E shtune, 15.06.2024, 05:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Pierre- Pandeli Simsia: Përkushtim tronditës për 11 Shtatorin

E merkure, 25.01.2012, 08:59 PM


Përkushtim tronditës për 11 Shtatorin

 

Bashkëbisedim me shkrimtarin Skifter Këllici, rreth romanit të tij “Shtatori i gjëmës së madhe”, me temë shqiptaro-amerikane

 

Nga Pierre- Pandeli Simsia, Nju Jork

 

Në përvjetorin e 10-të të tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, në të cilën humbën jetën rreth 3000 njerez, ndër të cilët edhe bashkatdhetarët tanë,Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedevukaj, shkrimtari Skifter Këllici u paraqitet lexuesve me romanin e tij të ri, ”Shtatori i gjëmës së madhe”, kushtuar kësaj tragjedie, i cili ka tërhequr vemendjen e lexuesve dhe kritikëve për origjinalitetin e temës dhe nivelin e tij artistik. Këto vecori janë vënë në dukje në promovimet që janë bërë kohët e fundit në mjediset e MTKRS në Tiranë, në Kishë e Zojës së Shkodrës në Nju Jork dhe në Bibliotekën publike të Uorcesterit, qytet pranë Bostonit, recensionet e botura në shtypin shqiptar, të ribotuara edhe në internet, në të cilat shkrimtarë, studiues të njohur dhe lexues shqiptarë kanë në dukje vlerat e këtij romani, duke e cilësuar si një nga veprat letrare më të mira të këtyre 20 vjetëve të fundit në letërsinë shqipe.

Në këtë bashkëbisedim me shkrimtarin Skifter Këllici do të ndalemi në disa nga vecoritë e këtij romani:

 

- Skifter, që nga viti 2001 , i ndodhur në Amerikë, ti ke shkruar disa romane që kam pasur rast t’i lexoj, ndër të cilët “Festivali i 11-të,”,”Tirani ngrihet nga varri”, “Të korruptuarit”, vec shkrimeve të gjata dosierë për cështje të letërsisë, historisë gjuhës dhe sportit, në shumë të përditshme në Shqipëri dhe diasporë. Dhe ja, vetëm 10 vjet pas tragjedisë së 11 shtatorit në Kullat Binjake të Nju Jorkut ti boton një roman që i kushtohet kësaj ngjarjeje…

 

- Pak a shumë një pyetje e tillë, zoti Simsia, më është bërë me të drejtë edhe në intervista të tjera. E vërteta është se ideja për të shkruar një roman kushtuar tragjedisë së 11 shtatorit më lindi që të nesërmen e asaj dite të trishtë, kur ndodhesha në Terminalin B të Aeroportit Ndërkomëtar Logan të Bostonit, nga ku u nisën terroristët arabë që rrëmbyen dy avionë, me të cilët goditën kullat binjake të Nju Jorkut, aq më tepër që menjëhërë pas këtij atentati me përmasa të llahtarshme Bin Ladeni deklaroi botërisht se ishte Al Kaeda,organizata terroriste drejtuar prej tij, që kishte planifikuar dhe sendërtuar këtë atentat, si dhe atentatet e tjera po atë ditë në Pentagon dhe Pensilvani. Por kjo ide mbeti e mjegulluar, megjithëse ato ditë dhe më pas kam lexuar rregullisht gazetat amerikane që vinin në aeroportin e mësipërm, ku punoja së bashku me gruan time, Natasha. Dhe, ndonëse u njoha me shumë hollësi të këtij atentati si dhe me jetën e bandës së terroristëve, të kryesuar nga Mumahet Ata, arkitekt 25 -vjecar egjiptian, diplomuar në Kairo dhe specilaizuar edhe në Gjermani, prapë se prapë nuk arrita të gjeja një pikë lidhjeje që të ndërthurja kompozicionin e romanit.

 

- Dhe mbase këtë pikë lidhjeje e gjete tek tre shqiptatët që humbën jetën në rrënojat e kullave binjake?

 

- Pikërisht. Por u desh të vinte viti 2004, kur lexova librin e mrekullueshëm “Shqiptarët e Amerikës”, të publicistit të njohur Vehbi Bajrami, sot editor i gazetës shqiptaro-amerikane që botohet në Nju Jork, i cili u kishte kushtuar në këtë libër portrete të goditura tre bashkatdhetarëve tanë, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj që atë ditë humbën jetën në rrënojat e këtyre kullave. Pikërisht ata, punëtorë në njërën nga kullat binjake, u bënë nga përsonazhet kryesore të këtij romani.

 

-Mos ndoshta, Skifter, së bashkë me ta edhe një personazh tjetër, me emrin Sokol Kama, i cili,para se të emigronte në Amerikë, kishte qenë gazetar në RTVSH dhe një farë mënyre të kujton autorin e romanit?...

 

- Eshtë pak a shumë kështu, Simsia. Prapa Sokol Kamës, në një mënyrë a në një tjetër, fshihet autori i romanit, pra unë. Puna në aeroporti e Bostonit më dha mundesi të njihesha me shumë fakte e ngjarje që jam munduar t’i pasqyroj në kapitujt e tij.

 

- Në roman të rrëmbejnë sidomos episodet në njërin nga avionët, ku ndodhen pesë terroristë, ndër të cilët Muhamet Ata, që ti përmende më sipër. Ato janë nga faqet më tërheqëse të romanit , që të mbajnë të mbërthyer me ankth dhe tension dramatik, me monologë e retrospektiva të terroristëve, ku zbërthehet gjendja e tyre shpirtërore, si fondamentalistë fanatikë islamikë që sakrifikojnë jetën për “xhihadin”, pra për luftën e shenjtë, por edhe dilemën e ndonjerit prej, tyre, sidomos Abdylit,f shatar naiv, se me të vërtetë pas vdekje së tij dhe shokëve të tjerë tij terroristë në këtë atentat, sipas premtimeve që u jepte Bin Ladeni, shpirtrat e tyre do të shkonin në parajsë. A ka bazë reale mënyra se si ti ke përshkruar dinamikën e rrëmbimit të avionëve prej tyre?

 

- Pyetja, pas këtyre vlerësimeve për të cilat të falenderoj, është e drejtë, sepse, c’është e vërteta, asnjë nga terroristët , por edhe udhëtarët që atë mëngjes të 11 shtatorit ndodheshin në avionët të cilët fluturonin sipas itinerarive të tyre të zakonshme, nuk janë gjallë, që të dëshmonin si ndodhi kjo tragjedi. Por kuptohet se terroristët nuk depërtuan nga pika e kontrollit të terminalit B, (check point), me revolverë, bomba dore, apo me thika të gjata. Kurrsesi!... Por,cuditërisht, në rregulloren e hartuar nga Administrata e Federale e Aviacionit,(FAA) dhe miratuar nga Byroja Federale e Investigimit (FBI), pasagjërët lejoheshin të kalonin nga këto pika me brisqe më të vogla se përmasat e fotove që janë të detyruar të mbajnë në gjoks punonjësit e aeroporteve, si dhe me shishe pijesh dhe tubeta metalike deodorantësh. Po a nuk kthehet në armë një brisk sado i vogël që mund të të shpojë grykën,të të qërrojë sytë ,një shishe me pije, a nuk shndërrohet në armë vdekjeprurëse, po të të bjerë fuqishëm në kokë, po ashtu edhe po ti thyesh grykën, a nuk bëhët armë vdektare? Po kështu tubetat e deordorantëve a nuk mund të mbushen me lëndë që të djegin sytë? Ja pra me cilat armë dy ose tre terroristë mbërthyen stjuartesat duke kërcënuar pastaj udhëtarët se në rast se do të kundërshtnin, do t’i thernin, ndërkohë që të tjerët u sulën me dredhi në kabinat e pilotimit, vranë pilotët, mashtruan udhëtërët e llahatarisur se po i kthenin avionët në Boston,ndërkohë që i drejtuan ata drejt dy kullave, duke i kthyer në predha të llahtarshme ekplozive.

 

- Pra, terroristët, Skifter, kanë vepruar pikërisht ashtu sic i përshkruan ti në kapitujt romanit.

 

- Pikërisht ashtu, sepse nuk ka pasur asnjë mundësi tjetër që ata të rrëmbenin avionët.

 

- Në roman, vec linjës së rrëmbimit të avionëve zënë vend dhe linja të tjera, si dashuria e gazetarit të CNN-së, Stiv Ferguson, me stjuartesën Xhaklinë Kramer,t ë cilët do të bënin dasmë më 16 shtator 2001 dhe ku do të ishin të ftur edhe miqtë shqiptarë, dasëm që nuk u bë,s epse Zhaklina mbeti e vdekur pas përplasjes së avionëve në kullat binjake, dëshira e flaktë e kosovarit Besim Vokshi, grudasit Rrok Cemi dhe arbëreshit Marko Muzaka, që një ditë të kheheshin në viset ku ishin lindur e rritur, që mbeti ëndërr,s epse edhe ata mbetën të vrarë në gërmadhat e kullave,k undërtitë e Sokol Kamës me manaxherin Gerri Minke, lidhur me trajtimin e punonjësve të Sigurimit të aeroportit,për shkak të pagesave të ulta të kompanive private që i administronin… Nga sa duket këtu e vërteta jetësore gërshëtohet më trillimin letrar.

 

- Sigurisht. Romani u kushtohet tre bashkatdhetarëve të mëësipërm ,por, për të bërë një përgjithësim ideo-artistik, dy prej tyre i kam zëvendësuar me një kosovar dhe arbëresh, duke zgjeruar në këtë mënyrë gjeografinë e mërgimit të shqiptarëve ,sepse në kullat binjakë , c’është e verteta, punonin shqiptarë nga vise të ndryshme të Shqiqërisë etnike dhe arbëreshë. Dasma e Stivit dhe Zhaklinës është elememt i sajuar, por sidoqoftë personazhi i Stivit bazohet në një të vërtetë: për punën e guximshme të shqiptarit Rrok Camaj që pastronte qelqet e dritareve në katet më të larta të kullavë binjake, edhe mbi re, ku e rrihnin rrezet e diellit, ndërsa poshtë tyre në rrugët e Nju Jorkut binte shi i rrëmbyeshëm, kanë shkruar gazeta amerikane, ndër të cilat edhe “Nju Jork Tajmsi”. Sa për kundërtitë e Sokolit me manexherin amerikan, Minke, ato bazohen në ngjarje të jetuara. Edhe sot kompanitë private të Sigurimit të Aeroportit Logan në Boston i paguajnë punëtorët e tyre pak, megjithë sugjerimin e e drejtorisë së përgjithshme të këtij aeroporti,që pagat e tyre të rriten.

 

- Vec terroristëve arabë, të cilët, megjithëse ngjarjet e romanit zhvillohen kryesisht në një ditë, dhe me një intensitet rreqethës, sa nuk të bëhet ta lëshosh roman nga dora, deri sa të arrish në faqen e fundit, janë tipizuar mirë artistikisht, si qënie njërëzore të prekshme, të kristalizuara, vecanërisht Muhamet Ata, ti ke arritur të tipizosh si përsonazh edhe Bin Ladenin, që shfaqet nëpërmjet kujtimeve të Muhamet Atës dhe Abdulit dhe në një episod nga fundi i romanit, kur ai diku në rrafshnaltat e Afganistanit,njofton talebanët dhe fondamentalistët që stërviten në kampet e Al Kaedës për rrëzimin e kullave binjake dhe vdekjen e e mijëra njerëzve,ngadhnjim i rremë, të cilit ti i kundërvë shfaqjen e përfytyrimit Muhametit si në zhgjendërr që e dënon atë për këtë akt mizor, i cili shkon ndesh me mësimet e Islamit dhe Kuranit.

 

- Më vjen mirë, zoti Simsia, për këto përcaktime, sepse ky ka qenë edhe qëllimi im duke trajtuar këtë personazh satanik.

 

- Aq me tepër, Skifter, që disa javë pasi lexoja romanin tënd, si të ndillje vdekjen e tij, ndodhi që forcat amerikane, me një aksion të befasishëm e zhdukën atë fizikisht në një vilë diku pranë Islamabadit,k ryeqytetit të Pakistanit. Pra, pikërisht në 10-vjetorin e tragjedisë dhe botimit të romanit “Shtatori i gjëmës së madhe”.

 

- Dhe taman atë ditë që Bin Ladeni u vra, disa shokë shqiptarë, madje nga vende të tjera ku jetojnë, Itali, Gjermani e Kanada, më telefonuan në shtëpinë time në North Kuinci, pranë Bostonit, ku jetoj, dhe u shprehën pak a shumë në këtë mënyrë më të cilën u shprehe ti.

 

- Romani “Shtatori i gjëmës së madhe”, nuk përbën thjesht ngritjen në art të kësaj tragjedie mbarëbotërore, pra përshkrimin e dinamikës me të cilën vepruan terroristët e udhezuar nga Bin Ladeni, për të goditur dhe asgjësuar kullat binjake e bashkë të to edhe njerëzit që punonin atje. Ky roman është edhe një histori e ballafaqimit të dy botëve- krishtërimit dhe islamizmit në shekuj, që zë fill me kryqzatat, të cilat, me synimin për të cliruar viset ku kishte lindur, predikuar dhe vdekur Jezu Krishti, përfunduan jo rrallë në plackitje, përdhunime, vrasje dhe pushtime të viseve muhamedane, duke shkaktuar urretjen e popullsive arabe kundër evropianëve të krishterë.

 

- Pikërisht kështu. Nëse do të përqendrohesha vetëm në operacionin e kryer nga terroristët me rrëmbimin e avionëve dhe shndërrimin e tyre në predha, për të goditur dhe rrëzuar kullat binjake, do të kisha shkruar një novelë me 40-50 faqe. Por fakti është se Bin Ladeni, duke u përpjekur të mashtrojë besimtarët islamë me bëmat e kryera nga kryqtarët në shekujt e largët të Mesjetes,gjeti mbështetje pikërisht te elementë fondamentalistë, jo vetëm në vendet arabe, por edhe në vendet perendimore, që në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe deri sot të shpallë “xhihadin”, pra luftën e shenjtë kundër krishtërimit,me fjalë tjera, kundër botës perendimore dhe kryesisht Satanait të madh, Amerikës. Pra, hakmarrjen ndaj tyre për të këqiat që i ka sjellë dhe po i sjell sipas tyre krishtërimi islamizmit. Por dihet se ky është justifikim i pathemeltë, sepse po të ishtë kështu Bin Ladeni dhe pasuesit e tij fondamentalistë do të gjenin mbështetje në të tërë myslimatët në botë, në një kohë që ka ndodhur e kundërta.Këtë e dëshmon më së miri vrasja e tij, që nuk solli zemërim, indinjatë në vendet myslimane, sepse besimtarët e vërtetë islamikë nuk mund të pajtoheëshin kurrë me metodat terroriste, që përdori ai për të luftuar gjoja të keqen më të madhe në botë –krishtërimin. Ata nuk u pajtuan as me pasojat e 11 shtatorit, që sollën shkatërrimin e kullave binjakë dhe vdekjen e rreth 3000 njerzve të pafajshëm,përkundrazi i dënuan ato.

Duke u ndalur të këto fakte historike kornizat romanit vetevetiu janë zgjeruar duke marrë deri-diku edhe karakter enciklopedik. Dhe kjo ia shton vlerat romanit. Si pasojë, nuk është e rastit që kritikë, studiues ,shkrimtarë në promovimet, ose në shkrimet e botuara në shtyp,sic e përmenda më sipër, kanë në dukje vlerat e këtij romani. Studiuesja dhe poetja pr. Klara Kodra ,e ka cilësuar roman me temë krejt të re, që pasuron letërsinë tonë, aq me tepër ndërtuar mbi një kompozicioni modern që i ka dhënë mundësi autorit t’i paraqesë ngjarjet me zhdërvjelltësi dhe intensitet të të fuqishëm dramatik. Pr .dr Agron Fico vë në dukje se personazhet shqiptare, Besim Vokshi, Rrok Cami, arbëreshi Mark Muzaka, kanë vecoritë e tyre që i dallojnë, por edhe që i bashkon dashuria për atdheun,ku presin të kthehen një ditë sa më parë. Pr.dr Eshref Ymeri vecon faktin se një ngjarje e tillë kryesisht brenda një ditë kërkonte, vec të tjerash, një gjuhë të figurshme,dinamike së cilës autori Këllici ia ka arritur me sukes. Publicisti Fuat Memeli, duke u ndalur te gjuha e romanit nënvizon prirjen e autorit për ta pasuruar atë me fjalë te reja dhe të rralla.”Politologu kosovar, Prof.dr. Mehdi Hyseni, në një recension të botuar në gazetën “Metropol” dhe të ribotuar edhe në rrjete të tjera shqiptare në internet, të cilin e ka ribotuar edhe në gazetën amerikane “New Blaze”, nga ana tjetër thekson se se ky roman është një himn që i ngrihet miqësisë shqiptaro-amerikane, që trajtohet për herë të parë në letrësinë shqipe.

 

- Sidoqoftë, Skifter, besoj se ka vend edhe për veretje apo sugjerim, po e them, më mirë: Për mendimin tim si lexues, pjesa e parë e romanit nuk e ka ritmin e dy pjesëve të tjera, ngjarjet e të cilave zhvillohen kryesisht në avionët e rrëmbyer nga terroristët. Të duket se po lexon një tregim të gjatë edhe pse libri ka formën e romanit.

 

- Plotësisht e vërtetë dhe të falenderoj për këtë sugjerim tuajin, që unë nuk e quaj vërejtje, por edhe vërejtje të jëtë si po e quan ti, krijuesit duhet ti mirëpresin edhe vërejtjet dhe sugjerimet e lexuesve. Ndonëse pjesa e parë është ekspozimi i ngjarjes, pra dhe personazheve. Por në ndonjë ribotim, për ta intriguar me sa është e mundur këtë pjesë, do të fus edhe dy përsonazhe terroristësh të cilët, të ndodhur në aeroport, shohin nga larg procedimin e futjes së udhëtarëve në pikën e kontrollit (check point), ku ata, vec të tjerash, lejoheshin të merrnin me vete me edhe brisqe, sic thashë më sipër më të vogla se fotot e identitetit, si dhe shishe e tubeta deodorantësh, dhe binden se do të kalojnë kështu lehtësisht me mjete të tilla ditën e atentatit të tyre të përbindshëm.

-Botimi këtë vit i romanit “Shtatori i gjëmës së madhe”, pasohet me ribotimin pas 31 vjetësh me ripunime të romanit “Atentat në Paris”, kushtuar atentatit të atdhetarit të shquar, Avni Rustemi ,i cili më 13 qershor të vitit 1920 vrau në kryeqytetin francez,t radhtarin Esat pashë Toptani ,vepër që zë vend të merituar në prozën tonë të gjatë me temë historike.

 

- Me këtë ribotim besoj se do ta meritojë edhe më shumë këtë pohim, sepse kam bindjen se vlerat e tij artistike janë rritur në mënyrë të ndieshme, qoftë në thellimin e linjave, skalitjen e mëtejshme të personazheve, sidomos në planin psikologjik, në zhveshjen nga disa politizimeve të imponuara nga censura e kohës, si dhe ngritjen e mëtejshme të nivelit artistik dhe gjuhësor .

 

-Duke u nisur nga niveli artistik i romanit “Shtatori i gjëmës së madhe”, gjykoj se edhe ribotimi i “Atentatit…”me ripunimet e mësipërme do të shënojë një sukses tjetër tëndin në lëvrimin e romanit me temë historike.

 

-Të falemnderit shumë, zoti Simsia , për këtë bashkëbisedim.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora