Kulturë » Kozeta
Keze Kozeta Zylo: Ismail Bej Vlora
E enjte, 26.01.2012, 08:56 PM
Keze Kozeta Zylo
ISMAIL BEJ VLORA
Epoka e Atdheut tim,
Ismail Bej VLORA,
Pa ty s’do kishja imunitet,
Do ishja thjesht një kandil i fikur,
Dhe bajlozët e Europës,
S’mund t’i hidhja në det.
IS BOLETINI,
Ju jeni Epoka e Burrit,
Pa ty do ishja thjesht një robinë,
Ku mizoritë makabre do zhdukeshin,
Pa nam e nishan mbi trupin tim…
Ismail Bej Vlora, koka gjer tek retë,
Me Flamur Shqipërie skuqe qiell e det,
Në shtizën e Flamurit, si një mal në këmbë,
Qëndron Kombi im, qëndron rëndë, rëndë!
Pa ty o Flamur, çdo të ishim ne?
Ndoshta turq, serb, grekë..., ndoshta pa atdhe,
Ndoshta edhe skllevër, si dhe shumë të tjerë,
Gjaku bërë verem, shpirti helm e vrer...
Ndaj pranë Monumentit do të vimë përherë,
Do puthim flamurin dhe në gjunjë do bjemë,
Do puthim dhe Vlorën, Vlorën e Pavarësisë,
Ata që të kafshojnë kanë gjyqin e Perëndisë!
Janar, 2012