Kulturë
Cikël poetik nga Dan Kosumi
E marte, 24.01.2012, 07:11 PM
Dan Kosumi - Wels, Austri
VIGANIT KOMBETAR
(Vargjet ja kushtoj Baces - Adem Demaqit)
Kur diktatura po bënte themelin,
e ne argat në shtëpinë tonë,
të shkelur, pa emër, pa flamur
TI BAC E NGRITE ZERIN PER LIRI !
Gjarpërinjtë e gjakut, kurrë su ngopën
babë e gjysh,bijë e bija na i bënë me dëmkë,
hapen varre, bën gjyqe, e memorandume
TI BAC E NGRITE ZERIN PER LIRI !
Kur fara e keqe po lëshonte rrënjë,
në tokën tonë të lashtë, të Dardanisë Ilire,
na përzurën me qinra e mija per Anadoll,
TI BAC E NGRITE ZERIN PER LIRI !
Ti nuk u nënshtrove para anmikut,
nuk u mposhte kurrë, mbete VIGAN,
edhe kur të internuan kazamateve,
TI BAC E NGRITE ZERIN PER LIRI !
Kur marshuam PRANEVERAVE TE MEDHA,
të patëm ikonë, EMRI YT IDEAL LIRIE,
të mbajtëm lartë, një me FLAMURIN,
TY BAC, QE KOSOVES JA FALE RININE, PER LIRI !
"Ju smundë të më mbani në pranga,
sa unë mundë të qëndroj në burgjet tuaja"
njëzet e tetë vite "as i gjallë as i vdekur"
TI BAC E NGRITE ZERIN PER LIRI !
Dhe në ditët ndër më të vështira,
ti nuk u ligështove, ISHE ZERI QLIRIMTAR,
i the botes, s´duron më djalëria robërinë,
PO LUFTON UCK-ja, KOSOVA, PER LIRI !
Ne themelet e ëndrrës së pritur me shekuj,
je vet liria, emër i gëdhendur në ar,
eminent për jetë e mote, përmendore e gjallë
TI BACA ADEM O VIGAN KOMBETAR .
K O S O V Ë !
Kur përmendi emrin tëndë,
marr frymë thellë, ofshajë
shfryjë, .... më dridhen buzët !
Kur përmendi emrin tëndë
shoh trupin tim të gjymtuar,
jam një trung, pa një dorë, pa një këmbë !
Kur përmendi emrin tendë
shoh se nuk jam i tëri,
kam mall për Çamërinë, e kujtoj Nishin ... !
Kur përmendi emrin tëndë
fluturoj ngjitem në qiell,
sikur kam krihë shqiponje !
Kur përmendi emrin tëndë
legjendat ngrihen nga varri,
kuvendojnë burrërishtë me lahutarin !
Kur përmendi emrin tëndë
çmendem, s`më besohet,
shpërthej si vullkani, pshtyjë historinë !
Kur përmendi emrin tëndë
askujt si kemi hyrë në hak,
kam krenarinë, nderin dhe besën !
Kur kujtoj emrin tëndë
unë biri yt i shumëvuajtur,
flas me zanat, me përënditë !
Kur përmend emrin tëndë
marshoj drejt ardhmërisë,
edhe pse më therrin nëntë plagët në krahëror !
Kur përmend emrin tëndë
rritem, më bëhet shtati sa një mal,
shoh diellin të na ngrohë, e ndjejë lirinë !
Kur përmendi emrin tëndë
i këndoj "Mollës së kuqe",
zëri im valë e detit, shpërthen si një Cunam !
Kur përmendi emrin tëndë
zgjohem, hap duart të t`përqafoj,
të dua si diellin, si ujin, si ajrin !
Kur përmendi emrin tëndë
dua të prehem në at´dhe, ku kam lindë,
se vetëm atëherë, rilindem përsëri ... !
Amaneti i qlirimtarit !
Lirisë së pritur me shekuj i fala,
Xhamadanin tim, shpuar nga plumbat!
kapelen ngjye me gjakun ballit,
se shpinen kurre si ktheva armikut!
Shokëve te idealit ju fala,
Armët e brezit e te krahut,
bashke me rrethatoren e zbrazur!
se fyshekët ja shkrepa barbarit.
Romanit tim të pambaruar,
i fala ditarin tim, kujtimet e memoaret,
letren qe i pata shkrue nuses,
te mi puthe fëmijet ne dy faqet.
Kosovës i fala gjakun e jeten,
ninulë djepi thoshte kenga,
mu rritësh bir ti per Shqiperine,
hallall gjirin ta ben nëna !
Poema e mjerimit 2011 !!!
Sikur pipëthat rreth degëve shtrirë,
të mërdhirë prej vesës,
shuplakat e zgjerueme sikur luajnë lojën,
sikur bëjnë lutje,
duar të plasaritura, të thara, të qara....
silueta fytyrat e tyre si profile porcelani !
shpirtat e ngrirë si ngrohë dot zjarri
se orët ikin pa asnjë shpresë,
kuvend halli është ky në mes të rrugës -
or vëlla ...
"doni argat ore vëlla?".....
"keni një punë për mua?".....
më flet njëri tek i dridhet zeri...!!!
Dikush: skam thëgjill as dru, me cfar ti ngrohë fëmijet !?
nje tjeter: magjen thatë e kam, s`kam miell, ..... bukë !!!
tjetri: më qkyqën korentin, spata si ta paguaj më !
sjell koken nje burre dhe shton: fëmijet i ndala prej shkollës, duhet lekë ! S`kam !
njëri më i riu: isha maturant i shkelqyeshëm, s`pata mundësinë të studjoj!
... ata njëzeri plot mllef, shajnë, mallkojnë...!!!
"turp për politikën, na sheh si po vuajmë?"
"i thonë jetë kësaj"
"na ka harruar edhe zoti"!!!
"kënga" e vjeter rreth zjarrit,
mu në udhëkryq të rrugës,
realitet i hidhur,
refren i vuajtjeve të përditshmërisë
duke pritur nje rreze dielli,
me ikë terri, me zbardhë drita!
ore vëlla !
me flet njëri tek i dridhet zëri...
Ditë më të mira i duhen këtijë vendi !!!
Unë ! Kujtoj vargjet e Migjenit!
" O' si nuk kam nji grusht të fortë
t'i bije mu në zemer malit që s'bëzanë,
ta dij edhe ai se ç'do me thanë i dobët
n'agoni të përdridhet si vigan i vramë" !!