Kulturë
Flet doktori i shkencave, dermatovenerologu Bujar Pernaska
E marte, 24.01.2012, 06:21 PM
Në gjurmë të kolegëve të mëparshëm të shquar
Bujari, nga fisi i dëgjuar i Përnaskave, personalitet shkencor me 43 vite karrierë në mjekësi, vazhdon t’u shërbejë të gjithë moshave me pasionin e profesionistit e finesën shpirtërore. Në Poliklinikën 3 të Specialiteteve (ish Poliklinika Qendrore) këtu në Tiranë, është pika më e afërt e kontaktit me doktor Përnaskën (kati i tretë majtas). Numërohen me gisht, siç thotë populli, profesionistët dermatovenerologë që kanë lënë gjurmë në këtë shërbim në Shqipëri: Kërçiku, Basha, Nakuçi e tashmë Përnaska, me një karrierë të suksesshme profesionale; për këtë qëllim e sjellim në vëmendje të lexuesit.
***
Doktor, shumë pacientë tek dera juaj, këtu në poliklinikë...?
Do t’u shërbejmë të gjithëve, e zakonshme!
Dermatovenerologjia ka patur vazhdimisht mjek të mirë si Kërçiku, Basha, Nakuçi, a trashëgohet përvoja e tyre?
Është e vërtetë që Dermatovenerologjia ka patur mjekë të shquar që i kanë dhënë shumë mjekësisë shqiptare. Unë kam qenë asistent i profesor Kërçikut. Më kujtohet që ai ishte shumë këmbëngulës dhe studionte shumë. Këtë kërkonte edhe nga unë. Natyrisht jeta dhe shkenca ecin përpara dhe vazhdimisht kërkohet thellim në njohuritë, kërkohet informacion i ri mbi evoluimet shkencore.
Doktor, kush kanë qenë dhe janë pacientët tuaj?
Janë më tepër se 400.000 vizita duke futur depistimet në çerdhe, kopshte dhe shkolla. Kam pacientë nga Kosova e shqiptarë nga Maqedonia, kam miq Stojan Kovacevskin, drejtor i qendrës së Nefrologjisë në Ohër, doktorin e shkencave të spitalit të Ohrit Mile Mikunobik, specialistin dermatovenerolog doktor Petar Baçevskin; Kam relatuar në Selanik, Greqi; kam njohje me kryetaren e shoqatës botërore të dermatologjisë, Jablloskaja etj..
Doktor, ne kemi patur një kabinet të mirë të sëmundjet dermovenerjane (ku futet sifilizi, gonorea...), pse është mbyllur?
Ke të drejtë. Ai kishte vlera arsimore, historike e studimore. Kabineti nuk funksionon më me një urdhër anonim, absurd. Këto sëmundje, do Zoti, të mos shfaqen, si lebra.... për sifilizin s’kemi të dhëna të sakta, njerëzit duhet të jenë nën kontroll!
Si paraqiten sot me ndryshimet klimaterike dhe higjienike sëmundjet e lëkurës?
Sëmundjet alergjike, infektive dhe prezenca e mykut janë më evidente në kohën e sotme. Ato kërkojnë studim në zona të caktuara me qëllim që të merren masa profilaktike, por edhe të kurohen shpejt.
A ju shqetëson fakti për njerëzit që turren tek rrobat e shtruara përtokë, apo rrobat të ashtuquajtura “ Te gabi”. A është e udhës të vishen?
Kam dhënë ide. Duhet të çohen tek qendrat e dezinfektimit e të pastrimit, me etiketë sipër e pastaj të përdoren.
A ka një farmaci me medikamente posaçërisht për dermatologjinë në Tiranë?
Ka farmaci që mbajnë më tepër medikamente për dermatologjinë, por të specializuar nuk ka. Dikur përgatisnin medikamente Petrelësit, Spahinjtë, por sot nuk ka të tillë. Duhet të mendohet për hapjen e një farmacie të këtij specialiteti.
Diçka rreth botimeve tuaja?
Ato janë në duar të studentëve, por do të veçoja studimet për sëmundjet seksualisht të transmetueshme (S.S.T), sepse ato po shtohen nga dita në ditë, ku sipas statistikave botërore çdo ditë infektohen rreth 16.000 persona e ku pjesa më e madhe janë fëmijë.
Ju doktor, nëse do t’ju ofronin një punë, do të qëndronit jashtë vendit?
Kurrë! Edhe përpara, por edhe sot e kam vendosur të shërbej në vendin tim. Ndihem komod këtu ku jam dhe kam bashkëpunim shumë të mirë me kolegët e mi.
Sot po ecën mjaft mirë estetika si degë e dermatologjisë. A mund ta realizojë atë çdo dermatolog?
Jo çdo dermatolog duhet ta kryejë atë. Po them tani se shteti nuk ka ligje të ndalojë farmacistët, të cilët nuk duhet të rekomandojnë medikamente të ndryshme për estetikën.
Lidhur me shërbimin shëndetësor, si duhet të funksionojë ai?
Në qoftë se do të kryhen reforma në shëndetësi, sharmet shërbimet mjekësore duhet t’i marrë Bashkia. Bashkia duhet të ketë edhe inspektoratin sanitar. Forma e sotme e organizimit nuk është eficiente. Po kështu te ne bëhet shumë pak për edukimin shëndetësor. Për mua në Shqipëri, edukimi shëndetësor në këtë duhet të fillojë në shkolla deri në universitet, madje të ketë edhe një sërë emisionesh Radio-Televizive dhe artikuj në shtypin e shkruar, sidomos për dermatologjinë, si sëmundje më e ekspozuar.
Hobi juaj, doktor ose më mirë një portretizim mbi bazë preferencash?
Më pëlqen futbolli e boksi. Po kështu më tërheq muzika popullore e vendit tonë dhe ajo italiane e viteve
Preferencat
Më pëlqen futbolli e boksi. Po kështu më tërheq muzika popullore e vendit tonë dhe ajo italiane e viteve
Kush është Bujar Përnaska
Bujar Jonuz Përnaska ndjek studimet universitare në Fakultetin e Mjekësisë (1963-1968) dega Dermatologji. Në vitet 1968 – 1972 - mjek dhe pedagog i jashtëm në klinikën e dermatovenerologjisë. 1972 – 1977, mjek dermatolog në rrethin e Matit. Që nga viti 1988 mjek në Klinikën e Specialiteteve Nr. 3. Ka ngritur e drejtuar në rrethe Shërbimin Dermovenerjan. Hartues i disa librave mjekësorë dhe i qindra artikujve shkencorë Citohet në bibliografinë botërore pedriatrike, botuar në Selanik në vitin 1999. Zë vend nderi në “Tirana personalitete shkencore”.
Familja Përnaska
Hyn në familjet e mëdha tiranase, e përmendur në të gjitha periudhat historike. Në këtë rast ne po marrim brezin e fundit. Remzi Përnaska, pedagog i gjuhës shqipe në Versajë, Francë; Ylber Përnaska, realizues i Televizorit të parë shqiptar, prodhuar në Shqipëri; Lajla Përnaska, përfaqësuese e Shqipërisë në Këshillin e Evropës; Ilir Përnaska, futbollist, i dekoruar nga presidenti: “Nderi i Kombit”, Bujar Përnaska, dermatolog; babai Jonuz e daja Vasfi Xholi, patriotë e demokratë të shquar, shoqërues të Fan Nolit në qeverinë e viti 1924; Nëna e fëmijëve Përnaska, njihet në Tiranë si nusja e parë e ardhur nga aeroporti i Korçës tek Përnaskajt, me avionin më të ri të kohës së Ahmet Zogut. Vëllai i saj, pas viteve