| E shtune, 21.07.2012, 05:23 PM |
Rrethë temes ''E ardhmja e rinisë muslimane në një botë të globalizuar''
Nga Krist Gjinaj
Në fakt,
nuk ka nevojë të jesh historian, për ta parë gabimin e Ajni Sinanit i cili
shkruan se:
"Populli
ynë ishte përballur me rrezikun e asgjësimit fizik. Sundimi i serbëve, bullgarëve,
grekëve e popujve tjerë, e kishte bërë popullatën tonë të vuante dhe të ishte e
dëshpëruar. Për rrjedhojë një numër jo i vogël i tyre do të asimilohej në serbë,
grekë e të tjerë. Kjo ngase feja dhe kisha e njëjtë me serbët dhe grekët e
kishte mundësuar dhe lehtësuar këtë asimilim. "
Asimilimi
është i llojit të ndryshem , pra asimilimi nenkupton dukuri të ndryshme.Nuk
njifen asimilime aq të medha siq i shkran autori i mësiperm , dhe se per nderprerjen
e ketyre asimilimeve do të ndikonte feja islame dhe turko-osmanet të cilet-sipas
autorit ndihmuan per nderprerjen e asimilimit, por duke harruar ne fakt,
asimilimi totalitar u krye nga vetë islami dhe sundimi osman shekullore.Të asimilosh
njeriun do të thotë të i ndalosh gjuhen , fen , traditen dhe të e shenderrosh
nga ai qe ishte e të behet ai qe as vetë se din se nga është ,kush ishte dhe
kush është.Gje e tillë ndodhi te shqiptaret të cilet u asimiluan nga shqiptar
dhe mbeten me shumë tyrq sesa shqiptarë. Ndrrimi i fes beri që të ndrrohen edhe
identiteti personal i njerezve e sidomos identiteti fetar, e e terë kjo e
percjellur me dhunë fizike, psiqike, ekonomike dhe shumë dukuri të tjera.Në kohen
paraosmane, nuk ka aq shumë dukuri të tilla, sepse para ardhjes se islamit dhe
osmaneve poplli shqiptar e kishte besimin e krishter ne numer të madhe e
sidomos atë katolik, e keëtu numerojm 1400 vite pas krishterimit ku shqiptaret
nuk u benë as serb, grek e as bullgar.Ne bashkpunimin ser-grek e turk, asimilimi
do të fillon shumë vonë sidomos ne ato zona ku nga osmanlinjet ishte arritur
marrvehsja me serbet , greket e
malazezet që tokat shqiptare të i lëshohen këtyre dhe se këta (shqiptaret) të obligohen
që të pranojnë sistemin serb,grek e malazez ne trojet e tyre, dihet se kjo
ndodhi edhe në kohen e Pashallakut të Beogradit
qe nga vitet 1800 e deri ne vitin 1875, por edhe pas trysnis së Rusis
Cariste mbi Perandorin Osmane qe të ndahet harta e shqiptarve e cila ne atë kohë
vlersohej si pronë e perandoris osmane.
Dihet
krejt mirë se Pashallëku i Beogradit gjatë sundimit Osman ka qenë njësi
administrative ushtarake e Sulltanit.
Qysh ne ë
vitet 1800 ka filluar clirimi i kësaj hapësire dhe ka vazhduar deri më 1875 me
c´rast janë cliruar dhe pastruar nga raca shqiptare dhe racat tjera ballkanike
me përkatësi fetare myslimane edhe 6 nahije tjera. Nga ky Pashallëk ka filluar
krijimi i shtetit serb i cili që nga themelimi ka ndjekur një politikë agresive
ndaj racave tjera që nuk e pranonin asimilimin,pra krejt kjo kur shqiptaret
ishin nen sundimin osman dhe këtu shtrohet pytja se pse u lejua një gjë e tillë-pasi
sipas autorit Ajni Sinani shqiptaret pskan fituar një llojë mbrojtje nga
osmanet dhe islami.
Pastrimi
racor që u muar nga nga serbet e me lejen e Sulltanit bëri që pastrimet racore dhe fetare që bëri ky
pushtet nga Lugina e Moravës (ndër ta 150.000 shqiptarë), të shprengulen
masovikisht nga vatrat e tyre,e në keto raste nuk egzistonte j asnje mbrojtje e
shqiptarve nga askush.
Por me
vonë regjimi i dinastisë së Obrenoviqëve (1817-1903) vazhdon politiken e njëjtë
dhe ja arrinë që të thirrë në jetë Principatën e Serbisë, mundesuar prapë se
prapë nga Sulltani.êshtë thjeshtë e ditur se nga kjo principatë lëshohen urdhëresa
të ndryshme me qëllim të vijimit të politikës së filluar dhe kështu më 1832 lëshohet
urdhëresa me të cilën ndalohet qarkullimi i shqiptarëve dhe boshnjakëve në territorin
e principates serbe. Kjo urdhëresë me lejen Sulltanore ii drejtohej kryesisht
vendasve shqiptarë dhe boshnjak cka do të thotë se ata duheshin të paraqiteshin
si serb përndryshe pasonte dënimi me 25 goditje me shkopinj, denime me të medha
nuk kishte.
Por ,pas
dy viteve konkretisht me 1834 po nga
zyrtarët e kësaj principate lëshohet urdhëresa që ushtria e rregullt e
posaformuar të i djegë fshatra nga që nuk i nënshtroheshin asimilimit,Kjo ndodhë
me vetdije të Sulltanit dhe me lejne e tij sepse akoma nuk ishte formuar një principat
serbe e pamvarur nga Perandoria Osmane dhe nga Sulltani.Deri ne kohen e Paqes nëe Paris më 1856, principata serbe e fiton një lloj mbështetje nga fuqitë e mëdha,
dhe këtë mbështetje e shfrytëzon për të larguar të gjithë shqiptarët nga qyteti
i Shumadisë dhe nga Hercegovina,duke u bazuar ne faktin se këta , simbas
principates serbe janë ardhacak turq të sjellur nga vendet e ndryshme islame
pasi shqiptaret ishin konvertuar ne musliman dhe thuja ishin asimiluar
totalisht duke harruar prejardhjen e tyre .
Knjaz
Mihajli me 2 mars te vitit 1865 nxjerrë ligjin
për kolonizimin e vendeve të marra nga të ndjekurit. Ky ligj edhe fillon të zbatohet
me përqendrim në Sanxhakun e Nishit dhe Pirotit. Ishte kjo koha gjatë mbajtjes
së Kongresit të Berlinit dhe qëllimi ishte që të krijohen fakte për pranimin e
principatës si shtet,pra qe akoma nuk ishte shtet dhe funksiononte si shtet nen
umbrellen e Sulltanit.Po ashtu kemi Traktatin e Shen Stefanit i cili me 3
Mars 1878 Perandorisë Osmane i shkepuste
rreth 80 për qind të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik.Traktati i Shën-Stefanit
e rriti më tej terrori i ushtrive serbo-malazeze mbi shqiptarët e viseve të pushtuara
prej tyre dhe shpërngulja me dhunë nga këto krahina e dhjetëra mijë familjeve
shqiptare, të cilat vërshuan si muhaxhirë në krahinat e papushtuara nga ushtritë
ballkanike. Vetëm në vilajetin e Kosovës endeshin rreth 100 mijë burra, gra e fëmijë,
të shpërngulur nga zona e pushtimit serb. Gati 38.000 veta të dëbuar nga
ushtritë ruse e bullgare qenë shpërndarë, sipas konsullit anglez Blunt, në viset
e vilajetit të Manastirit. Sipas të dhënave të konsullit austro-hungarez Lipih (Lipich),
mbi 26 mijë shqiptarë, të dëbuar nga zona e pushtimit malazez që ishin vendosur në vilajetin e Shkodrës. Por
numri i shqiptarëve të shpërngulur ishte më i madh, po se kemi parasysh se jo
pak prej tyre mërguan në vilajetet e Selanikut, të Stambollit, të Izmirit, të Adanasë
e të Sirisë.
Shqiptaret u zemruan
kundër Traktatit të Shën Stefanit .Ky zemërim i shqiptarëve ishte i madhë
kundër Perandorisë Osmane, e cila kishte nënshkruar një akt të tillë, që e dënonte
me vdekje atdheun e tyre. Pra shqiptaret u tradhetuan nga Perandoria Osmane dhe
nuk u perkrahen nga fuqt e Medha sepse bindeshin se ja musliman dhe ushtarë të Perandoris
Osmane,begler,pashallare , vezir etj,
sepse kështu gëzonin autoritetin e tyre qe nuk ishte gjë tjeter perpos tradheti
ndaj popllit të vetë.
Këto pak
fakte flasin se shqiptari nuk gezonte asnjë të drejtë as gjuhsore, fetare,
kombtare nen sundimin osman , e një pytje do të ja shroja Ajni Sinanit dhe shumë
turkofileve si ai se ; Pse të gjithë popujt
tjerë gezonin të gjitha të drejtat nen sundimin islamo-osman e shqiptaret jo.??!!Ata
u duhej të beheshin anti-shqiptar e pro-turk që të gezonin të drejtat.Kisha
shqiptare e sidmos ajo katolike ishte ne mbrojtjen e bismtarve të vetë ,
perderisa besimtaret nga dhuna u obliguan të e braktisin kishen dhe priftin , e
prapë prifti katolik ndikoj cdo here që gjuha
shqipe , kombi shqiptar, te mbijeton dhe të mos asimilohet total ne islam .Ishte
kisha po ajo qe mirrej me shkrimet shqipe , ishte ajo kishë e cila hoqi mundin me të madhë per mbijetesen
e kombit shqiptar deri ne ditet e sotme.
Ndersa
shkrimi i Ajni Sinanit se :
"Prandaj,
ardhja e osmanlinjve në hapësirat tona padyshim ishte shpëtim për ne. Gjurmët e
Islamit janë shumë më të hershme, por në kontakt me osmanlinjtë populli ynë, me
kalimin e kohës, filloi të pranonte fenë e Allahut grupe-grupe. Kjo ngase osmanët
nuk erdhën vetëm me ushtri, por erdhën edhe me dije, kulturë, moral e virtyte,
e mbi të gjitha ata erdhën me mesazhin e fundit të Allahut – Islamin. "
Kjo tezë e
shkruar bie poshtë duke u mbeshtetur ne të gjitha të dhenat dhe faktet. Së pari
, islami ishte një predikim ne gjuhen arabe të cilet shqiptaret se kishin
mesuar e as degjuar kurrë, ndersa krishterimi predikohej ne gjuhen shqipe.
Së dyti,
ardhja e osmanlinjeve nuk ishte e mbeshtetur ne dije por vetem në dhunë, dhe se
vyrtytet morale turko-islame i kemi të njohura fare mirë se ato perpos
vyrtyteve shnjerzore ,vrasese,masakruese nuk janë vyrtyte tjera.Feja islame nuk
kishte asnjë fletushkë të veten që mund të flitet shqip ndersa perkthimin e parë
të Kuranit në gjihen shqipe e kmi pas viteve 1980 e kendej .Por, shqiptaret
edhe pse ishin obliguar që me dhunë të e braktisin fen e të parve ( krishtere) ata
prapë se prapë fshehurazi e mbanin besimin e tyre të vjeter, e mbanin neper
shtepi sepse me ketë besimim shqiptaret kishin jetuar 15 shekuj para ardhjes se
osmanve e pa islamin gezonin të drejtat e barabarta me gjithë popujt e tjerë,
kishin civilizimin, diturin, durimin dhe progresivitetin ne të gjitha fushat e
jetes.
Autorit
Ajni Sinani dhe atyre si ai duhet të i ri-kujtoj se vershimi i osmaneve drejt
tokave shqiptare dhe rreth tyre, qe ne fillimin e tij ka hasur nje rezistence
te forte dhe mbarë ballkanike.Ballkanasit për tu mbrojtur nga pushtimi islamo-osman
arriten te krijonin nje aleance të përbashket .Ne qershor te vitit 1389 ushtrit
Ballkanik u ndeshen me osmanet ne Fushë Kosove. Ne kete beteje mbeti i vrare
edhe sulltan Murati. Eshtë shumë e pabazuar teza e Ajni Sinanit dhe e shumë neo-osmaneve tjerë ku sipas te ciles thuhet
se pushtimi osman i shpetoi shqiptaret nga kercenimi serb.E verteta është krejt
ndryshe dhe mund te kuptohet lehtesisht
nese mbeshtetemi tek realiteti historik i kohes.Shqiptaret luftuan perkrah
serbeve dhe ballkanasve te tjere se bashku kunder osmaneve.Me keto luftra të perbashkta
mund të kuptojme se shqiptaret nuk jane
ndjere te rrezikuar nga serbet,sepse po te ishin ndjere te rrezikuar do
therrisnin Sulltanin per te rrafshuar serbet dhe nuk do te luftonin ne aleance
me serbet kunder Sulltanit.
Perkundrazi, turiqt dhe serbet me vonë do të lidhin aleancë të përbashket kunder shqiptarve.Vlen te permendet fakti se Sulltani ne vitin 1430 e sulmoi Krujen e Gjon Kastriotit ne bashkepunim me serbin Gjorgje Brankovic.Kjo na jep te kuptojme se osmanet nuk kishin ardhur me qellime antiserbe por me qellime sundimi dhe per ti aritur keto qellime bashkepunonin me kedo, qoftë me bullgarë, serb apo grek.Mirpo, shqiptaret e vazhduan qendresen edhe pas depertimit te osmaneve ne tokat tona.Betetjat anit-osmane janë të njëpasnjeshme.Të marrim shembullë luften anti-osmane të udhehequr nga Gjergj Arianiti nje fisnik shqiptar,i cili ne vitin 1432 filloi kryengritjen kunder osmanve. Nje vit me vone,nen udheheqjen e Arianitit trupat shqiptare i derrmuan osmanet ne betejen e Himares.Poashtu ne vitin 1434 ky shpartalloi nje tjeter ushtri osmane ne luginen e Shkumbinit.