E premte, 26.04.2024, 03:08 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gëzim Llojdia: Aristidh Ruci - asnjë këmbanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit të pavarësisë

E merkure, 05.09.2012, 06:02 PM


100 vjetori i Pavarësisë

ARISTIDH RUCI - ASNJË KËMBANË NUK LAJMËROI SHTEGTIMIN E FIRMËTARIT TE PAVARESISE

NGA GËZIM LLOJDIA

1. Jeta e Aristidh Rucit

Për figurën e një prej firmëtarëve të Kuvendit historik të Vlorës Aristidh Rruci,  "mendje e Vlorës” kështu citohet në një botim ka pak të dhëna historike si  edhe dokumente, faksimile.

Aristidh Rruci,  "mendje e Vlorës", shkruan Etien Dilo në dy botime që ka lënë pas. Emri i Aristidh Rucit është i lidhur me përpjekjet per hapjen e shkollave të para shqipe qe nga fundi i shekullit X1X me luftën për pavarësi,  armatosjen e luftëtareve të lirisë,  me shpalljen e Pavarësisë,  ngritjen e administratës shqiptare,  me Epopenë e Vlorës,  me luftën e paprere për një Shqipëri të lire,  të pavarur,  demokratike; shkurt, që shpirt nga shpirt i shqiptarizmit...thotë.

Duke cituar këtë autor Etien Dilo , ka shkruar disa artikuj studimore në shtypin brenda e jashtë vendit si dhe është autor i disa librave. Ky autor na shtjellon historinë e firmëtarit A.Rruci.

Lindi ne Sheper të Zagorise,  me 11 Mars 1875. Pasi kreu (mësimet e para)mejtepin ne vendlindje, ndoq rimesimet ne gjimnazin"Zosimea" të Janinës. Në vitet 1896-1898 shkoi ne Stamboll ku punoi ne një dyqan qe tregtonte lende ndërtimi. Me 1899-1904 qëndroi ne Janine duke punuar ne tregun e drithit. Pas këtij viti vjen ne Picar të Vlorës,  ne ciflikun e Haxhi Muhametit si ekonomat. Në vitin 1906 e deri ne fund të jetës se tij u vendos ne qytetin e Vlorës dhe u muarr me tregti thotë E. Dilo.

2.Aktiviteti atdhëtar

Diloa na thotë se Aristidh Ruci,  miku i ngushte i Ilia Dilo Sheperit,  i cili ka qenë edhe inspektor arsimi ne Vlore,  ka zhvilluar një veprimtari to gjere kombëtare. Ishte anëtar i klubit "Labëria" të Vlorës; me 1908,  financoi blerje armesh për çetat patriotike dhe përhapjen e mësimit të gjuhës Shqipe. Midis të dhënave të tjera me interes janë se në korrik 1911 ishte anëtar i komisionit të organizimit të Kuvendit të Drashovicës,  në përkrahje të Memorandumit të Gerces. Shkoi ne Itali se bashku me atdhetare të tjerë vlonjate dhe u takuan me Ismail Qemalin dhe biseduan për organizimin e Lëvizjes Kombëtare. Kishte korrespondence me Cajupin,   Jani Vruhon e Sotir Kolen. Në vitn e ngritjes s flamurit në  1912 emri i Aristidh Rucit si përfaqësues i Vlorës shënohet ne Kuvendin Kombëtar të Shpalljes se Pavarësisë dhe ngritjen e Flamurit.

Në vitet e qeverise së Vlorës,  zhvilloi një veprimtari të gjere ne mbështetje të saj për zgjidhjen e problemeve ekonom.ike e financiare. Ndihmoi ne ngritjen e administrates ne Fier,  Vlore,  Tepelene,  Gjirokastër e Delvine. Në vitet 1918-1920 u përfshi në një veprimtari të gjere kombëtare,  kundër pushtuesve italiane.  Ishte anëtar i komisionit të organizimit të demonstratës anti-italiane me rastin e 28 Nëntorit 1919,  tek Xhamia e Tabakeve. Së bashku me atdhetare të tjerë si Osman Haxhiu,  Beqir Sulo,  Ymer Radhima e Abaz Mezini dërguan letër Qeverise se Perkohshme to Durresit ku protestuan për qëndrimin shtypës të pushtuesve italiane ndaj popullit të Vlorës. (AQSh. Fondi. DPB,  dosja nr. 48 origjinal). Mori pjese ne luftcn e Vlores,  1920,  kundër pushtuesve. Ne zjarrin e kësaj lufte,  u krijua shoqëria patriotike "Perlindja Kombëtare",  ku komisioni ngarkoi Aristidh Rucin dhe disa atdhetare të tjerë për hartimin e rregullores se saj.(AQSH,  fondi 518,  dok. nr. 640026).

Komiteti"Mbrojtja Kombëtare"e ngarkoi për të shoqëruar bandën muzikore të Federatës "Vatra" nga SHBA  dhe Komisionin e Kryqit të Kuq Amerikan ne frontin e luftës.Në vitet 1920-1924 u përfshi ne lëvizjen demokratike të vendit,  ne federatën "Atdheu" dhe shoqërinë "Bashkimi". Një rol të veçante lozi ne krahinën e Himarës dhe të Gjirokastrës. Bashkëpunoi me atdhetaret vlonjate: Osman Haxhiu,  Ali Asllani,  Qazirn Kokoshi,  Murat Terbaci,  Abaz Mezuni,  Ibrahim Abdulai dhe Dorn Mark Vasa.

Ndihrnoi kishën Autoqefale Shqiptare dhe Visarion Xhuvanin. Në vitet 1921-1939 ka qene edhe anëtar i Këshillit Administrativ të  Bashkime së  Vlorës. Krahas tregtisë qe kishte ne Vlore,  ishte edhe sipërmarrës ne fabrikën e duhanit ne Durrës.

Në vitin 1937 u zgjodh anëtar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare.

Në gazetën"Jeta e re",  me 5 Gusht 1938  sipas të dhënave që ka E.D shkruhet : "Veçanërisht urojme mikun tone z. Aristidh Ruci,  i cili është një atdhetar i provuar e nje inteligjence e gjere e Vlorës sonë..." Ne prill të vitit 1939,  se bashku me Ali Asllanin,  kryetar Bashkie dhe mjeket Vasil Dhimitri e Pavlo Pavli krijuan Degën e Kryqit të Kuq për Vlorën. Gjate Luftës se Dyte Botërore,  si antifashist,  arrestohet dhe internohet nga pushtuesit italiane ne Itali...." (Muzeu historik i Vlorës).

3.Retushim i  dokumentit të Pavarësisë

Për dokumentin kryesor të firmosur në Vlorë në ditën e ngritjes së flamurit mbetet mister se ku mund të ketë përfunduar ky akt madhor, ndërsa disponohet ende kopja  e tij.

Fotokopje e dokumentit të Shpalljes se Pavarësisë Kombëtare nga Kuvendi i Vlorës me 28 Mentor 1912,  qe gjendej ne sendugin e librave të Aristidh Rucit.

Firma A. Rruci lexohet qarte (kthimi rrlr,  i rr-se se forte ne r të bute,  është veçori e të folmes qytetare).

Në dokumentin që u botua  dhe që njihej në 50 vitet shkuara mbeti enigmë se përse u hoqën firmëtarët dhe u vendosën fotografit. E.Dilo na sjell këtë të dhënë interesante  Ne foto Aristidh Ruci është ne të majte,  ne rreshtin e dyte,  fare pranë Ismail Oemalit

"Me 28 Nëntor 1912,  pas Shpalljes se Pavaresise,  I. Qemali me shoke dhe populli mbrapa,  shkuan ne xhami dhe në kishën kryesore to qytetit të dëgjonin lutjet fetare,  udhëhequr nga klerikë shqiptare.Edhe ne xhami e kishe u duken të ngrihen dhe të valojnë dy Flamure të Shqipërisë. Gjithnjë sipas dokumenteve të elbasanasit Lef Nosi,  këta të dy flamure u gjenden ne shtëpitë e Zotrinjve Aristidh Ruci e Eqrem Vlore" (Adem Hodo,  Rev. "Koha e Jone",  f. 9,  Nr.10-11-12,  vjeti XII,  tetor-dhjetor 1973).

Letërkëmbimi i Aristidh Rucit me Ilia Dilo Sheperin na sillte 28 Nëntorin e 1912-s; Aristidhi i shkruante nga Vlora për ato çaste historike që kalonte vendi,  për miqësinë me I. Qemalin. Kur ishte hartuar Deklarata e Pavarësisë,  i kishte bere këtë vërejtje: "Nuk është aq entuziaste siç janë Deklaratat e Pavarësisë të shteteve të tjera." Krahasonte Deklaratat e Austrise,  Italise,  Gregise... dhe i dukej se Deklarates sone i mungonte ajo flake entuziazmi. I. Qemali e kishte bindur se, " dhe ashtu si eshte hartuar,  e mire qe; shmangte kundërshtime e pasta ftohje të disave". Ne letërkëmbimet qe kane patur,  rrihnin të tilla mendime: "Shqipëria i përballoi rreziqet e moteve. U be një gjysme Shqipëri. Nuk u. be dot Shqipëria e plote. Shqiptari rnbeti shqiptar ne gjak,  ne gjuhe,  ne zakone e ne vese. Mbetej për t'u forcuar ndjenja kombëtare. "Dobiçet e kombit" (shprehie e Volterit kjo),  kështu quanin ata qe s'merakoseshin për fatet e atdheut,  ende i ndare e i përçare ne fise e krahina."(Zbardhur nga një incizimi,  bashkëbisedim me Q.Dilon,  se letërkëmbimi është djegur se bashku me bibliotekën e Ilia Dilo Sheperit).

Nga dokument dhe ngjarjet e tjera to rëndësishme veçojmë:

"Ne shtatorin e 1914-s Vlore iu shtrua rebeleve,  qeverise qe e kryesonte Mustafa Ndroqi. Burrat e mençur të Vlorës gjykuan se duheshin lejuar të hynin ne qytet. Te veprohej ndryshe,  sa gjak shqiptaresh do te derdhej! Rebelet do to linin Vlorën,  do të mërziteshin. Dhe,  pa u rnbushur muaji,  e lanë. Ne këto pune plot mend e urtësi,  peshonte shume fjala e Aristidh Rucit,  prandaj mund të dëgjosh edhe sot nga vlonjate to moshuar: "Burrë me të zgjuar Vlora nuk ka patur". "Aristidh Ruci ishte shpirti i Epopesë të  Vlorës" (gazeta "Patrioti" me rastin e 80-vjetorit të Pavarësisë). Aristidh Rruci qe nje prijës se kishte pasojës; nuk kërkoi të vihej ndonjëherë ne krye,  po populli e desh ne krye:

Ishte mik me koke i shume burra të njojtur vlonjate. Kush nuk e njihte ne Vlore e ne Gjirokastër.  Pjesëtar aktiv ne Shpalljen e Pavarësisë. Lufta e Vlorës serish e ngriti. "Organizator dhe shpirt i asaj Epopeje. Punonte brenda ne Vlore për kryengritjen. Erdhi çasti të dilte jashtë Vlorës,  të bashkohesh me luftëtaret,  po i kërkuan të qëndronte atje,  brenda ne qytet,  se atje kishte me shume nevoje për te. Sa i respektuar ishte për veprimtarinë e tij gjate luftës,  po aq mbeti i respektuar ne popull pas luftës. Nuk pranoi asnjë pozite të larte qe iu afrua.

4. Asnjë kambanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit.

Fjalë dhimbje gjegjen në kohë mortesh. Asnjë kambanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit. 1950. Atdhetari i madh A.Rruci ikën nga jeta.Zë fill shtegtimi qiellor. Veç njerëzit e tij me dhembje to thelle e pa zë,  vajtuan ne Sheper. Shtypi i emigracionit politik shkroi:"Vdiq ne Vlore,  me 11 prill 1950,  Aristidh Ruci,  anëtar i Komitetit Qarkor i Ballit Kombëtar për Vlorën."

"E kishin burgosur si tregtar. E vetmja kërkesë e tij, "te  më coni tek shokët e mij,  të denuarit politike." (Gazeta "Flamuri",  maj 1950)

"Rrucajt,  shkruan Jani Dilo,  ishin të fjalës,  të ndershëm dhe burra me të gjithë kuptimin e fjalës. Aristidhi nuk kishte shok as ne Vlore,  as ne Shqipëri,  aq ishte i mençur dhe i urte. Do te na shërbenin shume,  po t'i kishim deri mbas çlirimit të vendit. Vdekja e tyre është një dacke e re për fatin tone të keq"(11 maj 1951). Aristidhi,  i ndershëm si Aristidhi,  "koka"e Vlorës,  mendja..., 'Pashai i ortodokseve". ("Patrioti",  Nr. 21,  nentor 1992).



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora