E merkure, 30.09.2020, 10:13 AM (GMT+1)

Reportazh

Gëzim Llojdia: Në Shna Ndoj - vendin e mrekullive

E diele, 17.06.2012, 05:46 PM


NË SHNA NDOJ VENDIN E MREKULLIVE

NGA GËZIM LLOJDIA

Një rrugëtim mëspërmes ëndrrës. Mercedesi mbushte 100 km në autostradën e veriut. Një lokal mbante erë gëlqere taze. Hëna e mekur. Më thanë se kësaj vjeshte  më shumë se zgjuar ende flinte. Besoj është formuar edhe hëna e re.

Për nga kështu rruga? Në Shnandoj. Përtej hapësirës. Mjegull. Është mbledhur mjegulla në udhë.Janë ç’thurur retë. Ska më as ylber shirash. Kohë të përhumburat. Mercedesi avitet autostradës. Rruga e Laçit ka një kryqëzim, që do të shqipërohej nuk ka udhë hë për hë, kësaj ane. Merrni rrugën e Milotit. Përse rrugën e  Milotit. Mirë flini aty ku jeni por prisnin më parë deri sa ti kthehet fytyra udhës. Shnandoj është një pikë në kodrën përmbi qytetin e Lacit. Ka shumë më tepër pelegrinë. Shkallët një nga një zbresin poshtë ku rrinte shenjtori. Një guvë e thellë gjysmë  e mbyllur. Tre vende për të vënën kokën. Mirëpo përse janë tre si në të gjitha shenjat mistike. Murgjit kanë hapur guvën. Atje janë strehuar dhe kanë gjetur parajsën. Kohë-qëndrimi i murgut brenda kësaj shpelle a guve e ka bërë më vonë shenjtërimin. Në të gjithë vendet e botës ku mbeten të shenjtët ato përbëjnë pika referimi si dhe vende pelegrinazhi të gjithhershëm Lotët e tua aty mund ti ngjanë si brirë drerësh,yjet varen si kryqe shiu. Qirinj ndezur në të gjithë shkëmbin. Endacakë që kërkojnë Zotin duke puthur shkëmbin,por që nuk bëjnë ndonjë marrëzi, sepse edhe shkëmbi është i parfumosur nga era e të shenjtit. Ata janë të dyzuar mes realitetit dhe ëndrrës. Mes përhumbjes dhe zgjimit. Ndër flutura akulli e gjethesh,era frynë më shumë. Përtej është ëndrra.Unë kam dëgjuar se eremitët i fshihen dritës së diellit për të gjetur dritësimin e shpirtit. Batica e këtij dritësimi u vjen nga sipër,si një hënë e re dhe pikon pikë -pikë në shpirt, yjet e atij qielli.Atje i mbledh ajo grimcë  e madhe ,që mbanë botën tonë në një këndë të çuditshëm ,që ka mbledhur grusht yllësit,që kryqëzon djallëzorët dhe shejtanët  e dreqërit me brirë,që është padukshmërisht  largësi dhe afërsi .Brenda atij mjedisi dhe asaj nate dritësimi është një shpresë.Përjashta bënë rrebesh,atje në guvë dëgjohet firoma   e tij. As heshtur  kur muzgun  e mbulon flaka,yllësi për natën dhe ditën.Shenjti jeton nëpër të gjitha kohërat ,nëpër të gjitha jetë.Është i pashëmbshëm besimi i tij. Është pavdekshëm trupi,është i paharrueshëm emri ,vepra, simbolika,mistika,rituali.Përtej faqes ku ka drurë me mbulesë gjelbërimin ,për të gjetur prerje në shpirt.Edhe flladi që andej vjen.

Ajo që më ka lënën të befasuar nuk ka qenë rituali por guva..Tavani i saj më tepër pjesa e saj e sipërme ka një ngjyrë argjendi në okër .Çfarë është kjo ngjyrë dhe përse është krijuar askush nuk di ta thotë apo ta shprehi.Është në të vërtetë një mister .Tavan argjendi apo ngjyra që u ka dhënë shenjti. Nuk ka përkime rastësie në këtë botë tonë. Ardhja sikurse të tjerat janë pjesëz e qiellit. Misteri është fshehtësi e fshehtësisë. I gjithë shkëmbi ku poshtë shikon rrëpirën është i mbushur me emra. Të dua,love emra që nuk dua ti përmend,për të ruajtur anonimatin  e tyre dhe privacin.Llotaria amerikane,kanadeze. Atje gjenden edhet histori të çuditshme .P.sh. erdhën me barelë dhe ikën në këmbë .Përpara nesh ectë duke çaluar .Zbriti poshtë nuk e vura re në ikje se çfarë kishte ndodhur.Nuk mund të gjëndet një forcë si kjo që ti sjelli këtu shumë pelegrinë në ditët fikëse të javës,për të zbatuar ritualin. Pikërisht ajo forcë i bënë të besojnë   realisht por ti luten Shnadoit për gjithçka kërkojnë mrekulli.Dhe ndonëse si shenjtori ka një distancë kohe që ka mërguar ,parfumi i tij parfumoi ende dhe do të vazhdojë  të gjatë të bëjë mrekulli.Shikoj njerin që kërkon atë të përditshmen tonë, vetëm bukën e gojës ,ndërsa kur ne ishim në kthim një foristradë ml e zezë me dy bukuroshe sipër nxituan për në shnadoi ,janë vajzat e një biznesmeni të fuqishëm ,por që nuk u mungon paraja,por bota i ka lënë mangut tjetër gjë edhe ato kërkojnë forcën e shenjtorit,ai emigranti ka lënë për ca çaste tek guva letrat,dhe roja i shikon ,pastaj e pyet diçka mes kurbetëlliut,pra je shtegtar ,udhëtar nëpër vende të perëndimit dhe kërkon mbarësi,dhe para nesh malësoria që e bënë lutjen me një saktësi të habitshme,vendos kokën në të tre vendet e guvës. Ato studentet kishin marrë një furgon që nga kryeqëndra e vendit. Fillonte sezoni i vështirë in provimeve,vijmë këtu për të na dhënë forcë shenjtori.

Tregojnë shumë. Në të vërtetë vendi i mrekullive. Një aromë që nuk dihej nga vinte. Një qetësi që mbizotëronte. Je në Shnadoj apo në qiell. Një kupë e mbushur me diell. Rruga të dritësohet. Mercedesi hungërin në kthesën ku rruga shkon në aeroportin shqiptar dhe drejtimi ynë është më poshtë në vendet e detit.

Në lartësi malesh të vetmuar, një kishë e bardhë.

Duke ëndërruar kohën e shkuar.

Rikthim ne kohen e shkuar

Në strehë malesh e haruar me sytë gjithë  trishtim, një kishë e bardhë. C’bënte atje  e vetmuar nën qerpikët e mëdhenjë të pemëve të larta ?

Si i numëronte ditënetët e saj mes kësaj pyllishteje të shkretuar ?

Portreti i kishës :Fytyrëbardhë. Strehëkuqe. Hije misterioze. Por kisha ruante atë çastë fytyrën :

Dikur kanë banuar këtu, njerëz të çuditshëm në fate dhe veshje.

Kur duhet të zbresi  këtu prifti për meshën ?

Dyert kishin zënë ndryshkë. Kushedi, sa kohë mbanë, që kur është larguar murgu i fundit  zhgunveshur nga streha malore. Këta murg ishin njerëz me jetë  qiellore.. Në këtë strehë malore e kishin shkruar jetën e tyre . Prandaj askush nuk i shihte ata se si plakeshin.As si vdisnin.Këta nuk ishin si murgjët kinez, që vdekjes i fshiheshin duke u futur shtatë pashë nën dhe.

Kisha e tyre dhe fryma e tyre kanë ruajtur në këtë strehë malore kur dikur mund të kenë banuar njerëz,ekulibrat shpirtëror. Mirëpo për të kuptuar se ç’përfaqësonte kisha në popullatën e këtij vendi,duhet të kuptojmë thelbin e tyre të besimit .Nëper  fshatra , që kapërcyem  kemi gjetur kishat e bardhë me kryqin e madh tek qemeri i portikut.Cdo fshat ka kishën e tij të bardhë. Kisha ruante në vetvete, hijen e mjegullt,që e mbështjell me misterin,që në përgjithësi ruajnë të gjithë shtëpitë e besimit.Mirëpo cilado qoftë e vërteta,unë kam besuar se banesat e Zotit,kërkojnë lartësi resh.Edhe kjo kishë në dukje i përmbahej këtyre parametrave qiellor.Mos ndoshta ishte shenjë e komunikimit me Zotin ?

Njerëzia zbriti prej këtyre lartësish,për të gjetur metropolet.Ndërkaq kishat,manastirët  me murgjër, varret e tyre mbetën atje nën pikëllim, nën lartësi malesh,por nën retinën e pemëve gjethembuluar.Njerëzia në këtë zbritje nuk harroi të mblidhte por të merte me vete pasurit, orendit, prodhimet ,bagëtit. Mirëpo atje lanë ose harruan thesarin e shpirtit të braktisur. Ju zbrisni nga këto male.Por këtu është shtëpia e Zotit të vërtetë. Kisha ka edhe atje poshtë maleve,mirëpo vëndasit thonë se ndryshimet janë të mëdha.

Besmin mos e humb.Pra duke kapërcyer udhën e kishës,duke e respektuar institucionin e saj të paprekshën deri në fund me kodin e saj.Ndonëse ata vinin nga një shkreti shpirtërore,por kërkonin hapësira galaktikash për shpirtërat e tyre të vrarë e të kyçur nga regjimi,që ua ktheu jetën në shpirtërisht të varfër dhe varfërisht të varfër.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora