| E enjte, 04.10.2012, 07:12 PM |
Prapaskenat e dialogut
politik?!
Nga Sylë Arifi, avokat
Vazhdon
presioni dhe zhurmë shumë zhurm ndërkombëtare për qfardo bisedimesh politike në
mes të serbis dhe Repuplikës se Kosovës. Rrespektivisht shefja e diplomacisë evropiane,
Catherine Ashton, pati takime me
kryeministrin Hashim Thaçin dhe ja bëri të qart se dialogu politik me serbin
duhet te fillon dhe i presin “vendime të vështira”? Gjithashtu, paralajmërohet, se dialogu do të jet
i nivelit të lartë të përfaqësimit politik, nga palët negociatore. Ndërsa, ju
tha se lehtësues–ndërmjetësues nga BE-ja
do të jetë vetë shefja e diplomacisë evropiane, dhe nga SHBA-të sekretarja
amerikane e shtetit Hillari Klinton. U tha se nga ky dialog patjetër do të del
një marrëveshje e cila nuk do ta kënaq asnjërën nga palët bashkëbiseduese, ku
padyshim se do te imponohen vendime.
Nga
politikanët tanë në pushtet thuhet se padyshim
dialog politik me serbin do të kemi, se nuk do të lëvizin nga Plani Ahtisarit dhe Kushtetuta, atehere pse
vall po pranohet hyrja në keto bisedime politike me serbin kur disa here apo
shum qart dhe konkret jan betuar lideret shtetror se kurr nuk do te ket
bisedime politike me serbin pas shpalljës
pavarsisë se Kosoves. Ku po mbetet fjala puplike e dhën para qytatarve!
Nga
qfardo bisedime politike me Serbinë,Repuplika e Kosovës nën presion nderkombëtar
siq jemi mesuar ta shofim nga e kaluara e afert, padyshim se do të kemi si
rezulltat kompromis të dhimbshëm, sepse nga vet fakti që imponohen keto
bisedime politike nenkuptohet edhe shkelje të propjektit nderkombetar Ahtisari
dhe Kushtetuten si akti me i lart politik i Shtetit të Kosoves.
Pse, dhe
qka po ndodh me Klasën ton institucionale, pra ata po lekundën kohpaskohe dhe
nuk po ju përmbahen premtimeve dhe obligimeve politike dhe nacionale që buroin
nga Kushtetuta. Defanziva politike në fushen diplomatike dhe institucionale në mos
permbushjen e pergjegjesive ligjore dhe kushtetuse që dalin nga institucjoni i
votës se lir dhe demokratike, na sjell ne pozitat e tilla ndonihere qesharake-komike.
Pra,duke ju nenshtruar presioneve nderkombetare për ta kthyr rroten e histories
nga e para? Sigurisht rezultati i këtyre bisedimeve të imponuara nga miqet tan
nderkombetare po kerkohet të nënshkruhet ndonjë marrëveshje që shkon në interesin
e shetit seb pa e paragjykuar sakt se deri në qmas apo limit mund të jan lëshimet nga pala e Kosovës karrshi interesave serbe.
Lëshimet
akrobatike të viteve të fundit në dobi te avancimeve diplomatike për serbin,
kryesisht nga qendrat e vendosjes ndërkombetare, duke shkaktuar presion
vazhdues të institucjonet tona Shtetrore, nën plafin se Kosova dhe Serbia duhet
t’i normalizojnë marrëdhëniet për të filluar integrimin me Evropën, dhe nën firmen
e përfundimit te konflikteve me serbin, drejt procesit të integrimit të të gjitha
vendeve rajonale, paraqet rast të veqant apo nonsens në diplomacin
nderkombetare.
Ndihmësekretari
i Departamentit Amerikan të Shtetit, Philip Gordon ka deklaruar se SHBA-ja përkrah
gatishmërinë e qeverisë në Beograd për vazhdim të dialogut me Prishtinën në nivel
të lartë politik dhe ka vlerësuar se marrëdhëniet me Kosovën janë kyçe për
eurointegrimet e Serbisë, pra zyrtaret amerikan nuk e fshehin qellimin e ketyre
bisedimeve.Shpesh,
folët se Kosova i ka vijat e kuqe në bisedimet e ardhshme politike me Serbinë,
se çështjet e brendshme të Kosovës nuk do të diskutohen me asnjë shtet tjetër
dhe aq më pak me Serbinë, na mbetet të shpresoim në keto premtime?
Vertet
Kosova është një vend i pavarur që nga 17 shkurti i vitit 2008, dhe fundi i
pavarësisë së mbikëqyrur është një moment historik për Kosovën. Se Kosova tani
ka mundësinë ligjore dhe kushetuse që vërtet në menyrë autonome të shprehë misionin
e saj për të ardhmen e vetë, pa nderhyrje dhe interferime nga jasht ndoshta për
heren e par pas shpalljes së pavarsis. Tani zhurma që po bahet për qfardo
dialogu politik me serbin po na sjell paqartesi se qka po na përgaditët në prapaskena?