E shtune, 27.04.2024, 01:19 AM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: Prapaskenat e dialogut politik?!

E enjte, 04.10.2012, 07:12 PM


Prapaskenat  e dialogut  politik?!

Nga Sylë Arifi, avokat

Vazhdon presioni dhe zhurmë shumë zhurm ndërkombëtare për qfardo bisedimesh politike në mes të serbis dhe Repuplikës se Kosovës. Rrespektivisht shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, pati  takime me kryeministrin Hashim Thaçin dhe ja bëri të qart se dialogu politik me serbin duhet te fillon dhe i presin “vendime të vështira”?  Gjithashtu, paralajmërohet, se dialogu do të jet i nivelit të lartë të përfaqësimit politik, nga palët negociatore. Ndërsa, ju tha se lehtësues–ndërmjetësues  nga BE-ja do të jetë vetë shefja e diplomacisë evropiane, dhe nga SHBA-të sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton. U tha se nga ky dialog patjetër do të del një marrëveshje e cila nuk do ta kënaq asnjërën nga palët bashkëbiseduese, ku padyshim se do te imponohen vendime.

Nga politikanët tanë në pushtet thuhet se padyshim  dialog politik me serbin do të kemi, se nuk do të lëvizin nga  Plani Ahtisarit dhe Kushtetuta, atehere pse vall po pranohet hyrja në keto bisedime politike me serbin kur disa here apo shum qart dhe konkret jan betuar lideret shtetror se kurr nuk do te ket bisedime politike me serbin pas shpalljës  pavarsisë se Kosoves. Ku po mbetet fjala puplike e dhën para qytatarve!

Nga qfardo bisedime politike me Serbinë,Repuplika e Kosovës nën presion nderkombëtar siq jemi mesuar ta shofim nga e kaluara e afert, padyshim se do të kemi si rezulltat kompromis të dhimbshëm, sepse nga vet fakti që imponohen keto bisedime politike nenkuptohet edhe shkelje të propjektit nderkombetar Ahtisari dhe Kushtetuten si akti me i lart politik i Shtetit të Kosoves.

Pse, dhe qka po ndodh me Klasën ton institucionale, pra ata po lekundën kohpaskohe dhe nuk po ju përmbahen premtimeve dhe obligimeve politike dhe nacionale që buroin nga Kushtetuta. Defanziva politike në fushen diplomatike dhe institucionale në mos permbushjen e pergjegjesive ligjore dhe kushtetuse që dalin nga institucjoni i votës se lir dhe demokratike, na sjell ne pozitat e tilla ndonihere qesharake-komike. Pra,duke ju nenshtruar presioneve nderkombetare për ta kthyr rroten e histories nga e para? Sigurisht rezultati i këtyre bisedimeve të imponuara nga miqet tan nderkombetare po kerkohet të nënshkruhet ndonjë marrëveshje që shkon në interesin e shetit seb pa e paragjykuar sakt se deri në qmas apo limit mund të jan lëshimet  nga pala e Kosovës karrshi interesave serbe.

Lëshimet akrobatike të viteve të fundit në dobi te avancimeve diplomatike për serbin, kryesisht nga qendrat e vendosjes ndërkombetare, duke shkaktuar presion vazhdues të institucjonet tona Shtetrore, nën plafin se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet për të filluar integrimin me Evropën, dhe nën firmen e përfundimit te konflikteve me serbin, drejt procesit të integrimit të të gjitha vendeve rajonale, paraqet rast të veqant apo nonsens në diplomacin nderkombetare.

Ndihmësekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Philip Gordon ka deklaruar se SHBA-ja përkrah gatishmërinë e qeverisë në Beograd për vazhdim të dialogut me Prishtinën në nivel të lartë politik dhe ka vlerësuar se marrëdhëniet me Kosovën janë kyçe për eurointegrimet e Serbisë, pra zyrtaret amerikan nuk e fshehin qellimin e ketyre bisedimeve.Shpesh, folët se Kosova i ka vijat e kuqe në bisedimet e ardhshme politike me Serbinë, se çështjet e brendshme të Kosovës nuk do të diskutohen me asnjë shtet tjetër dhe aq më pak me Serbinë, na mbetet të shpresoim në keto premtime?

Vertet Kosova është një vend i pavarur që nga 17 shkurti i vitit 2008, dhe fundi i pavarësisë së mbikëqyrur është një moment historik për Kosovën. Se Kosova tani ka mundësinë ligjore dhe kushetuse që vërtet në menyrë autonome të shprehë misionin e saj për të ardhmen e vetë, pa nderhyrje dhe interferime nga jasht ndoshta për heren e par pas shpalljes së pavarsis. Tani zhurma që po bahet për qfardo dialogu politik me serbin po na sjell paqartesi se qka po na përgaditët në prapaskena?



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora