E premte, 26.04.2024, 10:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilmi Veliu: Neganti i Isës

E diele, 29.01.2012, 07:52 PM


Ilmi VELIU

 

Në shenjë të 100 vjetorit të  ngritjes së Flamurit

 

Ps.Nuk mund të thuhet 100 vjet pavarësi, sepse ¾ e trojeve shqiptare mbetën jashta shtetit shqiptar dhe nuk e kanë shijuar gëzimin e pavarsisë

 

NAGANTI  I  ISËS

 

Kaluan udhë të gjatë

dhe shkuan  te Inglizi

Ismail Qemali

Isa Boletini.

 

Arritën shqiptarët

te lordi në pallat

Njëri luftëtar

tjetri diplomat.

 

Por roja i ministrit

dha urdhër të prerë

Armët mor zotërinjë

lini këtu në derë

 

Nuk mund të bindej Isa

nisi për të hy

E ndali Ismaili

ia bëni me kry

 

Dorzoi pushkë, allti

edhe pëshërtinte

Por koburja  tjetër

pas  brezi i rrinte

 

I thanë tungjatëjeta

ministrit të  Londrës

Isa  me xhamadan

dhe  Smajli i Vlorës

 

Foli lordi plak

gjuhen duke dridhur

Disa  fjalë tallëse,

buzëqeshje të hidhur.

  

Mirë se na erdhët

musafir të mbarë

Kush u çarmatosi

ju zotërinjë shqiptarë

 

Sytë e Ismailit

zjarr e flakë shkrepën

Isa Boletini

nxjerrë nagantin tjetër.

 

Brrom, aty perpara

mu te lordi pranë

"Madhëri, shqiptarin

kurrë s-e gjen pa armë".

 

Lordit të Londrës

iu terruan sytë

Ismail Qemali

qeshi nën qerpikë.

 

Isa e Ismaili

Kishin shkuar për halle

Për Shqipërinë e vogel

në Europën e Madhe.

 

Arbërinë e lashtë

dhe tokat shqiptare

që Evropa plakë

i kishte lanë pas dore.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora