Kulturë
Gjon Neçaj: Lulzim Logu - ''Pike mbi i…''
E diele, 12.05.2013, 03:11 PM
KRIJUESI QENE HAIKU KA DITUR TE VENE
PIKEN MBI I…
(Rreth librit te ri me haiku te poetit Lulzim Logu, me titull “Pike mbi i…” ( Botimet “Vllamasi”, Tirane 2013).
Nga Gjon Neçaj
Ne
parathenien e librit te dyte me haiku te poetit nga Tropoja, Lulzim Logu, krijuesi
elbasanas, e njeherazi kryetar I Klub
Haikut shqiptar, Milianov Kallupi eshte shprehur se mbi Bajram
Curri luhatet me prarime drite si NJE
qilim fluturues mbi alpe nje haik gjigand qe perbehet nga tre vargje, ku
sejcili prej tyre ka nje identitet percaktues, e vargu I pare , padyshim eshte
vargu i poetit Lulzim Logut, autor tashme ishume librave ne poezi e proze, por
dhe i tre librave me haiku.
E ne po
paraqesim shkurtimisht haikun tropojan te Lulzim Logut, poet dhe kryetar I
Klubit te Shkirmtareve Tropoje, nje shoqate krijuesish me aktivitete te dendura
dhe shume e njohur ne viset shqiptare, fale drejtuesit te saj.
Lulzim
Logu para disa ditesh doli para lexuesve te shumte te poezise se tij me librin
e radhes me haiku, me nje titull teper intrigues dhe original per autorin :
“Pike mbi i…”
Libri
permban 334 haiku ne 171 faqe me nje botim luksoz nga “Vllamasi” Tirane nen
perkujdesjen e redaktorit Milianov Kallupi.Vellimi me haiku perfaqeson nje
fytyre origjinale te autorit ne kete gjini, ku cdo varg mbart emocione, duke
depertuar thelle tek lexuesit.Ne tre vargje ai sjell boten e mistershme, por
reale, dashurine e sinqerte, njerezoren:
Shiu e
beri qull
Portretin
tend
Ne zemer…
Kam
harruar te tregoj
Perrallat
e femijerise.
Nese te librat e meparshem me haiku dhe tanka, Logu ka fokusuar ne trevargeshin haikun e vendlindjes, Bujanin, apo ka percjelle te lexuesit shume gure e molika, shume ajer e drite, shume ujera, shume bredha e gaca kujtimi me lote vjeshte, bore qe bie si dhimbje dhe mbi te gjitha haik Bujani, duke patur objekt vezhgimi, sic thote Kallupi, natyren dhe vendlindjen.ne librin e sapo botuar, mbizoteron vargu i dashurise, perzier me peisazhet e bukura te bjeshkeve alpine:
Kur
pushon shiu
Guret si
faqet tua
Pas
lotit…
Apo
Ne
Rozhaje
Gjuha
shqipe
Rralluar
si shqipet.
Kur malli
pervelon
Rri skaj
endrres,
Babai ma
ben me dore.
A shkojme
ne Shengjin
E lypim
dashurine e hershme.
S’ka
sosje si rana e hedhun ?!
Poeti
haikian Lulzim Logu paraqet me nje ndjenje te vecante pikturimin e peisazheve
natyrore, perfitimin e imazheve te fresketa nepermjet latimit te trevargeshit
dhe deomos figuracionin simbolik e filozofik te tablove dhe fabulave, duke
slalitur me shkathtesi ngarkesen dhe muzen emocionale .
Pervoja e
grumbulluar tashme si poet i spiktaur, ka bere te mundur qe ne haiku te vijne me forcen e duhur
te perjetimit, duke patur thelbin filoxzofik dhe psikologjik, sintezen dhe
elegancen, befasine dhe harmonine ne mes elementesh te vargut haiku, duke patur prirje te dukshme kah e
mira dhe njerezorja, kah e bukura dhe sublimja.Ne tre vargje te shkruara, poeti Logu na zbulon natyren dhe mjedisin te pare
ne kendveshtrimin e kesaj filozofie.
Dashuria
per jeten dhe e ardhmja me e mire, percohet neper vargje duke u dhene
frymemarrje e hapesire, duke perfituar brenda tyre driten e ngrohtesine e jetes
me dashurine e paane.
Lulzim
Logu me kete vellim te ri me haiku, tashme radhitet ne rreshtat e pare te
poeteve te ketij zhanri te vecante, duke u bere zeri i haikut ne veriun
shqiptar.