Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha vjen me ''Përtej shkrimit''
E diele, 12.05.2013, 02:27 PM
Doli nga
shtypi libri më i ri i shkrimtarit she publicistit, Sejdi BERISHA
“PËRTEJ SHKRIMIT”, VEPËR E RRALLË ME VLERA SHUMËDIMENSIONALE
Doli nga
shtypi libri më i ri i shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA, “PËRTEJ
SHKRIMIT”, në të cilën janë përfshirë një mori shkrimesh filozofike, refleksive dhe shkrime të tjera,
të cilat autori ua ka kushtuar të tjerëve, por, përbrenda edhe kësaj vepre me
504 faqe, janë përmbledhur edhe shumë shkrime, që të tjerët ia kanë kushtuar
këtij krijuesi dhe kronikani të ngjarjeve dhe çështjeve jetike të njeriut,
kombit por edhe shoqërisë dhe njerëzimit përgjithësisht.
Për këtë arsye, për ta sqaruar dhe plotësuar edhe më mirë kuptimin e materies së shtjelluar, autori, në kuadër të titullit të librit “PËRTEJ SHKRIMIT”, ka shtuar edhe: “Shkrime të plasura, baladë shkrimesh, kujtime, mendime, vlerësime, përgëzime dhe biseda për të tjerët, dhe tjetër për mua”.
Kur zjarrmia e mendjes dhe e shpirtit bëhen mesazh i çuditshëm për lumturinë e njeriut...
Autori i
kësaj vepre, e cila është e 31-ta me radhë e tij, për të qenë sa më i afërt me
lexuesin dhe opinionin e gjerë, të cilin nuk e ka të pak por njëherësh edhe
shumë të respektuar, ai që në fillim të librit kaq voluminoz, në kapitullin “NË
VEND TË HYRJES”, sikur ka dëshirë të flaktë që gjithnjë e më mirë dhe më për së
afërmi të na shpjegojë ëndrrën dhe angazhimin e tij për lumturinë e njeriut, si
obligim i tij, por edhe si thesar dhe ushqim i tij shpirtëror për mirëqenien e
secilit. Për këtë arsye, ai edhe në mes tjerash thotë: :
“...Qysh
në vegjëli, por edhe gjithnjë, tërë jetën jam përpjekur që njerëzve t’ua bëjë
jetën të lumtur, me aq mundësi e fuqi që kisha dhe që kam edhe tani. Kjo ishte
dhe ka mbetur thesari, kënaqësia, ushqimi im shpirtëror dhe pasuria ime më e
madhe, të cilat gjëra, më duket se i kam përjetësi, mu si shtatoren e atij
njeriut i cili nuk ekziston, por që botën e soditë nga një lartësi që askush
nuk e sheh, askush e dikton...
Kur kam
shkruar për njerëzit e mi (unë kam shumë, shumë njerëz), por që edhe sot
shkruaj, kjo ma krijon ankthin e lumturisë (nëse ekziston një gjë e tillë), se
çfarë do të ndodhë me tokën, me diellin, me hënën,... se çfarë do të ndodhë me
stinët që unë i kam shndërruar në kurorë lulesh.
Të gjitha
këto “zjarrmi” të mendjes dhe shpirtit, me ndijimin më të thellë i kam
shpërndarë si mesazh e si zë (së paku jam përpjekur të bëj kështu) kudo, mu si
polenin e luleve! Andaj, një gjë e tillë më ka bërë edhe më idhnak, edhe më të
ngarkuar me dhembjen për tërë atë peshën që njeriu asnjëherë nuk di as nuk ka
forcë për ta shprehur krejt dhe deri në fund, edhe nëse këtë prore tenton ta
bëjë.
Ndoshta, për këtë arsye, gjërat ngelin enigmë e mallit dhe e shkrumbit të pathënë. Prandaj, duke qenë i vetëdijshëm dhe i etur tej mase për këtë, vendosa që në këtë libër, në këtë formë t’i shtroj dhe t’i radhis disa nga ndijimet e mia për botën e njeriut, por edhe për respektin që kam ndaj njeriut, ta radhis edhe nderin dhe respektin e njerëzve që e kanë ndaj meje, ndaj shkrimeve dhe ndaj krijimtarisë sime”.
...Kurrë mos u nis kokulur, por as mos u kthe me shikim të rrëzuar...!
Përkundër
kësaj, Sejdi BERISHA nuk kënaqet me këtë që e ka thënë, dhe sikur ka ndjerë
nevojën që si rrumbullaksim të mesazhit, për veprën më të re “PËRTEJ SHKRIMIT”,
titull ky me një peshë mendjeje e filozofike, por edhe padyshim, çiltërsie, në
pjesën e prapme të ballinës ngreh zërin:
“...Ndoshta,
kjo që është shtruar në këtë libër, do të ju duket se nuk ka rëndësi dhe as nuk
është interesante. Por, megjithatë, këto ngjarje bizare, e ndoshta e veçantë e
këtij lloji, për shumëçka trondit, bezdis, trishton mendjen dhe shpirtin. Dhe,
të gjitha bashkë, sikur mund të shndërrohen në ilaç mendjeje dhe vetëdijesimi.
Apo, nëse jo kështu, atëherë edhe mund të çmendin nga etja, për ta prekur dhe
përjetuar dashurinë e njeriut...
...Njëherë,
kur më kishte vërejtur nëna se përplasesha me vetveten, me djersë të ftohta në
ballë, m’u drejtua: Biri im, pashë gjirin që ta kam dhënë, kur do dhe vendos që
të nisesh në një rrugë, çfarëdo qoftë ajo, kurrë mos u nis kokulur dhe as mos u
kthe me shikim të rrëzuar!...
E putha
në të dy faqet, sepse, vetëm në njërën m’u duk pak, ngase, kush e di,... Nuk e
di se si, vetëm, dora ime e dora e saj ishin bërë ujë të shtrënguara njëra me
tjetrën, si të ishin zhytur në lëngun e tokës së shtrydhur e të ndrydhur...
Dhe, përgjithmonë,... deri në fund të fundit, në damarët e gjakut, më ngeli
etja e nënës, e tokës, e njeriut...
Tash, nuk
di as vetë se ku jam... Përtej shkrimit, apo përtej etjes... Ndonjëherë, kur
kthej mendjen, më bëhet se asnjë borxh nuk ia kam larë historisë së babait dhe
të nënës, as kësaj toke dhe as njeriut të saj. Më duket, se me shikimin e tyre,
ata thurin legjenda për rrugëtimin dhe krojet e shterura, për qëndresën,...
edhe për trishtimin, ndoshta nga vetvetja...! Ku ta di! Por, një gjë e di. Kudo
që gjendem, kokën e mbaj lartë e shikimin drejtë e thekshëm,! Kaq.
Tash, nëse keni durim, ndiqni dhembjet dhe krenarinë në “Përtej shkrimit”...! Do të merrni diçka nga to, ose do të zhgënjeheni. Por, kurrsesi nuk do të dilni humbës, sepse, do të provokoheni së paku diçka për të komentuar, që, bile për një çast nuk harrohet...”!
Etja si shok i cili nuk të lë rehat, nuk të lë të qetë, bile, ta bëj ashtu si duhet as një sy gjumë...!
Dhe,
shkrimtari sërish sikur ledhaton e provokon duke thënë: “...Këtë vepër kam
vendosur ta titulloj “PËRTEJ SHKRIMIT”. Ndoshta ky titull kështu, do t’u
pëlqejë, ndoshta do t’u provokojë për shumëçka. Sido që të jetë, në këtë mënyrë
m’u duk se e lajë edhe një borxh që kam ndaj procesit të lezetshëm, të
përgjegjshëm dhe të ngrohtë, por ndoshta edhe të çuditshëm, që quhet jetë!
Megjithatë, unë prapë, njerëzve u kam shumë borxh, sepse, etjen e kam shokun i
cili nuk më lë rehat, nuk më lë të qetë, ta bëj ashtu si duhet bile as një sy
gjumë...!
Këtu e
mbështes edhe madhështinë dhe qëndresën e jetës sime...”!
Kjo, sepse, ai në asnjë moment nuk harron për t’i përjetësuar qëndrimet, respektin dhe mendimet që të tjerët, shumë lexues e shumë miq e kanë për karakterin, madhështinë, krijimtarinë dhe për dëlirësinë e këtij njeriu të penës dhe letrave dhe jo vetëm kaq. Andaj, ja vetëm disa nga konsideratat dhe mendimet e disa nga krijuesit dhe lexuesit të cilët kanë për të:
“...Në
udhëtimin e tij të një dashunie prekëse, shkrimtarin e shoqnon drama e atij
populli, drama e tij, drama jonë: sepse “Gucia nuk bën të jetë qytezë e
shurdhët”, pse “tek varrezat ...për anash ishte rritur bari”... dhe ”...ua
kishte “zënë” frymën shumë pllakave përkujtimore dhe varrezave të tjera” çka e
trishton; e mbi të gjitha pse “...në shumicën e këtyre shtëpive qëndronin të
“lëvarura” perdet dhe kapakët e dritareve. Nuk kisha dëshirë të bindem se ato
janë të mbyllura, të vëna nën dry.
Shpresa,
po, asht tek ai çunaku në Vuthaj me shqiponjë në gjoks. E unë do të shtoja, si
dhe tek ata artistë që duen deri në dhimbje Atdheun e tyne...
Falemnderit, Sejdi”!
Daniel GÁZULLI-krijues, Shqipëri - E diel, 15 gusht 2010
* * *
“...E
ndjej në shpirtin tim poetik vargun e të madhit Sejdi, dhe kulturën e tij që më
mahnit me zemërgjerësinë që posedon. Andaj, çfarë të shkruaj për këtë figurë
emblematike që ka dhënë shumë për kulturën dhe është i freskët gjithnjë, në çdo
kohë ka potencial poetiko-luftarak prej një kalorësi që shkon përjetësive poetike...
Respekt
mik shkuar miqve...”!
Agim DESKU-poet
* * *
“...I
tërë mozaiku për Sejdi Berishën do të përmblidhej në tri fjalë:
Njeri i madh, kulturë e pashuar dhe shpirt engjëllor”!
02 shkurt
2013)
Qëndresa Sadrija, poete
* * *
“...E prekem këtë letër, e prekem dhe u gjendem para një lumi të bukur fjalësh, para asaj qerres së jetës që ti e bën varg të praruar, dhe kënga jote, Sejdi, nuk është vetëm një zë i brendshëm, por që dëgjohet deri tek ne, të gjithë ne...”!
Jona MERJO- krijuese, Shqipëri
* * *
Shkrimtari që sakrifikon çdo sekondë në dobi të kulturës...
“...Sejdi
Berisha, poeti, hulumtuesi dhe studiuesi dhe i vlerave shqiptare në Pejën
historike dhe më gjerë, mbetet një nga figurat qendrore të krijimtarisë sot.
Vepra e tij s’do koment.
Urime me
gjithë zemër...”.
Fatmir TERZIU-shkrimtar dhe publicist, Londër