E premte, 29.03.2024, 12:15 AM (GMT)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Sërish bëhu akull...!

E enjte, 26.01.2012, 07:55 PM


Sejdi BERISHA:

 

SËRISH BËHU AKULL...!

 

Zbrit  nga akulli

Dhe kafshoje mollën pranverore

Se pritjet janë shndërruar në aheng

Shijoje një pikë loti vjeshte

Atëherë çdo gjë shkrihet në Ty

E Ti bëhesh libër dashuriçkash

Që i ngjanë foshnjës

 

Nisu nga fillimi

Ngjitu në majat e lulëgjakeve

Por kujdes

Se edhe me vetveten dëshpërohesh

 

Zbrit nga etja e akullt

Dhe sërish bëhu akull

Se zjarri gjithmonë djegur na ka

Na ka përcëlluar

Edhe kur uji

Zemrat na i ka flladitur

Edhe atëherë

Kur mrizi i mashtronte delet

Nën hijen e rrapit

Edhe atëherë

Kur ninullat

Nga mallkimi fshehur i kemi

 

Kur do të na bie ndërmend

Për të kuvenduar për lojën kapuçash

Edhe për fikjen e llambave

Nga dahti i shuplakës së dorës

Kur në dhjetëshe e kemi gjetur kokrrën

 

Është kjo ëndërr

Që llahtarshëm pedatë mendjen

 

Zbrit diku

Atje ku nuk e shesh as vetveten

Sa këngë të çuditshme do dëgjosh

O, sa bukur do këndosh

 

Dhe krejt në fund

Të shoqërojnë piklat

E djersës së kohës

 

Atëherë

I tëri në kripë toke shndërrohesh

 

Pra, zbrit diku

Qoftë edhe në akull

Ku zjarri çuditshëm nxjerrë flakë



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora