Kulturë
Halil Haxhosaj: Lot mbi varr
E hene, 13.05.2013, 07:27 PM
Halil
Haxhosaj
(Ali
Podrimjes)
Enigmën e
bëre mike në Lodeve
Gjëma
dënesje ofshama çudira
Në
Prishtinë Gjakovë Kosovë e Shqiptari
Në
vargjet me figura e plot qetësi
U
shndërrove në aromën e poetikës
Me miken
enigmë u dashurove
Edhe retë
nga Alpet zbritën poshtë
Mbi kokat
e vajtoreve lotojnë
Shndërruar
në figura e metafora
Shumë
rrokullisje dhimbjesh dëgjohen
Rreth e
rrotull fishkëllimë e acartë
Lumit ia
solle diagnozën në Francë e
Diku në
palët e qiellit atje lartë
Sytë
shikojnë turmën e mendohen
Ali
Podrimja nga Ura e Fshejtë kërceu
Nga
eshtrat e varrezave të mbushura me lot
Dëgjohen
klithje të pëmallshme nga larg
Poeti me
Lum Lumin prore mbetët gjallë
Festat
kremtohen përmallshëm mbi tokë
Në
varrezat e pikëllimit për ty moteve
Kosova
gjaku yt që nuk falet është
*Kjo
poezi fitoi Çmimin e parë në Manifestimin tradicional "Ora e poezisë"
që u mbajt në Bajram Curri në kuadër të Mitingut të Poezisë 2013, më
11.05.2013.