E premte, 26.04.2024, 10:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Rudi Berisha: Loti mbi xhepin e zbrazur...

E marte, 26.02.2013, 08:24 PM


 

Loti mbi xhepin e zbrazur...

Nga Ruzhdi Berisha - Rudi

Lëvizi nga qendra për marrjen e revistës Ringjallja për të lexuar në atë mesdite të zakonshme. Atë ditë ngjante një dëshpërim shumë më i veçantë se herëve tjera, qielli puthte tokën, ndërsa rruga puthte një çun të vogël i cili kishte rënë ne trotuarin e lotit. Një lot me ra nga sytë hapi mu ngri dhe ndalova mendimin për një qastë aty diku rënkimi përpiu tokën, loti serish mori manovrimin drejtë faqeve te mia, por fëmija i pashpresë për lumturinë, i pa ditur për humbjen e shkollës dhe as që dinte që çfarë  po bënë, se moshën e kishte shumë të re, e ditari i tij sa bukur do te duket si te kishte emrin aty, çuni që mbante emrin Arbëresh, por tani e ka ndërruar me një emër të ri lypsar. Në lot të qahej zemra, për Zotin nuk më mbante toka kur pash ashtu çunin e vogël.

- Rruga mi treti ëndrrat e mija ah jetë, dhembje, dashuri në pambarim, vogëlushit i ikën lotët në token e betonuar nga qeveritaret, asgjë me shumë se ne të kaluarën, vetëm premtime të kota dhe mashtrime, por fëmijët po me treten ne një botë të varrosur, ne një botë të lëvizur, e ne jetonim ne hapësirën e prangosur nga diktatura a po barrikada të pa kaluara...

- Eca pakëz rrugë nuk e gjeja lokalin se ku desha të shkoja, me humbi mendja tek Afrika, atje ka ende me keq. Drita mungonte, nata erdhi shumë shpejt, ato qe shihen nuk duan koment, atëherë shikoni ju rrugën me plot lypsarë të të gjitha moshave, zemra të ndjenë dhembjen e tërë botës. Arbëreshi  ende me zanatin e ri në tokën e vjetër vazhdon në rrugën tashmë të njohur ai serish thotë :  unë jam i lumtur, por lumturia ime ka mbetur në dorën e të mëshirshmëve, ata janë ende këtu rrotull nesh. Dashuria nuk ik kur ne donim, por kur i themi eja ajo nuk afrohet. Po jeta e Arbëreshit nuk po ka më shumë kuptim, ku janë patriotet, ku kanë ikur tani kur kemi nevojë për ta, mos vallë kanë vdekur që të gjithë...

- Dielli po shikonte me shumë se sa duhet, nata mori dheun e gurit të grisur, dallëndyshet ikin në fluturim dhe po afrohen afër Arbëreshit që të marrin në lundrimin e lartë në qiell që të ndjejnë pakëz freski në fluturimin qiellor, të prekin rrokaqiejt, atje tek po e dërgoni Arbëreshin shqiptar, dallëndyshet ishin të vjetra sa edhe vetë toka Ilire, e tani shqiptare. Arbëreshi kishte qenë në ëndërr duke fluturuar diku bashkë më dallëndyshet deri në rrokaqiellin e largët nga të vështrimet e syve. Jeta dhe vdekja qenkan dashuri...

Mëngjesi e futi sërish lojën e të varfëritë. Lojën e pa kaluar  nëpër rrugët tona. Jeta dhe vdekja janë të hidhura dhe të ëmbla, varet nga të jetuarit, por sot askush nuk pyet për jetën tonë, a jemi shqiptar, ku mbeten betejat e kryetrimave tanë që derdhen gjakun për lirinë, por jo për një liri që fëmijët tanë të puthin  rrugën, trotuari të jetë ëndrra e tyre.  E shkolla të jetë një kështjellë e pa emër. Arbëreshi meriton një dashuri nga ne, atij duhet kthyer vitet e humbura dhe zemra e tij të çmallët më shkollën, ndërsa loja e tij të jetë më shokët e jo më lëmoshën...

 

05 tetor 2012



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora