Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Vrasës terroristë me dekorata ka vetëm Shqipnia!

| E diele, 01.07.2012, 05:05 PM |


VRASËS  TERRORISTË  ME  DEKORATA  KA  VETEM  SHQIPNIA !

Në 100 vjetorin e Pavarsisë…

Nga Fritz RADOVANI

 Populli Shqiptar në pragun e 100 vjetorit të Pavarsisë Kombtare nga turqit, si atë ditë me 28 Nandor 1912, kur Europa nuk e konsideronte as Popull dhe as Shtet, vazhdon edhe sot plot mbas100 vjetësh, me porosi të Ramiz Alisë: “Edhe bar do hajmë…e parimet nuk i shkelim…!”

Ka thanë i madhi Prof. Arshi Pipa: “Xhonturqit e Shqipnisë së ré, kerkojnë me vazhdue me sundue pergjithmonë...” Po mbushen edhe 20 vjet tjera prej ditës që Profesori foli n’Institutin Pedagogjik të Shkodres, dhe Shqiptarët i gjenë tue kullotë nen shkopin e sundimtarëve...

Po kush janë sundimtarët? – Filloni ku t’ ju mbushet mendja! Në të gjitha kohët kur jemi sundue nga vrasës e terroristë të vetshpallun “presidentë...e deri tek mbret apo sekretarë të parë, tue u modifikue si kryeministra...”, ky Popull ka provue vetem vrasje, varje, dëbime, internime, pushkatime dhe terror nga vrasësit e vet per me ruejtë kolltukun e sunduesit barbar e tradhëtar! Kjo ngjet sot se edhe sunduesit e sotem e ndiejnë veten trashigimtarë të denjë të kriminelëve të djeshem, prej të cilëve kanë marrë vetem instingtin e gjakut dhe të hajnisë...me të cilin nuk po ngopen asnjëherë! Filloi i pari Esad pashë Toptani, i nipi Ahmet Zogu, e mbas tyne dylberi i Gjinokastres së njohun me titullin e drejtuesit komunist, që perfundoi në shinat anadollake të kriminelit, tue u pasue nga dylberi vrasës boshnjak Ramiz Alia, i cili kolltukun ua trashigoi jo ma dylberëve (mbasi asht fjalë e vjeter), po “homoseksualëve” të PPSh, që tash janë vetdeklarue “vëllezer gjaku të turqëve”... ose zojgjë kurvash...se kështu i donte PPSh...

Mos t’ishin Burra të vertetë minatorët e Valiasit, edhe sot Enver Hoxha do t’ishte tue i tregue sundimtarëve se “e ardhmja asht nga banka e shtetit” ku me rradhë si mbas porosisë së tij po vazhdojnë hajninë, grabitjen e pronave, dhunimin e të persekutuemëve dhe të pronarëve të ligjshem, këthimin e kohës primitive anadollake dhe skllavnimin poshtnues të Shqiptarëve.

Me çfarë surrati ulen nder karrigat e Omer Nishanit, Haxhi Lleshit e Ramiz Alisë disa të vetquejtun “deputetë të Kuvendit Popullor”..? Nuk po pyes fare per Kastriot Islamin apo Skender Gjinushin dhe as Pjeter Arbnorin...mbasi do të duhej me persëritë fjalët e të Ndjerit Don Simon Jubani, po nuk dij me kuptue se si mundet vajza e Filip Çobës së ndjerë, që asht me të ardhë turp me kryesue një tufë agjentësh e hajdutësh, pasues të denjë të një epoke të turpëshme diktatoriale dhe terroriste, që edhe dekoraten e Enver Hoxhës “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dhanë nga Tito me 1 korrik 1946, endè sot ia ruejnë të varun në gjoks!! Asht ajo dekoratë që i dha Tito vetë E. Hoxhës, se filloi në vitin 1944 luften vllavrasëse civile pa pikë mëshire ku i erdhi ma mbarë në Jug e Veri, në male e fusha e deri me vllaznit e vet kosovarë, që mbrenda janarit 1945 filluen edhe zhdukjen e tyne në Kukës dhe e mbyllen me krimet e mnershme të “Masakres së Tivarit” bashkë me “heroin” Ramiz Alia. Ishte pikrisht gjysa e janarit kur vrane edhe mbi 118 Burra të Kelmendit pabesisht në perpjekje me forcat Atdhetare të Prekë Calit, e trupat e të vramëve i ka tretë bash tradhëtari i shitun, baba i atij Kastriot Islamit me Koçi Xoxen e Mehmet Shehun të shoqnuem nga forcat jugosllave që u ranë mbas shpine Atyne Burrave.

 Diktatorët terroristët komunistë ma të qelbun i shek. XX, janë vrasësit “heronjë” të mbi 50.000 Shqiptarëve Atdhetarë, prangues dhe interrnues të mbi 450.000 Shqiptarëve tjerë, burra, gra, fëmijë, pleqë e të rijë, shumicës së të cilëve nuk ju dihen as vorrezat?!

E ata vrasje a u bane me urdhen të Enver Hoxhës, Omer Nishanit, Ramiz Alisë, Haxhi Lleshit e plehave tjerë që u shkonin mbrapa si zagarët derisa u dhane edhe atyne ate çka kanë kerkue tue fillue nga Koçi Xoxe, Tuk Jakova, Beqi Balluku, Kadri Hazbiu, Gjin Marku e Bedri Spahiu...me shokë?! Të gjithë ketë llom e pleh edhe sot e keni të mbathun me dekorata e tituj...

Pa pikë turpi vejushat e tyne kurva po na dalin edhe nder stacione TVShqiptare!!

Po janë edhe ma të poshter ata që i thrrasin apo i lejojnë me dalë horat e putanat e me na tregue se ishin të “ndershem”, por “kanë bërë ca gabime, që do t’i korigjojë historia...”.

E “dr. prof...akademikë” presin paturpsisht se “ku do t’i vendosin këta barbarë” historia?!

Nuk hapen dosjet...Premtime e rrena...Nuk tregohet “pastertia” e figurave politike, edhe Presidenti zgjidhet pa tregue kush asht, veç per ke asht i martuem...Nuk tregohet prejardhja e as origjina e prindëve të qeveritarëve se të gjithë i kanë sherbye sigurimit të shtetit per me realizue diktaturen komuniste, që solli e po sjellë perditë në pushtet vetem terroristë e hajdutë...

E prap ma të poshter janë ata që “nuk bajnë ligj me tregue poshtersitë e krimet e tyne”!!

E kush janë këta?!

I pari Presidenti, Kryetari i Kuvendit Popullor, Kryeministri, Gjykatat e dikasteret... deri tek deputetët ase “bodigardët” e Nexhmije Hoxhës...që vazhdon me dalë kambëmbikambë e me fustane mbi gju në stacionet “private” të agjentave të vet në TV...

 Mosni bre Burra, po a ka mbetë kund ftyrë e gjak Shqiptari!?

Po si lejohen ata tradhëtarë njeni ma i poshter se tjetri me vazhdue me u quejtë “heronj”?!

Ka pasë qitë në vajë e shkreta Katrin Tomja kur i vrane djalin...në 1946:

“Enver Hoxha me Nishan...

Gjan’ e vet dreqi s’e han...”

Dhe, me të vertetë...jo vetem ata, po as trashigimtarët e dekoratave të tyne!!

(Shenim FR: Fotot janë marrë nga interneti 2012)

Melbourne, Qershor 2012.