E diele, 28.04.2024, 01:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: I papërsëritshmi Ali Podrimja

E hene, 13.05.2013, 06:22 PM


ME  RASTIN  E  11 – MUJORIT      ´VDEKJES    POETIT, SHKRIMTARIT, GAZETARIT,  INTELEKTUALIT  z. ALI  PODRIMJA

SHKRIMTAR   ME  NJË   ORIGJINALITET      PAPËRSËRITSHËM

Nga: Ramiz DËRMAKU

Biografia e poetit Ali Podrimja.

Poeti Ali Podrimja u lind më 28 (Gusht , 1942 në Gjakovë - 21 Korrik, 2012) vdiq në Francë. Kishte një fëmijëri të vështirë. Është autor  i më shumë se disa vëllimeve poetike, dhe sot numrohet si njëri ndër kritikët më të mirë të poezisë së sotme shqipe dhe pa dyshim mund ta rradhisim në mesin e penave më të afta në trojet shqipëtare por edhe në Diasporë.  Studjoi  pranë Univerzitetit të Prishtinës në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Kohën më të madhe të jetës poeti e kaloi në Prishtinë . Me shkrime e krijimtari letrare filloi të merret që nga bankat  e shkollës së mesme dhe nuk u ndal deri në vdekje.  Vjershat dhe shkrimet e tij  të para  i hasim ne të gjitha gazetat e revistat që botoheshin gjatë atyre viteve;“ Pioneri“, “Rilindja“, “Gëzimi“.., etj. Bashkëpunoi me shumë gazeta e revista që botoheshin në Shkup e  nga një herë edhe në Tiranë. Poeti Ali Podrimja, shkroi në prozë dhe poezi për fëmijë por edhe për të rritur, nga një herë ai ishte marrë edhe me estetikë , ku ia kishte kushtuar Nobelistës- nënës shqiptare“Nënës Terezë“. Gjatë viteve të fundit Ali Podrimja, punoi me përkushtim të madhë dhe arriti ta pasurojë jo veprimtarinë e Tij por prozen dhe poezinë e tij letrare shqiptare. Gjatë kohës së okupimit serbo çetnik, ai nuk punoi askund , por veprimtarinë krijuese dhe letrare nuk e ndaloi kurrë. Gjatë viteve të pesëdhjeta  ishin vite kur poeti Ali Podrimja arriti  suksese te mëdha . Gjatë vitit 1957, botoi për herë të parë poezinë e parë në revistën“Jeta E Re“, ishin këto vite shumë të vështira sepse kombi shqiptar po kalonte ne një periudhë ku përdorej, dhuna, forca burgosjet, arrestimet, dhe dënimet drakonike. Poeti dhe shkrimtari Ali Podrimja, edhe ne këto kushte e rrethana sikur merrte guximin dhe të shkruante dhe ne këtë atmosferë agonie ai që e kishte kapluar Kosovën .  Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare.Në vitet '80 e '90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari, Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999). Kishte lindur dhe u shkollua ne një qytetë me tradita të pasura patriotike, por në anën tjetër të  medales ishte qyteti më i përndjkeur nga UDB-jugosllave. Mirëpo me shtimin e  dhunës e presionmit, ndaj shqipëtarëve tek ata edhe më tepër shtohej urrejtja ndaj armikut.

Stili poetik i shkrimtarit dhe poetit Ali Podrimja ?  Ali Podrimja tërë karierën e vet krijuese gjurmoi nepërmjet vargut rrënjët e shpirtit dhe identitetin e zemrës kombëtare . Poeti Ali Podrimja botën e vetë poetike e artikulon përmes një sistemi të konsoliduar figurativ dhe më së shumiti e vë në përdorim metaforën dhe simbolin. Ai përmes manifestimeve të tij poetike u bë i njohur  sepse ai ne këtë mënyrë Podrimja mbrohej nga sulmet e regjimit  serb.

Me  18 -  korrik të vitit  2012  poeti, shkrimtari , gazetari, intelektuali, Ali  POPDRIMJA  ishte në një  festival    poezisë    mbahej në  Francë . Pas  kërkimeve të parreshtura të organeve kompetente franceze , me 21 korrik  të vitit 2012  u gjet  i pa jetë  trupi i  poetit Ali Podrimja.  Ai  vdiq në  rrethana të  panjohura  deri më  tani. Me 21 korrik të vitit 2012 mbylli sytë përgjithmonë njëri nga emrat e mëdhenj  të letërsisë bashkëkohore shqipe z. Ali Podrimja. Vdekja e shkrimtarit të fëmijëve, poetit, gazetarit dhe intelelktualit Ali Podrimja, në kohën më të mirë për  familjen e Tij të ngushtë , Miqët, shokët , lexuesit e prozës e poezisë por edhe për mua ishte një lajm  tronditës e dhembës, emrat e mëdhenj të  poezis dhe letërsisë shqiptare. Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern, këtë duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Ali Podrimja uishte një gazetar i pjekur , njeriu me një kulturë të gjërë pune. Poezija e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e padukshme, dhe simbolet e papritura. Ai ishte shkrimtari shqiptar me një jetë interesante, i cili gjetë jetës së tij ishte shfaqur para lexuesit pa kurfarë frike, pa as një lloj ndrojtjeje, por çdo herë me guxim qytetar, me një dashuri magjepse  për  fëmijë e të rritur. Atë sot nuk  e kemi fizikisht midis nesh, letërsia shqiptare ka humbur një penë të aftë, gazetaria ka humbur shkrimtarin më të dashur, më të urtë. Ali Podrimja posedonte një kujtes të habitshme, të plleshme ishte njëri ndër poetët më të dashur jo vetëm për fëmijë por edhe për të rritur. Ne fundë i themi; ZOTI  E  BEKOFTE  KOSOVËN.



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora