Kulturë
Shaban Cakolli: Dardana qyteti im i dritës
E diele, 29.01.2012, 07:51 PM
DARDANA QYTETI IM I DRITËS
Shkruan: Shaban Cakolli
Dardana(Ish-Kamenica) është një qytezë dhe komunë në Kosovë e cila kufizohet me disa komuna të shtetit
fqinj Serbia. Gjendet në pjesën më lindore të Kosovës. Në veri kufizohet me Medvegjën, në
veri-lindje me Leskovcin në lindje me Vranjën dhe lindje-jug lindje Bujanocin, ndërsa në
jug-perëndim të Dardanës gjendet Gjilani dhe pjesën veri-perëndimore gjendet Prishtina.
Komuna e Dardanes e njohur ndër biblotekarët me emrin Gurashi, ka 7 biblioteka publike me
rreth 56.769 libra. Biblioteka kryesore ka 6.275 libra, ndërsa degët në Srezovc, Tygjec,
Hogosht, Desivojcë, Karaçevë dhe Roganë kanë 56.769 libra. Është intreresante të përmendet
se në këtë komunë, pasojat e masave të dhunëshme (1990-1999) dhe luftës serbe kanë qenë
më të vogla dhe, së këndejmi, si e vetmja komunë në Kosovë, librat nuk janë dëmtuar dhe kjo
është e vetmja komunë, ku mbetet numri i njëjtë i bibliotekave në koleksione.
Në Dardanë janë 23 shkolla, nga të cilat 17 janë shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme. Po
ashtu janë dy shkolla të larta dhe tri çerdhe fëmijësh.
Mediat Kamenica ka një radiostacion i cili bënë transmetimin e programeve në disa gjuhë, si
dhe tri radiostacione që transmetojnë kryesisht muzikë.
Radiostacionet: Radio Premiera,Radio 24, Radio Kamenica transmeton në gjuhën shqipe, serbe
dhe rome.Radio Index.Dardana një vend që kohën kur mbretëronte regjimi serb kishte pamjen më tëerrët në Kosovë,hapat dhe ndriçimin i mori nën udhëheqejen e veprimtarit dhe njeriut të arsimuar Shaip Surdullit kryetar i Komunës së Dardanes,si dhe zëvendësekryetarit të Komunës Nexhmije Kallaba.
Shaip Surdulli,kryetar i KK Dardanes dhe Nexhmije Kallaba zevendskryetare e KK Dardanes
JETA KULTURORE NË DARDANË
Klubi letrar “Nositi “, nga Dardana, ka krijuar një traditë të gjatë në zhvillimin
aktiviteteve kulturore- artistike. Përpos, organizimit orëve letrare, punë të mëdha është duke e
bërë në botimin e revistës me të njëjtin emër.
Revista financohet nga drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport. Tani më kjo revistë
gjendet në shumë biblioteka në Kosovë, Shqipëri si dhe në Kroaci. Trajtimi i temave të
ndryshme dhe emrat të njohur që shkruajnë në të, e bëjnë vërtetë një revistë të çmuar.
Nositi. Në kët revistë shumë talentë të rinjë i kanë bërë hapat e parë letraro-artistik.
Përpos revistës kulturore, klubi ka botuar edhe vepra të shumta letrare të shkrimtarëve të
kësaj komune. Këtyre ditëve nga ky klub u botua edhe një vepër e veçantë, që ka trajtuar një
temë të rrallë. Kjo vepër i është kushtuar solidaritetit të popullit të komunës sonë në kohërat
më të vështira, dhe mbanë titullin “ Një dekadë Solidaritet”, e aktivistit të çështjes kombëtare
Enver Ajvazi. Vepra është një ndriçim historik një periudhe të vështirë që e kaloi kombi jonë,
duke e analizuar dhe vlerësuar nga një prizëm e veçantë, nga shpirtmadhësia e humanizmi i
kombit tonë . Autori nuk teoritizon , por bazohët në fakte e dëshmi, konkrete, ndriçon
aktivitete, rezultate emra individësh zemërgjerë që kurrë nuk deshën të ekspozohen, por që
vepruan e punuan për çështjen e shenjtë kombëtare.
Revista kulturoro-letrare”NOSITI”
Nexhat Rexha, lindi në fshatin TOPANICË, komuna e Dardanës (ish.Kamenicë).Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, Fakultetin Filologjik në Shkup. Që nga viti 1980 ushtron detyrën e profesorit pranë Gjimnazit „ISMAJL QEMAJLI“ në Dardanë. Është njëri ndër themeluesit e parë të LDK-ës dega në Dardanë. Që nga viti 1992-98- dhe 2004-07, ishte deputetë i Parlamentit të Kosovës.Me poezi ka filluar të merret që nga vitit e 80ta, por arriti ti botojë në vitin 90-të. Si profesorë në gjimnazë s’bashku me nxënës arriti të botoi revistën“DITURIA“, ku ishte edhe kryeredaktorë i saj.
Merret me shkrime, kritikë letrare, komente, analiza , është autorë i shumë librave:Deri tani ka botuar shumë libra..Në kuadër të Klubit Letrar të Dardanës botojnë revistën Kulturore Letrare“NOSITI“, ku Nexhati është kryeredaktor. Ka të publikuara shumë punime me vështrime kritike dhe poezi në shtypin e përditshëm që botohet, si në KOsovë,Maqedoni, Shqipëri, Zvicër dhe në revistën“PERSPEKTIVA“ që botohet në Bujanoc dhe“DITURIA“ në Suedi
Përfaqësuesi për Kulturë dhe Sport,Faton Krasniqi
Fatoni është një nga themeluesit e subjektit politik të LDD-së, dega në Kamenicë.
Ku edhe zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të LDD-së,në Kamenicë.
Ishte Anëtar i Këshillit Kombëtarë, si dhe Anëtar Bordit Këshillëdhënës së FRLDD-së në qendër gjatë periudhes kohore (20089).
Përmos këtyre aktivitetve,mirret me studime gjuhësore me prozë,poezi,ese,dhe së fundmi është në përfundim të veprës së tij të dytë letrare, e që është një përmbledhje me poezi
.Një hov të veçantë i ka dhënë jetës kulturoro-letrare si dhe klubit letrar dhe revistes kulturoro-letrare”NOSITI”,poeti dhe krijuesi ynë tani mjaft i njohur Sinan Sadiku,i cili vjen nga fshati Gjyryshevc i komunës së Dardanës.
Në Dardanë jeta kulturoro-letrare dhe sportive është në vlugun më të madh të zhvillimit,prej nga ka nxjerrur emra të mëdhenjë nga fusha e letërsisë,muzikës dhe sportit.Musa I. Ahmetaj u lind në Hogosht të Dardanës. Shkollën fillore e filloi në vendlindje kurse e mbaroi në Dardanë. Po ashtu në Dardanë e mbaroi gjimnazin. Më Pastaj regjistroi Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe i mbaroi studimet. Në fillim të viteve 80 punoi mësimdhënës në Shkollën Fillore “Fan S. Noli” në Dardanë. Më 1985 u punësua si punëtor admistrativ në Gjykatën Komunale në Dardanë. Më 1991, si çdo shqiptar, edhe këtë pushteti serbo-sllav e pushoi nga mardhënja e punës. Pas luftës, me rifillimin e punës së Gjykatës Komunale në Dardanë, u rikthye në vendin e tij të punës.
Me shkrime filloi të merret nga shkolla e mesme. Në fund të viteve 70 bashkëpunoi me “Zëri”-n javor ku në atë kohë botonte poezi satirike.
Më 2007 në kuadër të Klubit letrar “Nositi” nga Dardana botoi përmbledhjen e parë “Kur sytë shohin keq”.
Është bashkëpunëtor i rregullt i revistës letrare “Nositi” në Dardanë.
Në dorëshkrim ka “Doket dhe tiparet e lindjes , dasmës dhe vdekjes në Hogosht”.
Dy emra që kanë bërë kthesë të madhe në kulturën muzikore,që kanë dhënë vlera dhe kanë pushtuar shpirtërat e artdashësve të këngës janë Nazmije Demolli-Kastrati dhe Nevrije Demolli.
Nazmije Demolli-KastratiNevrije Demolli
.Nazmije Demolli-Kastrati ishte fituesja e vendit të tretë në Edicionin e shtatë të Festivalit “Rapsodia Shqiptare 2011” në Skenderaj – 29 nëntor Nevrije Demolli,nga fshati Krilevë e Dardanës,me banim në Dardanë,qysh nga fëmijëria ju përkushtua këngës,këndoi,mbrojti dhe pasuroi kulturën tonë kombëtare dhe është e shpërblyar në shumë manifestime kulturore.