Kulturë
Oroshi: Prezantohen Camaj, Kadare dhe Podrimja
E diele, 12.05.2013, 03:40 PM
PREZANTIM
DINITOZ I TRE SHKRIMTARËVE TË MËDHENJË SHQIPTARË, MARTIN CAMAJ, ISMAIL KADARE
DHE ALI PODRIMJA.
Nga Nue Oroshi
Shoqata e
Shkrimtarëve Gjermanë, të Shlesvig Holshtajnit, të shtunën e kaluar ishte
mikpritëse e një takimi kulturor të veçant, që nuk kishte ndodhur deri më tani.
Aty për herë të parë nën organizimin e Shoqatës Kulturore shqiptaro-gjermane,
Jetullah Islami, në
Programi
qysh herët, deri edhe në pikat më të vogla ishte përgaditur nga ekspertët
kulturorë e shkencorë që kryesoheshin nga miku i shqiptarëve dr.Michael Schmidt
Neke, njëherit njohës i historisë dhe kulturës shqiptare, shkrimtarëve gjermanë
Verena Lüthje dhe Nils Aulike si dhe shkrimtarit shqiptar Nue Oroshi. Që në
fillim studiuesi gjerman i historisë dhe kulturës shqiptare Dr.Michael Schmidt
Neke bëri një hyrje në letërsinë shqiptare, ku tha, se shkrimet e para të
letërsisë shqiptare datojnë në fillim të shekullit 15. Libri i parë në
shekullin 16, Literatura gojore Perrallat, Këngët, Epika Popullore qysh në
kohën e Homerit, literatura religjiose me elemente letrare, Roli i letersisë
Arbëreshe për Kryengritjet e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, roli i Shkrimtarëve
katolikë nga Shkodra, e, sidomos i jezuitit Ndre Mjeda dhe Franqeskanit At
Gjergj Fishta. Roli i shkrimtarëve qe i takonin rendit Bektashinj Naim Frashëri
dhe Sami Frashëri. Rilindja Kombëtare shqiptare në shekullin 19/20 dhe dominimi
në letërsi i Eposeve, Tradicionalizmit dhe Nacionalizmit Shqiptar.
Vitet e
tridhjeta dhe shkrimtarët modern Migjeni dhe Lasgush Poradeci. Ndalimi i
shkrimtarëve në kohën e komunizmit, siç ishte rasti me shkrimtarin e madh
shqiptar At Gjergj Fishta. Marrja e modelit kulturor rus të Socrealizmit.
Dominimi i autorëve Dhimiter Shuteriqi dhe Sterjo Spase. Ardhja në letërsinë
Shqiptare e Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Besnik Mustafaj, Lindita Arapi, Azem
Shkrelit, Teki Dervishit. Më pas në mënyrë të veçant u ndal në jetën dhe veprën
e Martin Camajt, Ismail Kadaresë dhe Ali Podrimës. Pjesë nga romanët e Kadaresë
si dhe Poezitë e autorëve Martin Camaj e Ali Podrimja, të tre autorëve që kanë
shkruar nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora, në gjuhën gjermane i kanë lexuar
shkrimtarja Verena Lüthje dhe Nils Aulike, ndërsa në gjuhën shqipe Nue Oroshi.
Nue Oroshi lexoi në gjuhën shqipe për të parë se si tingëllon direkt shqiptimi
i poezive të shkruar në gjuhën e autorëve për ndëgjuesit gjermanë. Pas
prezantimit të Dr. Schmidt Nekes, ky eveniment kulturor vazhdoi me leximin e
hyrjes nga vepra Palimpsest e Martin Camajt, si dhe disa poezive nga ky libër.
Me pas u
lexuan poezitë nga Nils Aulike dhe Nue Oroshi nga vepra tjetër e Martin Camajt
„Weißgefiedert Wie ein Rabe“(Me pendlat e korbit të bardhë). Më pas u vazhdua
me veprën e Ismail Kadaresë, ku u lexuan disa pjesë nga romani „Chronik in
Stein“(Kronikë në Gur), dhe më pas nga vepra e poetit Ali Podrimja u lexuan
poezitë nga libri „Das Lächeln im Käfig“(Buzqeshja në Kafaz). Me pas u lexuan
pjesë nga romani "Der Palast der Träume“(Pallati i Ëndrrave).
Per thyerjen e heshtjes muzikanti i njohur Fehmi Bahtiri kishte përgaditur disa pika muzikore nga muzika e lehtë shqipe. Ky takim kulturor i pari i këtij lloji në Republikën e Schlesvig Holsteinit ku në mënyrë të dinjitetshme u prezantuan tre shkrimtarët e mëdhenjë shqiptarë Martin Camaj, Ismail Kadare dhe Ali Podrimja, bëri që pjesëmarrësit gjermanë të befasohen për të mirë me Letërsinë dhe kulturën shqiptare, ku falë punës që po bën shoqata kulturore shqiptaro-gjermane Jetullah Islami, qëndrimi ndaj shqiptarëve në Shlesvig Holstein nga elita kulturore politike e mediatike është kthyer për se mbari, ku tani në shtypin e këtushëm janë bërë edhe shumë shkrime në gjuhën gjermane duke prezantuar punën dhe vlerat kulturore të shqiptarëve në Shlesvig Holstein, që tani e nënt vite me radhë zhvillohen nën emrin e të madhit, dëshmorit të kombit, profesor Jetullah Islami.