E premte, 26.04.2024, 03:17 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Azizi: Tim Judah - Fundi i Gjukanoviqit

E merkure, 21.08.2013, 07:41 PM


Tim Judah: Fundi i epokës së  Gjukanoviqit

Nga Ismet Azizi

Londër – Epoka  e  kryeministrit Milo Gjukanoviç, i cili ishte sundimtar i padiskutueshëm i Malit të Zi që nga vitet e 90-ta, po mbaron - vlerëson e  përjavshmja  londineze "The Economist" e që e transmeton  edhe "Vijesti" i Podgoricës.

Në një artikull të titulluar "udhëheqës i kopesë" gazetari britanik Tim Judah thekson se kryeministri i Malit të Zi gjithnjë e më shumë po përballet me probleme të reja me  koalicionin.

Revista e Londrës, në fakt, thekson se Gjukanoviqi, në këtë moment, problem më të madh  po i bënë Partisë Social Demokratike (SDP), e cila është anëtare e vogël e koalicionit qeverisës, të cilën e udhëheqë  Ranko Krivokapiq. Gjukanoviqi është duke i shkaktuar probleme edhe parlamentit të Malit të Zi, lider i së cilit është kryetari i SDP-së.

"Partneri i tij i vogël, SDP, po sillet si parti opozitare, parlamenti ka rrëmbyer më shumë pushtet, ndërsa  zyrtarët e Unionit Evropian janë duke kërkuar më shumë veprim kundër krimit dhe korrupsionit", thuhet në tekstin e Tim  Judës.

Bëhet me dije  se Gjukanoviqi nuk e fshehu zemërimin kur foli  për mosmbështetjen me rastin e rishikimit të buxhetit. SDP ka krijuar një shumicë të re me "armiq të shtetit" dhe dërgoi mesazh që dëshiron futjen e diktaturës parlamentare.

Kritikat e kryeministrit pasuan  pasi qeveria, për shkak të  refuzimit të  deputetëve  të opozitës dhe SDP, u detyrua të  tërheq rishikimin e buxhetit i cili kishte paraparë lejimin e  shlyerjeve të  borxheve prej 61.000.000 € kombinatit të Aluminit, Elektro Ekonomisë së Malit të Zi dhe kompanive ndërlidhëse  energjetike  në kurriz të qytetarëve.

Teksti i artikullit përkujton se Gjukanoviqi sjelljen e parlamentarëve malazez e quajti  "diktaturë e të paaftëve".

"Asnjë nga kjo nuk do të çojë në një rënie të pashmangshme të qeverisë  së Gjukanoviqit. Ranko  Krivokapic thotë se dëshiron ta siguroj ftesën  për Malin e Zi në vitin e ardhshëm për anëtarësim në  NATO, para se të  mendoj të  largohet nga qeveria. Mirëpo, këto janë  sinjalet se epoka,  në të cilën kryeministri Gjukanoviq ishte sundimtari i padiskutueshëm i Malit të Zi, po mbaron” thuhet në  tekstin e revistës së Londrës" Economist ".

Revista londineze potencon  që, edhe pse  situata politike në Mal të Zi shumë ka ndryshuar, asnjë qeveri në Malin e Zi nuk u shkarkua në zgjedhje. Ndryshimi i qeverisë në zgjedhje, siç thuhet, pas pritjes me dekada të tëra më nuk është e i paimagjinueshëm.

"Në prill (lideri i Frontit  Demokratik) Miodrag Lekiq, një ish-diplomat “për një qime floku” korri fitore në zgjedhjet presidenciale ndaj  Filip Vujanoviqit i cili kishte  mbështetjen e Gjukanoviqit, thuhet në tekstin e Judës.

Ai përkujton edhe këmbënguljen e  udhëheqësit të socialdemokratëve  se Vujanoviq nuk është legjitim në funksionin e kryetarit të shtetit, sepse nuk kishte  të drejtë për një mandat të tretë. Në zgjedhje, siç thuhet, ka ndikuar  publikimi i transkriptit nga mbledhja e partisë së SDP të cilët e shkaktuan aferën "Snimak" (Inqizimi).

"Këto zgjedhje kanë kaluar në shenjë të inqizimit i cili depërtoi në opinion  në shkurt, në të cilin  iqizim  është dëgjuar Gjukanoviqi  dhe liderët e partisë së tij me sa duket duke debatuar për të rregulluar zgjedhjet presidenciale  duke abuzuar me paratë  publike dhe punësimin  në këmbim të një vote", thuhet në "Economist", duke paralajmëruar se sjelljet e pandershme  të gjithë akterëve politik e që ishin shumë të njohura, dhe "atëherë  doli ne shesh  të hapur dhe më kjo gjë nuk ishte e mundur të injorohet".

"Është e lehtë të imagjinohet Gjukanoviqi se si  gjatë rrugës deri në vendin e punës në mendje  fishkëllen melodinë “udhëheqësi i kopesë”.  (Leader of the pack, kënga e metal bendit  “Twisted sister”).  Padyshim njeriu i mbijetuar i politikës ballkanike i cili vendin e tij  nga viti 1989 e udhëheqë nga një punë në tjetrën, i cili është vetëm 51 vjeçar, e ktheu shtetin e tij kah pavarësia nga Unioni me Serbinë, dhe nga atëherë kur Kroacia u bë anëtare e UE, Mali Zi është në rrugë të sigurt  të jetë  anëtari i ardhshëm, duke e tejkaluar Serbinë  dhe katër vendet tjera ballkanike të cilat kanë të njëjtin qëllim”  ka nënvizuar Tim Judah.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora