Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Vrasës terroristë me dekorata ka vetëm Shqipnia!
E diele, 01.07.2012, 06:05 PM
VRASËS TERRORISTË ME DEKORATA KA VETEM SHQIPNIA !
Në 100 vjetorin e Pavarsisë…
Nga Fritz
RADOVANI
Ka thanë i
madhi Prof. Arshi Pipa: “Xhonturqit e Shqipnisë së ré, kerkojnë me vazhdue me
sundue pergjithmonë...”
Mos t’ishin
Burra të vertetë minatorët e Valiasit, edhe sot Enver Hoxha do t’ishte tue i
tregue sundimtarëve se “e ardhmja asht nga banka e shtetit” ku me rradhë si
mbas porosisë së tij po vazhdojnë hajninë, grabitjen e pronave, dhunimin e të persekutuemëve
dhe të pronarëve të ligjshem, këthimin e kohës primitive anadollake dhe
skllavnimin poshtnues të Shqiptarëve.
Me çfarë surrati
ulen nder karrigat e Omer Nishanit, Haxhi Lleshit e Ramiz Alisë disa të vetquejtun
“deputetë të Kuvendit Popullor”..? Nuk po pyes fare per Kastriot Islamin apo
Skender Gjinushin dhe as Pjeter Arbnorin...mbasi do të duhej me persëritë fjalët
e të Ndjerit Don Simon Jubani, po nuk dij me kuptue se si mundet vajza e Filip Çobës
së ndjerë, që asht me të ardhë turp me kryesue një tufë agjentësh e hajdutësh,
pasues të denjë të një epoke të turpëshme diktatoriale dhe terroriste, që edhe
dekoraten e Enver Hoxhës “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dhanë nga Tito me 1
korrik 1946, endè sot ia ruejnë të varun në gjoks!! Asht ajo dekoratë që i dha
Tito vetë E. Hoxhës, se filloi në vitin 1944 luften vllavrasëse civile pa pikë mëshire
ku i erdhi ma mbarë në Jug e Veri, në male e fusha e deri me vllaznit e vet
kosovarë, që mbrenda janarit 1945 filluen edhe zhdukjen e tyne në Kukës dhe e
mbyllen me krimet e mnershme të “Masakres së Tivarit” bashkë me “heroin” Ramiz
Alia. Ishte pikrisht gjysa e janarit kur vrane edhe mbi 118 Burra të Kelmendit
pabesisht në perpjekje me forcat Atdhetare të Prekë Calit, e trupat e të vramëve
i ka tretë bash tradhëtari i shitun, baba i atij Kastriot Islamit me Koçi Xoxen
e Mehmet Shehun të shoqnuem nga forcat jugosllave që u ranë mbas shpine Atyne
Burrave.
E ata
vrasje a u bane me urdhen të Enver Hoxhës, Omer Nishanit, Ramiz Alisë, Haxhi
Lleshit e plehave tjerë që u shkonin mbrapa si zagarët derisa u dhane edhe
atyne ate çka kanë kerkue tue fillue nga Koçi Xoxe, Tuk Jakova, Beqi Balluku,
Kadri Hazbiu, Gjin Marku e Bedri Spahiu...me shokë?! Të gjithë ketë llom e pleh
edhe sot e keni të mbathun me dekorata e tituj...
Pa pikë turpi
vejushat e tyne kurva po na dalin edhe nder stacione TVShqiptare!!
Po janë edhe
ma të poshter ata që i thrrasin apo i lejojnë me dalë horat e putanat e me na
tregue se ishin të “ndershem”, por “kanë bërë ca gabime, që do t’i korigjojë historia...”.
E “dr. prof...akademikë”
presin paturpsisht se “ku do t’i vendosin këta barbarë” historia?!
Nuk hapen
dosjet...Premtime e rrena...Nuk tregohet “pastertia” e figurave politike, edhe
Presidenti zgjidhet pa tregue kush asht, veç per ke asht i martuem...Nuk
tregohet prejardhja e as origjina e prindëve të qeveritarëve se të gjithë i kanë
sherbye sigurimit të shtetit per me realizue diktaturen komuniste, që solli e
po sjellë perditë në pushtet vetem terroristë e hajdutë...
E prap ma
të poshter janë ata që “nuk bajnë ligj me tregue poshtersitë e krimet e tyne”!!
E kush
janë këta?!
I pari
Presidenti, Kryetari i Kuvendit Popullor, Kryeministri, Gjykatat e dikasteret...
deri tek deputetët ase “bodigardët” e Nexhmije Hoxhës...që vazhdon me dalë kambëmbikambë
e me fustane mbi gju në stacionet “private” të agjentave të vet në TV...
Po si lejohen
ata tradhëtarë njeni ma i poshter se tjetri me vazhdue me u quejtë “heronj”?!
Ka pasë qitë
në vajë e shkreta Katrin Tomja kur i vrane djalin...në 1946:
“Enver
Hoxha me Nishan...
Gjan’ e
vet dreqi s’e han...”
Dhe, me të vertetë...jo vetem ata, po as trashigimtarët e dekoratave të tyne!!
(Shenim FR: Fotot janë marrë nga interneti 2012)