| E merkure, 05.09.2012, 06:02 PM |
100
vjetori i Pavarësisë
ARISTIDH RUCI - ASNJË KËMBANË NUK LAJMËROI SHTEGTIMIN E FIRMËTARIT TE PAVARESISE
NGA GËZIM LLOJDIA
1. Jeta e Aristidh Rucit
Për figurën
e një prej firmëtarëve të Kuvendit historik të Vlorës Aristidh Rruci, "mendje e Vlorës” kështu citohet në një
botim ka pak të dhëna historike si edhe
dokumente, faksimile.
Aristidh
Rruci, "mendje e Vlorës", shkruan
Etien Dilo në dy botime që ka lënë pas. Emri i Aristidh Rucit është i lidhur me
përpjekjet per hapjen e shkollave të para shqipe qe nga fundi i shekullit X1X
me luftën për pavarësi, armatosjen e
luftëtareve të lirisë, me shpalljen e
Pavarësisë, ngritjen e administratës
shqiptare, me Epopenë e Vlorës, me luftën e paprere për një Shqipëri të lire, të pavarur, demokratike; shkurt, që shpirt nga shpirt i
shqiptarizmit...thotë.
Duke
cituar këtë autor Etien Dilo , ka shkruar disa artikuj studimore në shtypin
brenda e jashtë vendit si dhe është autor i disa librave. Ky autor na shtjellon
historinë e firmëtarit A.Rruci.
Lindi ne Sheper të Zagorise, me 11 Mars 1875. Pasi kreu (mësimet e para)mejtepin ne vendlindje, ndoq rimesimet ne gjimnazin"Zosimea" të Janinës. Në vitet 1896-1898 shkoi ne Stamboll ku punoi ne një dyqan qe tregtonte lende ndërtimi. Me 1899-1904 qëndroi ne Janine duke punuar ne tregun e drithit. Pas këtij viti vjen ne Picar të Vlorës, ne ciflikun e Haxhi Muhametit si ekonomat. Në vitin 1906 e deri ne fund të jetës se tij u vendos ne qytetin e Vlorës dhe u muarr me tregti thotë E. Dilo.
2.Aktiviteti
atdhëtar
Diloa na
thotë se Aristidh Ruci, miku i ngushte i
Ilia Dilo Sheperit, i cili ka qenë edhe
inspektor arsimi ne
Në vitet
e qeverise së Vlorës, zhvilloi një
veprimtari të gjere ne mbështetje të saj për zgjidhjen e problemeve ekonom.ike
e financiare. Ndihmoi ne ngritjen e administrates ne Fier,
Komiteti"Mbrojtja
Kombëtare"e ngarkoi për të shoqëruar bandën muzikore të Federatës
"Vatra" nga SHBA dhe
Komisionin e Kryqit të Kuq Amerikan ne frontin e luftës.Në vitet 1920-1924 u
përfshi ne lëvizjen demokratike të vendit, ne federatën "Atdheu" dhe shoqërinë
"Bashkimi". Një rol të veçante lozi ne krahinën e Himarës dhe të
Gjirokastrës. Bashkëpunoi me atdhetaret vlonjate: Osman Haxhiu, Ali Asllani, Qazirn Kokoshi, Murat Terbaci, Abaz Mezuni, Ibrahim Abdulai dhe Dorn Mark Vasa.
Ndihrnoi
kishën Autoqefale Shqiptare dhe Visarion Xhuvanin. Në vitet 1921-1939 ka qene
edhe anëtar i Këshillit Administrativ të
Bashkime së Vlorës. Krahas
tregtisë qe kishte ne
Në vitin
1937 u zgjodh anëtar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare.
Në gazetën"Jeta e re", me 5 Gusht 1938 sipas të dhënave që ka E.D shkruhet : "Veçanërisht urojme mikun tone z. Aristidh Ruci, i cili është një atdhetar i provuar e nje inteligjence e gjere e Vlorës sonë..." Ne prill të vitit 1939, se bashku me Ali Asllanin, kryetar Bashkie dhe mjeket Vasil Dhimitri e Pavlo Pavli krijuan Degën e Kryqit të Kuq për Vlorën. Gjate Luftës se Dyte Botërore, si antifashist, arrestohet dhe internohet nga pushtuesit italiane ne Itali...." (Muzeu historik i Vlorës).
3.Retushim
i dokumentit të Pavarësisë
Për
dokumentin kryesor të firmosur në Vlorë në ditën e ngritjes së flamurit mbetet
mister se ku mund të ketë përfunduar ky akt madhor, ndërsa disponohet ende
kopja e tij.
Fotokopje
e dokumentit të Shpalljes se Pavarësisë Kombëtare nga Kuvendi i Vlorës me 28
Firma A.
Rruci lexohet qarte (kthimi rrlr, i
rr-se se forte ne r të bute, është
veçori e të folmes qytetare).
Në
dokumentin që u botua dhe që njihej në
50 vitet shkuara mbeti enigmë se përse u hoqën firmëtarët dhe u vendosën
fotografit. E.Dilo na sjell këtë të dhënë interesante Ne foto Aristidh Ruci është ne të majte, ne rreshtin e dyte, fare pranë Ismail Oemalit
"Me
28 Nëntor 1912, pas Shpalljes se
Pavaresise, I. Qemali me shoke dhe
populli mbrapa, shkuan ne xhami dhe në
kishën kryesore to qytetit të dëgjonin lutjet fetare, udhëhequr nga klerikë shqiptare.Edhe ne xhami
e kishe u duken të ngrihen dhe të valojnë dy Flamure të Shqipërisë. Gjithnjë
sipas dokumenteve të elbasanasit Lef Nosi, këta të dy flamure u gjenden ne shtëpitë e
Zotrinjve Aristidh Ruci e Eqrem
Letërkëmbimi
i Aristidh Rucit me Ilia Dilo Sheperin na sillte 28 Nëntorin e 1912-s;
Aristidhi i shkruante nga Vlora për ato çaste historike që kalonte vendi, për miqësinë me I. Qemalin. Kur ishte hartuar
Deklarata e Pavarësisë, i kishte bere
këtë vërejtje: "Nuk është aq entuziaste siç janë Deklaratat e Pavarësisë
të shteteve të tjera." Krahasonte Deklaratat e Austrise, Italise, Gregise... dhe i dukej se Deklarates sone i
mungonte ajo flake entuziazmi. I. Qemali e kishte bindur se, " dhe ashtu
si eshte hartuar, e mire qe; shmangte
kundërshtime e pasta ftohje të disave". Ne letërkëmbimet qe kane patur, rrihnin të tilla mendime: "Shqipëria i
përballoi rreziqet e moteve. U be një gjysme Shqipëri. Nuk u. be dot Shqipëria
e plote. Shqiptari rnbeti shqiptar ne gjak, ne gjuhe, ne zakone e ne vese. Mbetej për t'u forcuar
ndjenja kombëtare. "Dobiçet e kombit" (shprehie e Volterit kjo), kështu quanin ata qe s'merakoseshin për fatet
e atdheut, ende i ndare e i përçare ne
fise e krahina."(Zbardhur nga një incizimi, bashkëbisedim me Q.Dilon, se letërkëmbimi është djegur se bashku me
bibliotekën e Ilia Dilo Sheperit).
Nga
dokument dhe ngjarjet e tjera to rëndësishme veçojmë:
"Ne
shtatorin e 1914-s
Ishte mik
me koke i shume burra të njojtur vlonjate.
4. Asnjë
kambanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit.
Fjalë
dhimbje gjegjen në kohë mortesh. Asnjë kambanë nuk lajmëroi shtegtimin e
firmëtarit. 1950. Atdhetari i madh A.Rruci ikën nga jeta.Zë fill shtegtimi
qiellor. Veç njerëzit e tij me dhembje to thelle e pa zë, vajtuan ne Sheper. Shtypi i emigracionit
politik shkroi:"Vdiq ne
"E
kishin burgosur si tregtar. E vetmja kërkesë e tij, "te më coni tek shokët e mij, të denuarit politike." (Gazeta
"Flamuri", maj 1950)
"Rrucajt,
shkruan Jani Dilo, ishin të fjalës, të ndershëm dhe burra me të gjithë kuptimin e
fjalës. Aristidhi nuk kishte shok as ne