E shtune, 27.04.2024, 06:21 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Halil Gashi: Ambasadorit Wisner i ndahet çmimi ''Hasan Prishtina''

E hene, 17.09.2012, 06:38 PM


Ambasadorit Wisner  i ndahet çmimi ''Hasan Prishtina''

Pa pasur paqë në Kosovë nuk ka paqë në Ballkan e as në Evropë

Nga Halil Gashi

Kur kam pranuar svidën për tu angazhuar ne zgjedhjen e Statusit për  Kosovën  se bashku me  Presidentin Ahtisari , ambasadoret Ishinger dhe Rohan kam patur gjithëherë në mëndje  angazhimin e popullit tuaj  ndër shekuj dhe më shumë breza  për Pavarësinë e juaj .Unë u jam mirënjohës për nderin që po ma bëni më ndarjën e ketij çmimi  më të cilin ju më parë nderuat edhe Presidentin Klinton dhe përsonalitete te tjera të shquara të SHBA-së dhe vëndeve të tjera.. Kështu është shpreh mbrëmë në ceremoninë e rastit të ndarjës se çmimit  „Hasan Prishtina „ nga „Shoqata për kthimin e shqiptarve të shpërngulur nga trevat e tyreambasadori Wisner  „ku merrnin pjesë , Kryeministri Thaqi, zv. Kryeministri Kuqi , delegacione te komunave nga mbarë trevat etnike dhe mysafirë të tjerë të qmuar.

Pejë, shtator

N?ë ambientet e hotelit Dukagjini në Pejë, në një ceremoni rasti  „ Shoqata për kthimin e shqiptarve të shpërngulur nga trevat e tyre „ fundaven qe shkoi  i ndau çmimin „ „Hasan Prishtina“ambasadorit Wisner  duke falenderuar kështu për kontributin e madhë të tijë  dhe mbeshtetjës se fuqishme popullit të Kosovës në rrugëtimin e tyre të drejtë për liri dhe pavarësi.

Duke falenderuar ambasadorin Wisner per kontributin e tijë si dhe duke falenderuar për pjesmarrjën e kryeministrit  Thaqi dhe bashkëpuntorve të tjërë  në kte cermoni solemne,  kryetari i komunës se Pejës  Ali Berisha  tha se Lakmia e madhe e të tjerve për keto toka tona , për pasuritë tona, kanë berë që të jemi në vazhdimësi në shenjestër të pushtuesve të shumtë dhe të egër të cilët tentuan të na zhbijnë nga vëndi i ynë i shënjtë. Edhe përkundër vrasjeve, tmerreve të shumta , egzodeve , megjithëatë pushtuesit tanë nuk arrijtën të na zhbijnë nga vatrat tona . Në kte rrugëtim të lirisë dhe pavarësisë tonë ranë shumë bijë e bija të  ketij populli, falë luftës tonë ndër shekujj gjakut të atyre që ranë  , falë miqve tanë ,ne sot jemi të lirë ka thënë nder të tjara  fjalën e tijë  përshendetëse kryetari Berisha.

Kryeministri Hashim Thaqi në kte ceremoni rasti ka falenderuar të gjithë ata që ndihmuan permbarimin e mbikqyrjës se Pavarësisë se Kosovës dhe në veqanti popullin e Kosovcës për kontributin  e tyre që mbikqyrja e Pavarësisë se Kosovës të përmbyllet më sukses. Kjo, përmbyllje është vlersim i lartë i SHBA-ve , NATO-së dhe BE-së për Kosovën , është vlersim i lartë i Presidentit Obama dhe i Presidentit Klinton i cili ne mesazhin e tijë të ngrohtë derguar popullit të Kosovës i cili tha se SHBA-të do të jenë pergjithmonë me Kosovën . Kryeministri Thaqi qmoi lartë përsonalitetin e Ambasadorit Wisner i cili vlersi drejtë  të drejtën e popullit të Kosovës  për liri dhe pavarësi. Ai më pas kujtoi edhe fillimine vitit 2008 dhe takimin më z. Wisner dhe amabasadorin Hollbruk pas mbeledhjës se Këshillit të sigurimit, Thaqi tha se ne kishimprit 100 vite pë rtë shpall pavarësinë dhe pikrisht në kte takim ambasadoret Wisnër dhe Holbruk më mbeshtetën fuqishëm për marrjën e vendimit për shpalljën e PAVARËSISË SE Kosovës , madje se bashku më ta caktuam edhe datën 17 shkurt , kujtoi më kte rast kryeministri Thaqi.

Ju zotohemi zoti ambasador se ju nuk do të zhgenjehëni në Kosovën shtet te lire dhe të pa varur , ngase Kosova do të rrugëtoj fuqishëm drejt  NATO-së dhe BE-së  në marrëdhënie të shkëlqyera përjetësisht më SHBA-të  është zotuar kryeministri Thaqi.

Pasiqë falenderoi për nderin e bërë më rastin e ndarjës së këtij çmimi ambasadori Wisner tha se kur kam pranuar svidën për tu angazhuar për të propozuar një zgjidhje për Statusin e Kosovës  se bashku me  Presidentin Ahtisari , ambasadoret Ishinger dhe Rohan kam patur gjithëherë në mëndje  angazhimin e popullit tuaj  ndër shekuj dhe më shumë breza  për Pavarësinë e juaj. Unë e kam kuptuar se pa pasur paqe në Kosovë nuk ka paqe në Ballkan dhe pa paqë në Ballkan nuk ka paqë në Evropë.

Unë qëndroj sot këtu para jush para një vendi që është i pavarur kemi festuar se bashku ketë rrugëtim të juajin të rëndesishëm  por puna jonë nuk është kryer ,ashtu sikurse nuk ka përfunduar edhe puna juaj, ne do të mbesimë të angazhuar në rrugëtim e juaj të mëtejmë që të jemi krenar për shtetin e juaj në respektin që shtetet tjera ju kanë njohur të cilat nuk i keni zhgenjyer anipse jeni përballë më shumë sfida.

Jemi krenar që SHBA-të ,Anglia ,Gjermania dhe Franca ju kanë qëndruar pranë ashtu edhe NATO dhe ushtarët Amerikan si dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtar.

Ambasadorin Wisner më pas ka kujtuar se shteti i Kosovës ende para vete ka sfida të shumta sikurse që është e domosdoshme rritja e numrit të njohjeve për tu antarsuar sa më parë Kosova në organizatat ndërkombëtare, për përmirësimin e marrëdhenieve më Serbin përmes dialogut të cilin SHBA-të e mbështesinë dhe besojmë se Serbia duhet të pranoj realitetin e ri në Kosovë.  Si sfid tjetër ambasadori Wisner e përmend edhe veriun e Kosovës ku duhet te shtrihet autoriteti i juaj në të gjithë Kosovën ka thënë Wisner si dhe ka insistuar në shurjen e institucioneve paralele serbe  por ka kujtuar se kjo duhet të bëhët përmes dialogut duke prodhuar marrëveshje të qëndrueshme.

Ai ,ka thënë se NATO do të qëndroj në Kosovë më trupat dhe pajisjët e saj.Kosova dhe Serbia duhet të kuptojnë se duhet të mësohen të jetojnë më njeri-tjetrin për ketë do ta keni përkrahjen tonë por edhe ju duhet të keni koncenzus kombëtar ka thënë ambasadori Wisner. Ai më pas ka shtuar se Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik të këtij rajoni të pasur dhe pasuritë që i  keni duhet vuar në funksion të ndërtimit të ekonomisë së Kosovës duke implementuar ligjin, duke luftuar kriminalitetin dhe korrupsionin. Ju duhet të ndërtoni një shoqëri demokratike me institucione të qëndrueshme duke respektuar të drejtat e minoriteteve, lirinë e mediave si dhe të jeni të angazhuar për paqë dhe stabilitet në rajon ka thënë ambasadori Wisner.

Duke ia dorëzuar çmimin Hasan Prishtina , kryetari i shoqatës për kthimin e shqiptarëve të shprëngulur nga Kosova  Jahja LLuka  tha se më këtë 22vjetor të kësaj Shoqate ju ndajmë këtë çmim si mikut tonë të madh i cili na ndihmoj fuqishëm në rrugën tonë për liri dhe pavarsi .Qmimi Hasan Prishtina ju ka ndarë deri me tani shume personaliteteve si Presidentit Amerikan Bill Klinton , Kryeministrit Toni Bler , sekretares se shtetit Amerikan Meldin Olbrajt, komandantit te forcave te NAT-os Vesli Klark si dhe  Familjeve  Jasharaj dhe Haradinaj.

Gjatë qëndrimit në Pejë,  Ambasadori Wisner  se bashku me shumë qytetar pejanë mbremë ka ndezur qirinjë në sheshin, Shkëlzen Haradinaj, në shenjë nderimi për viktimat e 11 shtatorit, që humbën jetën gjatë sulmeve terroriste në New York.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora