E premte, 26.04.2024, 03:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Frymëzime nga Gjakova poetike

E marte, 14.05.2013, 07:22 PM


FRYMËZIME NGA GJAKOVA DHE MITINGU I SAJ POETIK

 

NGA QAZIM SHEHU

 

1.

Diku në lashtësi jetonte ky qytet,

Edhe atëhere kështu duhet të ketë qenë,

Me këto kodra, qiellin e vrejtur krejt,

Me këta njerëz e këto pemë.

 

Herë i robëruar herë i lirë,

Më tepër i robëruar

Me netët që mundoheshin të gdhiheshin,

Me ditët që s`mundeshin me mbaruar.

 

Me genin shqiptar, rracë e dënuar

Të priste invazione, hordhi,

Në këtë qytet me rrugë shtruar,

Me luspa kafshësh në histori.

 

Në këtë qytet me heshtje engjëllore,

Qetësi që shtrihet në paanësi,

Me njerëz të qetë që marrin përdore,

Hijen e tyre dhe e çojnë në Çarshi.

 

Me njerëz të qetë, fjalëpashuar

Lumenj që ikin përmes, pa u ndjerë,

Dhe një gjelbërim që synon çatitë e kuqe

Çatitë e kuqe sikur ngjiten lart në diell.

2.

Poetë të Gjakovës ku jeni ju

Që verbin shqip tirrni me trishtim,

Pak trishtim hidhni këtu

Po nuk e dua-trisht është vetë vargu im.

 

Ku je Tahir Bezhani, Muharrem Kurti,

Halil Haxhosaj Qemal Juniku,

Poetë pritës me fjalë mushti

Të lirisë së fjalës që nuk ikën.

 

Kërkoj Din Mehmetin , por ka shkuar

Të kuvendojë me perëndinë,

Aq bukur fjalën e ka shkruar,

Sa fjalë e tij fundosi robërinë.

 

Aed i gjallë Ali Podrimja,

I përmendur si askush,

Ikja e tij i ndez thinjat,

Si një erë mbi prush.

 

Këtu s`ka sesi të mos vijë mbrëmja,

Ashti siç pritet e bukur fare,

Këtu frymon dashuria e dhembja

Me ashk e zjarre shqiptare.

 

Këtu takoj Albert Shalën

Që cek kufijtë e lavdisë,

Pa kufi seç e tjerr fjalën,

T`i ikë ëndrrës e marrëzisë.

 

Vetëm në ëndërr ai mbetet

Me një sinqerite liriku,

Nga paketa merr një letër,

E hedh në të një varg Pashtriku.

 

Kjo më kujton një poet të huaj,

Që shkruante vargje në kartmonedhë

Apo Sadin që shkruante në mure

Kur letrën ia ndalonin rreptë.

 

3.

Gjakova poetët ka mbledhur

Poetë të huaj dhe nga Trojet

Një sallë teatri nuk del tepër

Të duartrokasin spektatorët.

 

Ky qytet e do poezinë,

Poetët ndoshta atë duan më tepër

Me Ali Podrimen dhe gjeninë

E poetëve që do vijnë nesër….



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora