E premte, 26.04.2024, 10:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Blloku i Floridës

E merkure, 10.07.2013, 07:00 PM


Nga "Blloku i Floridës "  *

 

Nga Përparim Hysi

 

1. Opopo !

 

Opopo si qe Vitore!

Si lëndinë me qumështore

Pa më mbaje erë kulloshtër

Pi e pi dhe s'ndjej të ngopur.

 

S'ndjej të ngopur, i uritur

Pa ta puth syrin e ndritur

Dhe pastaj, po shkoj më tej

Me dy duarët të mbërthej.

 

Pa të shtriva, moj Vitore

Dhe qëllova mbi "shaptore"

U kënaqa, u kënaqe

Më tej s'flas ( kam "cipë" në faqe)

 

 

2. Dëshirë

 

Një buzë dua ta puth

Një gji dua ta thithë

Se ika, mbarova

U sosa, i gjithë!

 

Ashtu si qiriri

Që kullon pikë-pikë

Ashtu faqenxiri

Po tretem dhe  pikë.

 

Se zë më ha buza

Dhe nepsi më shumë

O vajzë, po s'të putha

Më zuri me shkumë.

I jap me të tëra

Me erz e me nder

E sheh që u zhbëra

Për ty, buzësheqer.

 

 

3. Kam rënë në sevda

 

Dhe buza më ha,

Dhe zëmra më hidhet

Kam rënë në sevda

Kjo haptas shihet.

 

Nuk ka si të jetë ndryshe

Të tepërta llafet

Për ty, dallandyshe.

Gati të marrë malet.

 

Zëmra mëdysh

Po ndahet në copa

Pa si e qysh

Ika unë. Cofa !

 

Ta gjesh nga s'e pret

Rrufe a vetëtimë

Sevdaja të "vretë"

Si bombë, si minë.

 

 

4. Zogë, ku je nisur ?!

 

Zogë, moj zogë, për ku je nisur

Oh,sa mirë që je ujdisur !

Syri im është sevdallisur

Për tek ty është "arratisur".

 

Buza jote, e ormisur

Si me bizë të jetë qendisur

Pale gjoksi i dalldisur

Më sjell kohën e "stolisur"

 

Kur  si kalë i azdisur

Turfulloja si i krisur

Të sos mallin e nisur

I penduar që jam mbollisur.

 

 

5. Pse ?

 

Pse më bëhet sikur vjen?

Vjen një mikja ime e shtrenjtë.

Vjen a zëmra ime ndjen

Që ta kem në këtë moment.

 

Zëmra heq edhe rënkon

Sepse shpirti aq ma do

Ah, moj zëmër, që s'harron !

Ç'të harrosh që obobo !

 

Obobo si më ka qenë !

Ç't'ju tregoj, o miq, më parë ?!

Ju them troç: shpirti më dhëmb!

Se më qe gjërim me mall.

 

Malli, domosdo s'harrohet

Se të mbytë si det me dallgë.

Mikja ime më kujtohet

Shpirt, o shpirt, që mbete plagë.

 

* poezi të shkruara në Florida më 2003. Si skicim në pritmëni për një libër.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora