqiten si njerëz të
zakonshëm si bie fjala Hitleri si pronarë i dyqanit ku shiten kafshët shtëpiake
kurse Milosheviqi si luleshitës etj.
Njejtë
edhe në sferën e letrave, krahasimi i Milosheviqit me Hitlerin ka filluar që
nga fillimi i viteve 90-ta. Shumë
intelektualë retorikën e Milosheviqit e trajtonin njejtë si të Hitlerit, Me
kohë ky trajtim u shpeshtua, sidomos pas
gjenocidit të Srebrenicës e posaqërishtë me fillimin e gjenocidit në Kosovë. Si
bie fjala revista amerikane “Time” (autori Timothy Garton Ash), në prill të
1999, e botoi artikullin “The new Adolf
Hitler”; e përditëshmja londineze “The Independent” artikullin (që kaloi në
debat ku u involvuan shumë inteletkualë) “Why we are not wrong to compare
Milosevic to Hitler” (Pse nuk gabojmë me krahasu Milosheviçin me Hitlerin) etj.
Për mos t’i numraur tashti emisionet e shumta televizive në kanalet e njohura
si CNN, CNBS, BBC, SKY, TF1, ZDF etj.
Natyrishtë
ky krahasim zgjati edhe pas çlirimit të Kosovës nga Milosheviqi. Nga artikujtë
të cilët i pata lexuar, më pati pëlqyer shumë shkrimi “Slobodan Milosheviqi si Hitleri”, i intelektualit të mirënjohur turk, Yuksel
Soylemez, i cili, në mes tjerash, pati shkruar se “Adolfi i urrente komunistët,
dhe si i tillë u ba nazistë nga bindjet. Slobodani ishte komunistë sipas
vokacionit, por u kthye në nazistë me profesion. Që të dy karrierat politike ja
dedikuan shkatërrimit në vend të ndërtimit. Milosheviqi ishte arçitektë
shpirtëligë (djallë) dhe nxitësi kryesor i urrejtes raciste, së pari në Kroaci,
pastaj në Bosnje e së fundmi në Kosovë; Hitleri ishte mentori i tij si
shfarosës professional”.
Thënë
shkurt, ky krahasim ka kohë që është bërë i zakonshëm. Bile nuk mungojnë rastet
kur kritikohen politikan tjerë (të
tretë), për arsye të ndryshme, dhe si
krahasim merret tandemi “Milosheviq – Hitler”. Si p.sh., artikulli i Grant
Walliser, i cili kritikoi një deklaratë të Julius Malema (politikanit të
Afrikës Jugore) , në një artikull (prill 2010),
me titullin “Malema, Milosevic, Hitler and the ticking bomb”.
Atëhere
shtrohet pyetja se pse me gjithë këto krahasime nga intelektualë dhe aktivistë
të mirëfilltë të OJQ-ve të ndryshme, nuk
trajtohet Milosheviqi dhe klika e tij edhe nga politika ashtu!?
Që
politika merret me standarde të dyfishta e shpjegojnë edhe rastet e Leni Riefenstahl
dhe Heinrich Hoffmann. Regjisorja gjeniale Leni Reifestahl (Triumfi i
vullnetit), e cila bëri aq inovime në regji, pas luftës u
Për fund të përmendi edhe Heinrich Hoffmann-in i cili edhe më shumë e thekson demagogjinë e politikanëve perëndimorë. Heinrich Hoffmann ishte fotografisti personal i Hitlerit (asgjë tjetër më shumë), i cili në gjyqin e Nyrembergut u denua me katër vite burg. A keni dëgjuar se a i ka ndodhur gjë fotografistit të Miloseviqit!?