E shtune, 27.04.2024, 07:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Xhavit Gasa

E marte, 14.05.2013, 06:35 PM


Xhavit Gasa

 

 

UDHËDRITË

 

Donin,

T'ja mbyllnin,

Kullës frëngjitë,

Gjuhën tonë,

Bukur ta mbyllnin,

Për jetë në errësirë.

Donin,

Ta prisnin,

Me shpatë gjakatare,

Me zinxhirë,

Ta lidhnin,

Gjuhën amtare.....

 

Por,

Nuk,

I bënë,

Mirë logaritë,

Kjo,

Kullë,

Kishte bijtë,

Që mbajtën,

Hapur frëgjitë,

E gjuhën amtare,

E bënë udhëdritë!!!!

 

 

DËSHMITARË

 

Nuk jam,

I vetmi dëshmitarë,

Kur diellit,

I ngrinin pusi,

Për ta vrarë....

 

Të gjithë,

E pamë diellin,

Si përpëlitej,

Të sfidonte vdekjen,

Që i vardisej....

 

Të gjithë,

Dëshmitarë jemi,

Të gjithë e dimë,

Se nuk vritet dielli,

E dinte dhe Don Kishoti,

Kur me mullinjtë,

E erës luftonte dikurë moti

 

 

VESHUR XHVESHUR

 

Çpo heqin,

Pemët,

Duke,

Veshur,

Xhveshur,

Çdo vit,

Nga gjethet.

 

Dhe njerzit,

Një lloj,

Si pemët,

Veshur,

Xhveshur,

Nga jeta

E gënjeshtërt.....

 

Veshen,

Xhveshen,

Pemët

Njerzit,

Fryn pa drejtim era,

Xhvesh pemët nga gjethet

Vesh njerzit me gënjeshtra...

 

 

FLETORET DHE NJERZIT

 

Në faqet,

E fletores së bardhë,

Njerzit shkruajnë historinë,

Që vite me radhë,

Jeta shkrojti mbi njerinë...

 

Njerzit,

Në fletore,

Fjalët hedhin,

Dhe fletoret,

I ruajnë,

Ato tërë jetën.

 

Sa i ngjajnë,

Njeri tjetrit,

Fletoret dhe njerzit!!!!



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora