Kulturë
Poezi nga Shahin Ibrahimi
E premte, 27.01.2012, 08:02 PM
Shahin Ibrahimi
Një krahinë në shuarje
Ah Çamëri,meraku ngadalë të breu
I bëre ballë furtunave të natyrës
Buzëqeshjen në dhimje të ktheu
Hipokrizia dhe thonjtë e egërsirës.
Në fillim të fshinë emrin nga kujtesa
Kulturën tonë e zëvëndësuan nga e tyrja
Hartën tënde e rrethuan me tel me gjëmba
Dhe bijtë e tu i flakën nëpër rrëpira.
E shkatërruan nga themeli dijen tënde
Dogjën librat,ndaluan gjuhën tonë
Historia heshti me genocidin në mëndje
Shtetet shihnin një krahinë në rënie.
Flaka nuk të dogji,sopata të copëtoi
Atdhetarët përsëri vargje të dhurojnë
Gjuha e nënës në fëmijë vetë triumfoi
Me këngë pranvere,fllade ne të afrojmë.
Me dije më të zhvilluara do të ushqejmë
Më shumë libra do shkruajmë në gjuhën tonë
Lënjen në harresë historia do ta ndjejë
Kur ti ta ndjejsh veten,zonjë përmbi zonjë.
Mielli i dëshpërimit
E ushqeva trupin me miellin e dëshpërimit
Sa meraku më dhuroi thinja të bardha
Mblodha forca i dhashë kurajo besimit
Mendimet zbritën me mjengulla në akullnaja.
Në hapësirën e pa fund të pagjumësisë
Me frymë marrjen tënde krijove ultra valë
Ktheva kokën të pashë me vellon e nusërisë
Shikimit tënd zhbirues,si bëra dot ballë.
Parandjen të ardhmen, vallë çfarë mendon
Dashurisë time me buzëqeshje i përgjigjesh
Pse vallë e ardhmja kaq shumë të lumturon
Ëmbëlson buzëqeshjen,që shpejt mos thinjesh.
Me buzëqeshjen tënde do hapësh kode të reja
Në dyert e fatit në pa fundësi të dashurisë
Dhe në mes nesh do të të buzeqeshë hareja
Mallin të nxjerrim në krahët e lumturisë.
Mërgimi
Mendimet ngadalë po plaken
Sheh veç të njëjtat gjëra
Kënaqësia u shua për flakën
Habia u tret si rëra.
Me orë të tëra i vetëm në shtëpi
Në çdo kohë kam shok televizorin
Me gjuhën e nënës tij flet ai
I mërzitur shfletos fjalorin.
Heshtja po më bren nga mbrënda
S`më shijojnë birrat as proshutat
Buk thekur me djath më ka ënda
Me ujin tonë dua të zëvëndësoj frutat.
Mallin ushqej me lot gatuar
Zemrën e kam ndarë në dy pjesë
Nevojat e fëmijëve zemrën uzurpuan
Dëshirë kam në vëndlindje të vdesë.
Mërgimin nga skamja e durojnë
Korozioni i tij ha dheun e mallit
Heq krypën e lotit që sytë lotojnë
Të shtohen ethet dhe pranë zjarrit.