Kulturë
Gëzim Llojdia: Qyteti që ndërtoi Pirro
E diele, 12.05.2013, 02:02 PM
QYTETI I
NDËRTUAR ME URDHËR TË PIRROS U DOGJ BRENDA NJË NATE
Nga Gëzim Llojdia
1.
Qyteti që
ndërtoi Pirro gjendet disi km më sipër ndoshta 7km në fshatrat Saraqinisht.
Antigoneja është një ballkon ku në prerin tënd qëndron lugina e Drinos përballë
qytetit të Gjirokastrës. Fokusi përfshinë një pamje magjepse . Rrënojat këtu
qëndrojnë kohës prej fund të shekullit të 3-të dhe në fillim të shekullit të
2-të, kur mori formën e një qytet shteti dhe u kthye në një nga vendbanimet më
të rëndësishme të antikitetit. Qyteti shtrihet në një kurriz të gjatë e të
sheshtë të kodrës së Jermës rreth 700 metra mbi nivelin e detit, në afërsi të
fshatit Saraqinishtë, përballë pamjeve të bukura të Gjirokastrës.Sipërfaqja e
përgjithshme e qytetit brenda dhe jashtë mureve është rreth 90 hektarë.
2.
Shetitje
ne hapësirat e pamata te qytetit qe mban emrin e Mbretereshesh Antigona. Lojra
sportive ne lendinat plot lule. Ushqim i shijshëm nen hijet e lisave
shekullore. Uje i paster dhe i fresket nga burimet me ujë kristal te
Antigonese. Shetitje me kuaj dhe bicikleta. Futboll dhe voljeboll. Birra dhe
pije freskuese, qofte dhe shishqebap zgare, djathe dhe veze fshati. Kjo është
një ditë pikniku në qytetin e Pirros.Antigoneja në pranverë shtrohet në një
qylim masiv të gjelbër.Autobuzët,automobilat e .tjerë qëndrojnë më sipër ngase
ledhet janë të mbushura kanë me rrënoja.Pllajat mërzejnë në diell i bëjnë, hije
trupit të vet.Përpara se të lini pas korijet e gjelbëruara, vështrimin e fundit
hedheni nga qyteti i Pirros.Duke folur për Lushin dua të them se Lushi ka
ndërrmara ekspedita,dhe e ka zbukuar qytetin e Pirros me një sërë projektesh.
Ndiqni ritmin e kësaj dite .Në përmbajte shfaqet e qetësuar,e zakonshme,gati e
rëndomtë,mirëpo brendia e saj është plot thesare.Thesarët e kësaj bote, nuk
fshihen në brendi të tokës,por rrojnë në thellësitë e shpirtërave . Kapjen e
fillit,që bëri Lushi ,bënë për ti paraprirë poezisë,delli i pashfaqur ende,nuk
dihej rruga, që do të ecte,traga dhe fushpamja që do të përshkonte , gjurmët
nuk shiheshin qartazi,por brendia e shpirtit pluskonte lëvizje sizmike.Lushi dhe
5 shtetarë të tjerë e kthyen Antigonen në një qëndër arkeologjiek të
viziztueshme.Duhet vlersuar edhe kontributi i tyre , leximi i të cilës është
paraprirë nga puna dhe idet për të ndricuar një qytetërim të humbur. Pikërisht
fryma e këtij njeriu plot ide.Era nuk e rrëzoi në përruan e thellë.E zgjoi atë
ëndërr të fshehur,shpirti i lartësuar për të bërë punëra tëmbara.Prandaj
ndikimi i Lushit nuk shfaqet rastësor,i beftë,por është përcaktues është një
lloj skalitje siç bënë me gurin skulptori, pikërisht në saj të forcës,që i dha
fryma e tyre,Antigoneja sot është qëndër e vizitueshme.Ata që kthehen prej
andej janë koshientë të tregojnë se kanë parë një qytete magji kur mjegulla e
bardhë si një napë e ka përprirë të gjithën dhe mbretesha Antigona ende flë në kujtesën
e qytetit. Po Pirro ku është?Prej vitit 2011gërmimet në Antigone i kryen një
ekspeditë e Institutit Arkeologjik me udhëheqës prof .Dr Dhimitër Condi.
3.
Historia
e qytetit. Gërmimet e para janë bërë nga arkeologu grek Evangeliades Demitrios
në vitin 1913, por ishte arkeologu i njohur shqiptar Dhimosten Budina i cili,
në vitet 1970 dhe 1980, zbuloi planin e qytetit dhe gjithashtu emrin e tij. Një
seri prej monedhash bronzi të gjetura gjatë këtyre gërmimeve ishin përdorur
ndoshta për të votuar në asamblenë e qytetit. Ato ishin stampuar me mbishkrimin
Antigonean nga ku u identifikua dhe emrin i qytetit historik për herë të parë.
Pirroja i vuri emrin qytetit Antigonea – sipas emrit të gruas së tij të parë,
vajza e një familje fisnike maqedonase të Berenikës dhe Fillipit. Më vonë
Berenika u martua me Ptolemeun, mbretin e Egjiptit dhe pasardhës i Aleksandrit
të Madh, në oborrin e të cilëve Pirro u njoh me Antigonenë. Përveç gruas se
tij, Pirroja nderoi edhe vjehrrën –Berenikën duke i vënë emrin e saj një qyteti
të Epirit .Kur Pirro ishte 17 vjeç, sipas Plutarkut, historian i lashtë, një
kryengritje e përmbysi atë si mbret dhe ai u vendos nën kujdestarinë e Mbretit
Dhimitër i Maqedonisë. Më vonë dërgua në oborrin e Ptolemeut. “Duke qenë se
Pirro ishte i shumë i aftë të bënte për vete njerëzit e fortë dhe i urrente
frikacakët, dhe meqenëse ishte shumë i sjellshëm dhe i urtë në jetë, sipas
shkrimeve të Plutarkut, ai u zgjodh midis shumë princërve të tjerë të martohej
me Antigonën. Kjo martesë i dha Pirros një emër shumë të mirë dhe e bëri shumë
të njohur. Me ndihmën e gruas së tij të mirë, Pirroja ia doli të mblidhte para,
të ngrinte ushtrinë dhe të kthehej drejt Epirit për te rimarrë fronin
mbretëror. Antigonea, qyteti i dytë i provincës Epiriote të Kaonisë, pas
Foinikes, si nga përmasat edhe nga rëndësia, kontrollonte të famshmen Via
Egnatia që lidhte Dyrrachium (Durrësin), Apolloninë dhe Orikumin, me malësitë e
Janinës dhe Epirit Jugor. Për shkak të pozitës së rëndësishme gjeografike, në
një kodër dominuese te quajtur Jerma, në mes të luginës së Drinos, Antigonea u
bë e njohur si përfaqësuese e kulmit të zhvillimit ekonomik. Qyteti ishte i
rrethuar nga mure solide rreth 4,000 m gjatësi, që mbronin qytetin nga të
gjitha anët, veçanërisht në pjesën jugore dhe perëndimore ku rreziku ishte më i
madh për shkak të terrenit. Muret fortifikuese dhe ato të shumicës së shtëpive
të zbuluara deri tani, jane bërë me blloqe të madhësive të mesme e të mëdha
guri gëlqeror, të marra nga gurorja e malit të Lunxhërisë. Askund tjetër si në
Antigone, krahasimisht me shume qytete të tjera të fortifikuara në maja malesh,
tipike për qytetet e lashta të zbuluar në Shqiperisë së sotme, arkeologë kanë
mundësi të studiojnë zhvillimin urbanistik dhe arkitekturor. Kjo sepse
Antigonea dallohet nga qytetet e tjera të lashta për planin e saj urban të
tipit hipodamik, katërkëndësh dhe të rregullt, i ngjashëm me shumë qytete
helene të Greqisë. Për herë të parë në qytetet e lashta në Evropë elementet
urbane dhe arkitektonike të zbuluara, japin një ide të planifikimit te qytetit,
duke treguar se Antigonea është ndërtuar me një urdhër, dhe nuk është zhvilluar
më ndër vite. Në vitin 198 para Krishtit, ushtria romake mposhti ushtrinë e
Filipit te V-të, mbretit të Maqedonisë afër Antigonesë. Ashtu siç raportohet
nga gjeografi Strabo, në vitin 167 para Krishtit, Antigonea dhe 70 qytete te
tjera të Epirit u shkatërruan nga ushtria e Amilius Paullus, i cili mori hak
për dëmet e shkaktuara Italisë nga Lufta e Pirros. Zhvillimet e mëtejshme të
qytetit dëshmohen vetëm nga mbetjet e gjetura të kishës, në dyshemenë e së
cilës ka një mozaik të Shën Kristoforit dhe një emblemë greke që dëshmon
ekzistencën e qytetit ne periudhën paleo – kristiane. Kjo kishë ishte ndoshta
godina e fundit e ndërtuar në rrënojat e Antigonesë së lashtë dhe që u
shkatërrua gjatë sulmeve sllave në shekullin e 6-të të erës sonë.
Antigonea,
qyteti i ndërtuar me urdhër të Pirros për nder të gruas së tij si shenjë e
dashurisë së tij, u dogj brenda një nate me urdhër të gjeneralit Romak Emilius
Paullus në vitin 167 Para Krishtit si hakmarrje dhe në shenjë urrejtje, për
aleancën e një pjese të fiseve Epirote me Maqedonasit që luftuan kundër
Romakëve.