E diele, 28.04.2024, 09:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Neki Lulaj

E diele, 12.05.2013, 03:04 PM


 

 

 

 

Poeti Neki Lulaj me Akademikun Mark Krasniqi
Poeti Neki Lulaj me Akademikun Mark Krasniqi

 

 

 

 

Neki Lulaj

 

 

KRENARIA E KOMBIT

(Për Mark Krasniqin)

 

Fatos i lartë dritë shekulli

Shtegëtim triumfal

Me hekurat e rëndë rreth qafe

Të ushtarakëve sadistë

Tringëllima e kaliti nëpër mote

Mes Cikloneve

Forcë fjala dhuratë hyjnore

Litar i lidhur nyje

Për tokën e shenjtë

Besë e shkulur

Nga zgafellat Dardane

 

Dhuratë  Ari “Kujtime e përjetime”

Mes bashkëkombasve në mërgim

Fjala magjike me peshë mali

Akademik Mark Krasniqi

Enciklopedi e gjallë

Për sokolat

Dhe sokoleshat e shqiptarisë

 

Gurgullon kroi i kristaltë

Nga Mitrovica Jenipazari

Etjen e bjeshkëve ta shuan në Tivar

Të dehurit prej etjeve barbare

Të ushqyer nga paradigmat e vjetra

Ta albanofobisë

 

Fjala e Titanit të mendimit

Ushton si Drini Vardari e Buna

Me “Kujtime e përjetime”

Lajmin e fitores së Pavarësisë

E dëgjoi edhe Skënderbeu në Krujë

Në krahët e zogut në Koshare

Bogdani flen në Velani

Me butësinë e shpirtit tënd

Paç jetë të gjatë

Sa Alpet shqiptare

 

 

TROKËLLIMË

 

Trokëllimës sime

Ia mbatha

Patkonjtë e kohës

E plogështinë e pyeta

Çka po do

Zogu me këngën çame

Mbi trungun  gjyshit

Pa më dëgjo

 

Këta zëra balada shpiri

Nuk jan të sotme

As të djeshme

Janë të një shekulli

Që e gërrithin heshtjen

Nga briri i kohës

Përmbysin bjeshkën

 

U lëkundën rrënjët

Shungulluan ujërat

Gjethet e lisat e pyllit

Toka buzën e kafshoi

Eshtrat kurrë nuk fjetën

Në pranga

Pas gjëmimit të motit

Errësira i kaploi

Mendjet nuk u pajtuan kurrë

Edhe bjeshkët

Ndarjen e ëndërrojnë

 

Mendja e dashuria

Kurrë nuk plakën

Nën bebzat e trishtimit

Si gur uji mulliri sillet

Blumë shpirti

E kalldremit të shtruar

Me gurët e bekuar

Të Çamërisë

 

 

ECI

 

E me vehte bartë

Një trohë qielli

Një grusht dheu

E në xhepin e djathtë

Shkronjat e një Abetareje

Me Mesharin e artë në ballinë

 

Bartë peshën e

Mullirit në të dalë të fshatit

Mbi kokë Plisin e bardhë

Tirqtë me jatagana

Lurkë e kavall

Opingat gogishte

 

Bricë e gurë stralli

Eshkë e unurë bashkë

Kutinë me duhan kaçak

Llullën prej qehlibari

Orën me qystek

Varur ne xhepin

E xhamadanit me shajak

 

Bart një strajcë

Me bukë misri të rreshkur

Mbi saxhak

Djath të fortë

Fjalë e besë burrash

Në çdo shtëpi

Nga një konak

 

 

HIRI

 

Me hirin e hënës

Mbetjen e përhirtë

E ngujuan në qelq

E hodhën në lumë

Testamentin e nënshkruar

Në vetminë e mbytur

 

E hodhën

Mbi krahët e valës

E përbiu uji

E futi nën urë

E Lumbardhi gjëmoi

Në Luboten

Pisha u thye

Vdekja s’merr tjetër emër

 

Guacat mbyllën portat

E kësaj loje

Gurët nën valë uji

Ngelën mëmecë

Pa një fjalë

Pa një epitaf

Pa një rrasë varri

Pa një cak

 

 

ZËRAT

 

Zërat tanë

Kurrë nuk u shtjerrën

Kurrë nuk e ndalëm

Trokëllimën

Mbi parmakët shpresës

Nën strehët e djallit

 

Pakë të drojtur

Nga pleqëria

Kënduam Himnin

E Qëndresës

E vashat nxorrën prej shamive

Qirinjtë e ndezur të durimit

 

Xixëllonjat i bënë

Shoqëri natës

Në amfiteatrin e Butrintit

Zogjtë e skenës

Përcillnin eshkën e ndezur

Në rolin e aktrimit



(Vota: 24 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora