E premte, 26.04.2024, 09:33 PM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: Një përgjigje e vonuar (II)

E shtune, 21.07.2012, 05:23 PM


Rrethë temes ''E ardhmja e rinisë muslimane në një botë të globalizuar''

Nga Krist Gjinaj

Në fakt, nuk ka nevojë të jesh historian, për ta parë gabimin e Ajni Sinanit i cili shkruan se:

"Populli ynë ishte përballur me rrezikun e asgjësimit fizik. Sundimi i serbëve, bullgarëve, grekëve e popujve tjerë, e kishte bërë popullatën tonë të vuante dhe të ishte e dëshpëruar. Për rrjedhojë një numër jo i vogël i tyre do të asimilohej në serbë, grekë e të tjerë. Kjo ngase feja dhe kisha e njëjtë me serbët dhe grekët e kishte mundësuar dhe lehtësuar këtë asimilim. "

Asimilimi është i llojit të ndryshem , pra asimilimi nenkupton dukuri të ndryshme.Nuk njifen asimilime aq të medha siq i shkran autori i mësiperm , dhe se per nderprerjen e ketyre asimilimeve do të ndikonte feja islame dhe turko-osmanet të cilet-sipas autorit ndihmuan per nderprerjen e asimilimit, por duke harruar ne fakt, asimilimi totalitar u krye nga vetë islami dhe sundimi osman shekullore.Të asimilosh njeriun do të thotë të i ndalosh gjuhen , fen , traditen dhe të e shenderrosh nga ai qe ishte e të behet ai qe as vetë se din se nga është ,kush ishte dhe kush është.Gje e tillë ndodhi te shqiptaret të cilet u asimiluan nga shqiptar dhe mbeten me shumë tyrq sesa shqiptarë. Ndrrimi i fes beri që të ndrrohen edhe identiteti personal i njerezve e sidomos identiteti fetar, e e terë kjo e percjellur me dhunë fizike, psiqike, ekonomike dhe shumë dukuri të tjera.Në kohen paraosmane, nuk ka aq shumë dukuri të tilla, sepse para ardhjes se islamit dhe osmaneve poplli shqiptar e kishte besimin e krishter ne numer të madhe e sidomos atë katolik, e keëtu numerojm 1400 vite pas krishterimit ku shqiptaret nuk u benë as serb, grek e as bullgar.Ne bashkpunimin ser-grek e turk, asimilimi do të fillon shumë vonë sidomos ne ato zona ku nga osmanlinjet ishte arritur marrvehsja me serbet , greket  e malazezet që tokat shqiptare të i lëshohen këtyre dhe se këta (shqiptaret) të obligohen që të pranojnë sistemin serb,grek e malazez ne trojet e tyre, dihet se kjo ndodhi edhe në kohen e Pashallakut të Beogradit  qe nga vitet 1800 e deri ne vitin 1875, por edhe pas trysnis së Rusis Cariste mbi Perandorin Osmane qe të ndahet harta e shqiptarve e cila ne atë kohë vlersohej si pronë e perandoris osmane.

Dihet krejt mirë se Pashallëku i Beogradit gjatë sundimit Osman ka qenë njësi administrative ushtarake e Sulltanit.

Qysh ne ë vitet 1800 ka filluar clirimi i kësaj hapësire dhe ka vazhduar deri më 1875 me c´rast janë cliruar dhe pastruar nga raca shqiptare dhe racat tjera ballkanike me përkatësi fetare myslimane edhe 6 nahije tjera. Nga ky Pashallëk ka filluar krijimi i shtetit serb i cili që nga themelimi ka ndjekur një politikë agresive ndaj racave tjera që nuk e pranonin asimilimin,pra krejt kjo kur shqiptaret ishin nen sundimin osman dhe këtu shtrohet pytja se pse u lejua një gjë e tillë-pasi sipas autorit Ajni Sinani shqiptaret pskan fituar një llojë mbrojtje nga osmanet dhe islami.

Pastrimi racor që u muar nga nga serbet e me lejen e Sulltanit bëri që  pastrimet racore dhe fetare që bëri ky pushtet nga Lugina e Moravës (ndër ta 150.000 shqiptarë), të shprengulen masovikisht nga vatrat e tyre,e në keto raste nuk egzistonte j asnje mbrojtje e shqiptarve nga askush.

Por me vonë regjimi i dinastisë së Obrenoviqëve (1817-1903) vazhdon politiken e njëjtë dhe ja arrinë që të thirrë në jetë Principatën e Serbisë, mundesuar prapë se prapë nga Sulltani.êshtë thjeshtë e ditur se nga kjo principatë lëshohen urdhëresa të ndryshme me qëllim të vijimit të politikës së filluar dhe kështu më 1832 lëshohet urdhëresa me të cilën ndalohet qarkullimi i shqiptarëve dhe boshnjakëve në territorin e principates serbe. Kjo urdhëresë me lejen Sulltanore ii drejtohej kryesisht vendasve shqiptarë dhe boshnjak cka do të thotë se ata duheshin të paraqiteshin si serb përndryshe pasonte dënimi me 25 goditje me shkopinj, denime me të medha nuk kishte.

Por ,pas dy viteve konkretisht me 1834  po nga zyrtarët e kësaj principate lëshohet urdhëresa që ushtria e rregullt e posaformuar të i djegë fshatra nga që nuk i nënshtroheshin asimilimit,Kjo ndodhë me vetdije të Sulltanit dhe me lejne e tij sepse akoma nuk ishte formuar një principat serbe e pamvarur nga Perandoria Osmane dhe nga Sulltani.Deri ne kohen e  Paqes nëe Paris më 1856,  principata serbe  e fiton një lloj mbështetje nga fuqitë e mëdha, dhe këtë mbështetje e shfrytëzon për të larguar të gjithë shqiptarët nga qyteti i Shumadisë dhe nga Hercegovina,duke u bazuar ne faktin se këta , simbas principates serbe janë ardhacak turq të sjellur nga vendet e ndryshme islame pasi shqiptaret ishin konvertuar ne musliman dhe thuja ishin asimiluar totalisht duke harruar prejardhjen e tyre .

Knjaz Mihajli  me 2 mars te vitit 1865 nxjerrë ligjin për kolonizimin e vendeve të marra nga të ndjekurit. Ky ligj edhe fillon të zbatohet me përqendrim në Sanxhakun e Nishit dhe Pirotit. Ishte kjo koha gjatë mbajtjes së Kongresit të Berlinit dhe qëllimi ishte që të krijohen fakte për pranimin e principatës si shtet,pra qe akoma nuk ishte shtet dhe funksiononte si shtet nen umbrellen e Sulltanit.Po ashtu kemi Traktatin e Shen Stefanit i cili me 3 Mars  1878 Perandorisë Osmane i shkepuste rreth 80 për qind të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik.Traktati i Shën-Stefanit e rriti më tej terrori i ushtrive serbo-malazeze mbi shqiptarët e viseve të pushtuara prej tyre dhe shpërngulja me dhunë nga këto krahina e dhjetëra mijë familjeve shqiptare, të cilat vërshuan si muhaxhirë në krahinat e papushtuara nga ushtritë ballkanike. Vetëm në vilajetin e Kosovës endeshin rreth 100 mijë burra, gra e fëmijë, të shpërngulur nga zona e pushtimit serb. Gati 38.000 veta të dëbuar nga ushtritë ruse e bullgare qenë shpërndarë, sipas konsullit anglez Blunt, në viset e vilajetit të Manastirit. Sipas të dhënave të konsullit austro-hungarez Lipih (Lipich), mbi 26 mijë shqiptarë, të dëbuar nga zona e pushtimit malazez që  ishin vendosur në vilajetin e Shkodrës. Por numri i shqiptarëve të shpërngulur ishte më i madh, po se kemi parasysh se jo pak prej tyre mërguan në vilajetet e Selanikut, të Stambollit, të Izmirit, të Adanasë e të Sirisë.

Shqiptaret  u zemruan  kundër Traktatit të Shën Stefanit .Ky zemërim i shqiptarëve ishte i madhë kundër Perandorisë Osmane, e cila kishte nënshkruar një akt të tillë, që e dënonte me vdekje atdheun e tyre. Pra shqiptaret u tradhetuan nga Perandoria Osmane dhe nuk u perkrahen nga fuqt e Medha sepse bindeshin se ja musliman dhe ushtarë të Perandoris Osmane,begler,pashallare  , vezir etj, sepse kështu gëzonin autoritetin e tyre qe nuk ishte gjë tjeter perpos tradheti ndaj popllit të vetë.

Këto pak fakte flasin se shqiptari nuk gezonte asnjë të drejtë as gjuhsore, fetare, kombtare nen sundimin osman , e një pytje do të ja shroja Ajni Sinanit dhe shumë turkofileve si ai  se ; Pse të gjithë popujt tjerë gezonin të gjitha të drejtat nen sundimin islamo-osman e shqiptaret jo.??!!Ata u duhej të beheshin anti-shqiptar e pro-turk që të gezonin të drejtat.Kisha shqiptare e sidmos ajo katolike ishte ne mbrojtjen e bismtarve të vetë , perderisa besimtaret nga dhuna u obliguan të e braktisin kishen dhe priftin , e prapë prifti katolik ndikoj  cdo here që gjuha shqipe , kombi shqiptar, te mbijeton dhe të mos asimilohet total ne islam .Ishte kisha po ajo qe mirrej me shkrimet shqipe , ishte ajo kishë  e cila hoqi mundin me të madhë per mbijetesen e kombit shqiptar deri ne ditet e sotme.

Ndersa shkrimi i Ajni Sinanit se :

"Prandaj, ardhja e osmanlinjve në hapësirat tona padyshim ishte shpëtim për ne. Gjurmët e Islamit janë shumë më të hershme, por në kontakt me osmanlinjtë populli ynë, me kalimin e kohës, filloi të pranonte fenë e Allahut grupe-grupe. Kjo ngase osmanët nuk erdhën vetëm me ushtri, por erdhën edhe me dije, kulturë, moral e virtyte, e mbi të gjitha ata erdhën me mesazhin e fundit të Allahut – Islamin. "

Kjo tezë e shkruar bie poshtë duke u mbeshtetur ne të gjitha të dhenat dhe faktet. Së pari , islami ishte një predikim ne gjuhen arabe të cilet shqiptaret se kishin mesuar e as degjuar kurrë, ndersa krishterimi predikohej ne gjuhen shqipe.

Së dyti, ardhja e osmanlinjeve nuk ishte e mbeshtetur ne dije por vetem në dhunë, dhe se vyrtytet morale turko-islame i kemi të njohura fare mirë se ato perpos vyrtyteve shnjerzore ,vrasese,masakruese nuk janë vyrtyte tjera.Feja islame nuk kishte asnjë fletushkë të veten që mund të flitet shqip ndersa perkthimin e parë të Kuranit në gjihen shqipe e kmi pas viteve 1980 e kendej .Por, shqiptaret edhe pse ishin obliguar që me dhunë të e braktisin fen e të parve ( krishtere) ata prapë se prapë fshehurazi e mbanin besimin e tyre të vjeter, e mbanin neper shtepi sepse me ketë besimim shqiptaret kishin jetuar 15 shekuj para ardhjes se osmanve e pa islamin gezonin të drejtat e barabarta me gjithë popujt e tjerë, kishin civilizimin, diturin, durimin dhe progresivitetin ne të gjitha fushat e jetes.

Autorit Ajni Sinani dhe atyre si ai duhet të i ri-kujtoj se vershimi i osmaneve drejt tokave shqiptare dhe rreth tyre, qe ne fillimin e tij ka hasur nje rezistence te forte dhe mbarë ballkanike.Ballkanasit për tu mbrojtur nga pushtimi islamo-osman arriten te krijonin nje aleance të përbashket .Ne qershor te vitit 1389 ushtrit Ballkanik u ndeshen me osmanet ne Fushë Kosove. Ne kete beteje mbeti i vrare edhe sulltan Murati. Eshtë shumë e pabazuar teza e Ajni Sinanit dhe e shumë  neo-osmaneve tjerë ku sipas te ciles thuhet se pushtimi osman i shpetoi shqiptaret nga kercenimi serb.E verteta është krejt ndryshe dhe  mund te kuptohet lehtesisht nese mbeshtetemi tek realiteti historik i kohes.Shqiptaret luftuan perkrah serbeve dhe ballkanasve te tjere se bashku kunder osmaneve.Me keto luftra të perbashkta mund të  kuptojme se shqiptaret nuk jane ndjere te rrezikuar nga serbet,sepse po te ishin ndjere te rrezikuar do therrisnin Sulltanin per te rrafshuar serbet dhe nuk do te luftonin ne aleance me serbet kunder Sulltanit.

Perkundrazi, turiqt dhe serbet me vonë do të lidhin aleancë të përbashket kunder shqiptarve.Vlen te permendet fakti se Sulltani ne vitin 1430 e sulmoi Krujen e Gjon Kastriotit ne bashkepunim me serbin Gjorgje  Brankovic.Kjo na jep te kuptojme se osmanet nuk kishin ardhur me qellime antiserbe por me qellime sundimi dhe per ti aritur keto qellime bashkepunonin me kedo, qoftë me bullgarë, serb apo grek.Mirpo, shqiptaret e vazhduan qendresen edhe pas depertimit te osmaneve ne tokat tona.Betetjat anit-osmane janë të njëpasnjeshme.Të marrim shembullë luften anti-osmane të udhehequr nga  Gjergj Arianiti nje fisnik shqiptar,i cili ne vitin 1432 filloi kryengritjen kunder osmanve. Nje vit me vone,nen udheheqjen e Arianitit trupat shqiptare i derrmuan osmanet ne betejen e Himares.Poashtu ne vitin 1434 ky shpartalloi nje tjeter ushtri osmane ne luginen e Shkumbinit.



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora