Kulturë
Mustafë Rugova: 6 muaj pa Daniel Gazullin
E diele, 12.05.2013, 05:05 PM
6 muaj pa
Daniel Gazullin
Letër mikut tim (18. 04. 2012)
- Bota do te ishte ndryshe KREJT TJETÊR sikur te kishim më shumë prototipa sikur ky fatbardh. Njeriu te cilit ia dedikova kete leter te shkurtë në perceptimin tim asht miku me i shtrenjt i imi-
Nga: Mustafë Rugova
I dashtun
mik!
Ti mund
ta kesh kuptue tashme se une miqtë i trajtoj mire dhe kam nje respekt te
pakufishem per ta, nderkaq për disa kam debulese te veçante. E kur them “per
disa”, atehere s’mund pa mos e veçue Daniel Gazullin, i cili per dallim nga te
tjeret për shume oktava qendron mbi të gjithë ne.
Te ky
njeri lexuesi i vemendshem mund te gjej sa here te doje dhe ate ne secilin
rresht dhe ne secilen fjale optimizmin per jete, edhe atehere kur ne na duket
se jemi futë ne tunelin e territ. Ky njeri per dallim nga te tjeret ka nje
vullnet te hekurt per tí shtyje perpara kufijte e artit te Tij. Pa e teprue, ky
zotni, nuk asht sikur te tjeret; Ai asht shumë me përpara se të tjerët. Ai asht
nje model i shkelqyeshem për secilin, per cilindo që ka deshirë të mesoj
zanatin e fjalës së shkrueme. Ai perdite percjelle mesazhe, dhe mesazhet e Tij
nuk jane dosido, ne fakt ato kane shumë kuptim, madje pa ma te voglen tepri do
te thosha jane mesazhe plot jetë. Ai zotnon aq shume veti njerezore, sa qe mua
(po mos te isha shkepute me kohe nga adhurimi i kultit ), do të mendoja se asht
specie hyjnore. Ai din te gjej fjalet me pershtatshme per secilin njeri dhe per
secilin fenomen. Ky njeri zotnia im asht njeriu me i ekuilibruem nga te gjithe
ata miq qe i kam njohun ne gjithe jetën time. Stili i shkrimeve te cilin Ai e
perdor e disponon secili lexues, prandaj te gjithe ne pa përjashtim duhet ta marrim
si recept jete.
Ky njeri
me shume se kushdo tjeter i thërret ndergjegjes, pasi qe e din mire se sot per
sot anmiku me i madh i njerezimit asht mungesa apo mospasja e mjaftueshme e
saj. Vetem kur te bëhemi te ndërgjegjshem mund te jemi të sigurt se qëllimi për
një jetë më të mirë asht shumë afër.
Mua
personalisht, që nga momenti i njohjes me Të, por edhe te tjereve sikur mua
besoj, se na ka dhene lumturi te pakufishme.
Bota do
te ishte ndryshe KREJT TJETÊR sikur te kishim më shumë prototipa sikur ky
fatbardh. Njeriun te cilit ia dedikova kete leter te shkurtë në perceptimin tim
asht miku me i shtrenjt i imi.
Edhe
njehere, madje krejt ne fund une e dua këtë njeri, i besoj këtij njeriu dhe e
respektoj pafundesisht.
Kaq…
Te
pershendes dhe te uroj gjitha te mirat e kesaj jete!
_______
Shenim:
Kjo leter ribotohet në kujtim dhe në respekt të të ndjerit Daniel Gazulli, në
gjashtemujorin e ndarjes së tij nga jeta. Per ZSh-në, 12 Maj 2013-