Kulturë
Gjergj Kabashi: Lamtumirë, Daniel Gazulli Ynë!
E marte, 20.11.2012, 06:07 PM
LAMTUMIRË, DANIEL GAZULLI YNË!
Nga Gjergj Kabashi
Daniel
Gazullin e takova për herën e parë në jetën time në Lezhë, kah fundi i korrikut të këtij viti.Sado që nuk
e kisha takuar kurrë më herët, kisha një
ndjesi të thellë në vetën time se këtë njeri e nihja qysh herët, bindje kjo që krijohet tek njeriu për disa
njerëz të rrallë, të mëdhenje në shpirt
e në mendje, sikurse që ishte edhe
Daniel Gazulli, kjo rrënjë e thellë e
trungut shqiptar nga familja e Gazullorëve të mëdhenj. Një njeri me fjalë të
kursyera e i tërhequr në këndin e jetës së vet sikurse të ishte një qenie
njerëzore e "mohuar" nga të tjerët, e i cili në komunikim me publikun
e përdorte një gjuhë të bukur, të thuash lapidare..., që nga 12 nëntori nuk
është më në mesin e të gjallëve; u shua fizikisht në moshën relativisht të
hershme, mu në kohën kur kishte edhe shumë e shumë për të thënë.Fakti se ky
Njeri i madh i kulturës sonë, shkrimet
më të bukura dhe mendimet e pathëna deri tash i publikoj kryesisht në Zemrën
Shqiptare dhe Revistën Drini, faqe këto
elektronike që Danielin tonë e kishin në krye të vendit, flet qartë se ai e ka pranuar nderimin tonë
duke na lënë borxh që ta respektonim për së gjalli e sot, fatkeqësisht, edhe
për së vdekuri.
Revista
Drini, ku Daniel Gazulli botoj aq shumë
shkrime duke na bërë gjithnjë të ndiheshim të nderuar, sidomos shkrime me
tematikën historike që ai i zotëronte aq mirë e me zotësinë e rrallë, mbajti një javë zi për shkuarjen në amshim aq
papritur e befasisht të Daniel Gazullit, anipse e dinim se ai ishte i sëmurë e i
rrënuar në brendinë e trupit të vet. Thjeshtë, ne nuk deshtëm të besonim që Daniel Gazulli ka
vdekur ende pa e përfunduar veprën e vet të shumëanshme në dobi të kulturës
kombëtare, misionin e vet atdhetar. Por, dëshmia është e trishtë, përkundër faktit se ne nuk e dëshirojmë atë:
I përjetshëm
qoftë kujtimi ynë për të!
Para disa
vitesh Daniel Gazulli mi kishte dërguar nga Lezha veprat e tij, Saga e
Abelëve(Romanet:Armiku i popullit, Mërgimtar në Atdhe dhe Deti ne mes);librin
me ndodhi e rrëfime pak a shumë të herëshme, Rrëfime zadrimore, atë me novela e tregime, Vjeshtë në Lebjanë, sikurse edhe librin me tregime, Intervista me vajza të mira, vepra këto që e
plotësuan deri diku njohjen e kurreshtjen time për mikrobotën e këtij njeriu të
mirë, të kulturuar e me kapacitet të
madh intelektual. Ndërprerja e jetës fizike të njerëzve si Danieli është një
humbje e madhe dhe lë zbrazësi në kulturën e një kombi, përkundër faktit se sa ishte gjallë shoqëria
shqiptare nuk ia diti rëndësinë dhe nuk e kishte ndihmuar për një jetë më të
rehatshme intelektuale e njerëzore. Duke dëgjuar rrëfime për të nga të gjithë
ata që e kan njohur, del se ai, sikurse edhe shumë shqiptarë të tjerë, ka kaluar një jetë të përmbushur me vuajtje të
mëdhaja, por kur në këtë mënyrë vuan një
intelektual kaq i madh që jetën e vet tokësore e shkriu për të tjerët, për historinë e kombit e për historinë e
bujshme të njerëzve të mëdhenj të fisit të Gazullorëve, vuejtja e tij merr
kuptim tjetër, lë njollë në ndërgjegjën
e kombit, sidomos të elitave kulturore, politike
e shtetërore të atij kombi.
Një ndër
ata që viteve të fundit ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me Daniel
Gazullin, bashkëpunëtori i ZSH dhe RD, Selim Nëngurra, më dërgoj sot letrën e fundit që ia kishte
dërguar Danieli, një letër të shkurtër por
me kuptim të madh për indiferencën e pergjithshme kombëtare, një letër dramatike që e shpërfaq sheshit
tragjedinë njerëzore të njerëzve të zënë ngushtë në jetë:
"Mirembrama,
Selim.
Perfundimisht
u vendos qe une dhe ime shoqe do te shkojme ne Itali me date 26 tetor. Ashtu
jane kombinue edhe datat e vizitave etj.
Do te
rrime gjate, te pakten deri per Vit te
Ri. Ketu do te kthehemi ditet e para te janarit.
Veçanarisht
gjate qendrimit ne Itali do te isha krejt i lire me redaktue ndonje liber te
ndokujt qe njeh ti. Aq ma teper qe do te kem edhe nevoje – ne mos tjeter, paret per udhetime me tren, cigaret e telefonin t’i nxjerri vete. Nese di
ndonjenin qe do me pergatite liber, perpiqu t’ma afrosh.
Kemi disa
dit qe here nuk kemi drita e shumicen e kohes nuk po kemi internet, prandaj edhe kam hy shume pak.
Lus Zotin
te jeni mire te gjithe.
Perqafime / Danieli"
Pra, le
ta lexojmë e mendojmë vetëm pakëz për gjendjen e tij të pashpresë, dëshpëruese, tragjedinë e
një njeriu e intelektuali të madh të kombit, në kohën kur një këmbë e kishte mbi dhe e
tjetrën, nën dhe: "Aq ma teper qe
do te kem edhe nevoje – ne mos tjeter, paret per udhetime me tren, cigaret e telefonin t’i nxjerri vete. Nese di
ndonjenin qe do me pergatite liber, perpiqu t’ma afrosh."
Një ndër
shkrimet e rralla të DANIEL GÀZULLIT, të botuara tek Drini e ZSH, KORRESPONDENCË ME AT FISHTEN (Letër imagjinare
prej At Gjergj Fishtës.) dhe, (Përgjigje e vërtetë letrës imagjinare të At
Gjergj Fishtës), me titullin DIKUSH PO MBJELL, AT!, janë testamentet më të thella të brengosjes
njerëzore të një shqiptari të madh, i
cili alarmon për të zezat që i kanosen këtij kombi që i përkasim.
LAMTUMIRË,
I DASHURI YNË DANIEL GAZULLI!
Nëse jo
sot, sigurisht nesër do të
ndërgjegjësohemi se sa pak bëmë për ty e të tjerët sa ishit gjallë ...
Ti, i dashuri Daniel Gazulli, duket se e ke parandier vjeshtën e jetës
tënde përmes mesazhit poetik që bartë në vete poezia yte
lirike, Fillim Vjeshte, të cilën para se të vdisje e shpërndave nder
miqët e tu nga profili yt në facebook ;
Daniel
Gàzulli
FILLIM
VJESHTE
Rruga që
ka mbetë shkurtohet përditë.
Rrugë e
parrugë, pa një stacion ku të ndalesh.
Vështroj
përreth:
gjithçka
asht e begatë – në natyrën e sendeve
e të
gjallesave të pafjalë,
që nuk
dinë ç’asht smira, shpifja, krenaria fallso.
Ndalem e
vështroj se si vesa
rrëshqet
në zemër të lules
jo për ta
freskue,
po prush
jete me i dhanë.
Vjeshta
shtegton me mue
në një
heshtje reshë të bardha,
që
kalërojnë gëzueshëm.
Me duket
sikur ndjej ende në ajër
cicërimat
e dallendysheve, që vallzonin të lehta,
në rrathë
eliptikë,
deri pak
kohë ma parë.
Po jo, janë akorde gjethesh,
që
ndoshta për herë të fundit
puthen
njeni me tjetrin, kur fryn era;
janë
gjethe të verdhë, të murrmë,
si
trishtimi i vajzës, që mbet moll’ e
pakafshueme.
Ec dhe
kujtoj stinët e nxehta,
kur u
iknim hijeve,
se donim
të na përvëlonte dielli,
dhe
shpërfillës ndaj një morali falls
e
fshatarak,
si
dhambët e verdhë prej porcelani
të
drejtoreshës në pension
të Bankës
Tregtare,
bashkë me
trupin
i
dhuronim njeni tjetrit qetësinë e shpirtit.
Fillim
vjeshte.
Ernat
fryejnë nga të katër horizontet.
Po unë
s’kërkoj strehë:
të
vazhdoj rrugëtimin due, pa u ndalë ma
stacionesh,
e të
ngjiz përsëri andërra të shkujdesuna,
si në
mbramjen mbas dehjes.