E shtune, 27.04.2024, 12:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Julia Gjika: Vargje kushtuar Poetit Ali Podrimja

E diele, 22.07.2012, 08:22 AM


VETEM PARA VETVEHTES
 
Po luan me lojën e vdekjes,
në një nga ditët e korrikut,
kur globi mezi po duron zjarrminë e shpirtit .
Ishe nisur drejt malit, në valle me vdekjen,
duke kërkuar majën,  të flisje me  erërat,
që krenari I dhanë ballit tënd,
qysh kur të përkundte në djep nëna.
I vetëm para vetvehtes,
po luan  lojën e vdekjes.
Dëgjon fjalë të reja, që nuk ua di kuptimin.
Në vendlindje,
ora e murrit në odën e burrave ka ndalur akrepat.
Tash sa ditë mes miqsh është nderë tmeri i ndarjes.
Ti je nisur, e more vdekjen në krah,
pa ta bërë syri tër  o Ali Podrimja!
Ti u nise,
për t’u bashkuar me ata që të kanë munguar gjatë.
Ju ike tinëz  atyre që kishe përreth,
Duke lënë pas kujtimin e paharuar
Të  Poetit, që s’vdes.
 
Julia Gjika
Korrik, 21, 2012



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora