E enjte, 23.05.2024, 12:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Etja e lumit (2)

E enjte, 26.01.2012, 08:33 PM


Remzi Limani

 

ETJA E LUMIT (2)

 

Interesant! Ai sikur mundohej të bënte një dallim në mes të shpirtërores dhe trupores. Mendonte se dashuria ndahet në dy pjesë: në atë shpirtërore dhe në atë trupore. Sipas tij, shpirtërorja fillon prej belit e naltë. Kurse, truporja prej belit e poshtë. Mirëpo, si të ndahen këto dy pjesë?!? Megjithatë, në pjesën e naltë, qëndron koka. Në kokë qëndrojnë sytë e shpirtit, buzët e epshit dhe fjalët në majë të gjuhës, pa të cilat nuk mundemi dot të shprehim atë që duhet thënë në sytë e tjetrit. Brenda kokës qëndron truri, si pjesa më vitale e organizmit tonë. Qendra e shqisave e veprimtarisë mendore, e ndijimeve dhe e lëvizjeve tona të vullnetshme. Pra, truri është qendra e mendimeve, ndijimeve dhe e përceptimeve, përmes të cilave, njeriu shpreh vullnetin e tij për shumë gjëra e në veçanti për të bukurën, për ta dalluar dhe shijuar aromën e parfumit në trupin e shkrirë të ndonjë zonje. Bile, atyre të cilëve s`i hynë dot gjërat në kokë; themi se u janë bërë trutë çorbë, ose, ju kanë ikë trutë në fund të këmbëve. Në këtë kuptim, na del se shpirtërorja na qenka në pjesën e naltë të trupit, aty ku rrah edhe zemra dhe se pjesa e poshtme nuk lëviz dot pa e marrë pëlqimin nga shpirtërorja... Mirëpo, edhe pjesa e poshtme, shpeshherë e fut në funksion pjesën e naltë nga e cila nxjerrë djersën në ballë... Atëherë, si ta ndajmë një hijeshi trupore në dysh?!? Njëra pa tjetrën nuk funksionojnë dhe, vetëm si të përbashkëta e bëjnë hyjnizimin e një baraspeshe estetike të së bukurës dhe dashurinë për të... Andaj, e bukura trupore është produkt i formave dhe i përmasave propocionale, të lidhura e të bashkuara në një tërësi harmonike. Kurse shpirtërorja është produkt i ndjenjave dhe i njerëzorës. Ka shumë njerëz të bukur, të cilëve u mungojnë ndjenjat dhe njerzillëku. Si të tillë, ata s`mund ta bëjnë askë të lumtur, ngase u mungon shpirti i tyre...

Kalkulimet mbi shpirtëroren dhe truporen ia ndërpreu, Nita, e cila, me sevda, së bashku me aromën e kafesë u shkri para tij. Tabakanë me kafetë dhe kifle të mbushura i lëshio mbi tavolinë. Pa e ndalur frymën mikpritëse,  filxhanin e parë ia ofroi, Fisit. Më pastaj, këndshëm they trupin dhe u lëshua në foteljen anash tij. Filxhanin tjetër e lëshoi para vetes. E veshur me  buzëqeshje, sikur me temena, zuri pjatën me kifle dhe ia ofroi mikut ...

- Urdhëroni, Fis! Merrni edhe ndonjë kifle. Janë taze; mbremë isha vetëm dhe doja të humbja kohë duke u marrë me to. Tash sapo i ngroha. Merrni! Mos ngurroni!

- Po, po. Falemindert!

- Ku e keni vajzën! E pyeti, Fisi, sikur kërkonte të ndihej me komoditet dhe më rehat...

- Vajza është në një konferencë për çeshtje ballkanike. Ka dy ditë që ka shkuar në Sarajevë. Atje është në cilësinë e përkthyeses, ngase punon në një organizatë amerikane për menaxhimin e konflikteve. Atje do të jetë edhe për disa ditë, sepse pas konferencës do të organizojnë edhe një seminar për llojin e konflikteve dhe çasjen ndaj tyre... Që nga e hëna jam vetëm... vetëm do të jam edhe për disa ditë!...

- Më fal, Nita! A mund ta ndezi një cigare?

- Oooo... më fal të lutem! Nuk e paskam sjell shpuzoren. Çudi! Disi... sikur ndihem paksa e hutuar... Tash do ta sjell dhe do ta ndezim së bashku. Edhe unë nganjëherë e tymosii e shoqëruar me kafe.

Ajo, sërish u çua. Mblodhi trupin e hedhur dhe me një ecajake e shtroi shpuzoren para tij. Ende pa u ulur, Fisi ia zgjati tabakerën. Ajo, me elegancë zgjati gishtërinjt dhe zuri cigaren për ta ndezur. Fisi, brofi në këmbë dhe sakaq ia shkrepi çakmakun. Ajo, me naze futi cigaren në buzët e mbushura dhe, për ta mbajtur flakën në distancën e duhur, me butësi zuri dorën e tij...

- Faleminderit, Fis!

- Qofsh e nderuar, zonjë e bekuar! Ia ktheu Fisi me admirim!

Pamja e saj nuk diskutohej... Vështirë se dikush mund ta rezistonte prekjen e saj – qoftë edhe vetëm me majë të gishtërinjve... Pafajshmërisht ishte e veshur me sy të qeshur, që të lenin shteg për fluturimin e hapur në krahët e  saj...

Në vorbullën e mendimeve të shumta, teksa dëshironte ta rrokte qenien e saj të lëmuar, që ngazëllente aromën e paqtë të përqafimit, që i bënë gjithë fjalët të heshtin, imazhi i saj ia shpirtëzonte ndjanjat dhe ia fuste mendjen në lëvizje, që ta bënte hapin e parë drejt shtegut të hapur... I pushtuar nga hyjnorja e saj – sikur tek ai bëhej zgjimi i një shpirti tjetër... Nga shpejtësia e dëshiruar... ai sikur e humbi pusullës dhe e kaploi një hutesë. Papandehur, Nita me të folmën zëbukur e zgjoi nga hutimi dhe e solli në vete...

- A i beson fallit, Fis?

- T`i qenke edhe falltore?!

- Jo ore. Sa për t`u argëtuar paksa... më ka mbetur nga gjushja e ndjerë. Ajo më bëri për të mësuar ngapak leximin e fallit.

- Ta kthej filxhanin?

- Jo, jo! Unë hedh fall nga vijat e shuplakës së dorës. E di se kjo është krejt e pathemeltë por, eh... sa për të thënë diçka!

Pa fjalë, pëllëmbën e dorës e zgjati drejt saj. Nita, kënaqshëm e zuri dorën e tij të mbushur dhe e shtriu mbi shuplakën e saj elegante. E pushtuar dhe e ngacmuar nga ndjeshmëria e prekjes, me një hov, ajo kaloi për t`u ulur pranë tij.

Tani, e mbuzur pranë, dorën e tij të mbushur e peshoi mbi gjurin e saj. Me gishtin tregues, filloi të ecën nëpër tre vijat e pëllëmbës së tij dhe ndaloi tek vija e jetëgjatësisë. Ende pa filluar të fliste, një intuitë e mbrehtë, nën peshën e një shtyse të fortë instikti, i kryqëzuan shikimet dhe u zunë në përqafim.

Tashmë e shtrirë... Frymëmarrjen e parë e ekzekutoi symbullur në duart e tij dhe me një kafshim i njomi buzët. Pastaj shpalosi krahët, kofshët, gjokset dhe barkun e humbur. Ata sërish i takuan shikimet dhe flaka e mori qafen e saj të zhveshur, të një gruaje me përqafimin e etur që po ecën drejt flakës... Në të sikur lëvizte lumi dhe sillte ujërat që dehin.

O, Zot! Gjërat po lëvizin me një shpejtësi marramerndëse – tha Fisi duke menduar në zhvillimet e papritura në jetën e tij... Si duket, dimri i sivjemë nuk do të ketë ngrica... Në mes kofshësh të ngrohta do të shkrin të gjithë dimrart.

Asaj i rrihte zemra si një fetus. Me trup të hapur, lundronte nëpër pesë lumenjtë e parajsës dhe sillte zërat e nxjerrë nga brendia e etjes. Ata sërish i takuan shikimet dhe ndaluan në një frymëmarrje...

M`i prek djersët mbi ballë, që ecën nëpër plagët e mia dhe kërkojnë shërimin në ty... Prek çdo gjë në mua... Preki edhe daullet e gjakut dhe dëgjoj se si rrahin nën trupin tënd. Mund të fundosësh edhe në gjakun tim i dashur. Fundosu ku të duash në mua. Të kridhemi së bashku në vorbullën e lumit, ku në çdo frymëmarrje këndshëm mbytet njeriu - i tha, Nita me një fytyrë të hirshme plot nektar në sytë e saj.

Loja e tyre vazhdoi me të njejtën marramendje dashurie. Djersët e mbyllura në sferat e kristalta, të prushta rrokulliseshin nëpër vijat e trupit të saj dhe shkriheshin në rrjedhën e lumit.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora