Kulturë
Përparim Hysi: Zhan Paul Sartër, i lavdishmi që përbuzi lavdinë
E shtune, 28.01.2012, 06:55 PM
I lavdishmi që përbuzi lavdinë
Zhan Paul Sartër
21 janar 1905-14 prill 1980
(esse)
Nga Përparim Hysi
Ai e arriti lavdinë,po e përbuzi dhe i nxorri gjuhën asaj. Dhe është për t'u çuditur që ky fëmijë jetim(i ati-oficer i Marinës Luftarake Franceze),vdiq pas një viti të lindjes së Zhan Polit.Për ZHanin u kujdes e ëma (ai e ka dashur shumë atë) dhe,qysh i vogël,sipas gjyshes së tij:Zhani qe fëmijë me të dhëna aq të mira,sa shihej tek ai një e ardhme e madhe.Përkundrazi,Zhani kur u rrit dhe doli në jetë, e quajti veten pak si"mashtrues",se,sipas tij,mashturues je kur e sheh botën nën ndikimin e të tjerëve.
Vitet e para Zhani i kaloi si lehtë duke u marrë më shumë me sentimente kalimtare siç qe ajo me Kamilën e cila u bë e dashura e tij,pas një traume tundimi nga një mik i familjes.Sado që qe lidhje pak intime,i ndanë(Kamila punonte në një shtëpi publike) dhe,megjthatë,kjo"lidhje" vazhdoi fshehurisht edhe për nja 5-vjet të mira.
Por ajo që e ndryshoi jetën e Zhan Pol Sartrit qe e mënçmja dhe e bukura Simona de Bovuar.
Së bashku me Simonën,Zhan Pol Sartëri,pothuajëse,bëri epokë në letërsi dhe në filozofi.Ai njihet botërisht si "babai" i ekzistencialzmit me veprën e tij"Ekzistenca dhe mohimi".Aty Sartëri vë pikat mbi i për këtë rrymë që pati influencë në mbarë botën.Filozofia e ekzestincializmit e mohonte idenë e pushtetit dhe,sipas ekzistencialistëve,shteti,shoqëria dhe prindërit nuk duhet të mbajnë përgjegjësi.-Ju jini të lirë,prandaj zgjidhni,- shkruante Sarti.
* * *
Simona qe tri vjeç më e vogël nga Sartri dhe u njohën në Sorbonë më 1929.Ajo studionte letërsi dhe filozofi,por,siç duket,këtë çift e bashkuan idetë e përbashkëta.Të dy kishin të njëjtën pikëpamje qoft për martesën,qoft për bashkëjetesën.Nuk pranonin asnjërën dhe as tjetrën.Qenë si një trup dhe flirtuan bashkarisht dhe veç,pa u prishur me njëri-tjetrin.Flirtet e Sartrit qenë të tilla që nuk kish si nuk e vije re,po,sa dukej në horizont Bovuari,fillonte"rrëfimi"( i gjynaheve,po të shprehm kështu) dhe mos kujtoni se ndodhte ndonjë traum apo ftohje?Përkundrazi harta e "orgjive" zgjerohej dhe vazhdonte nga një çift në trio apo dhe më tej.Simona u quajt nga Sartri "Kastor" (kastori,sipas biologëve,jeton në kope) dhe duket se Simona ka qenë "regjisorja" që ka vënë në skenë orgjitë"me tri apo më shumë partnerë.Kështu ka ndodhur jo vetëm njëherë dhe kanë patur se ç' "modelojnë" për rininë e atyre viteve dhe ca më tej.
Kështu kur Sartri dashuroi Ollga Kazakeviçin fluturoi për atje"Kastori",për t'u bërë karshillëk?Jo.U vu re se Ollga njëherësh donte dhe Zhanin dhe Simonën.Treshja sikur u ndje komode,por ja tek mbrriti e motra e Ollgës,Vanda dhe"kopeja" u shtua.
Kur u desh që Sartëri të jepte mësime në Havër dhe"Kastori" në Ruanë,atëherë filluan letërkëmbimet e tyre që janë nga pastorlaet më me vlerë.Në këto letërkëmbime një vënd të veçantë zënë ato që shkroi ai në kohën e luftës.Tri ditë pas luftës së dytë botërore,sado 34 vjeç,Sartrin e marrin ushtar.Por atij prej kohësh ia kishin marrë mëndjen gratë.Rrethi i atyre grave që marrin letra nga ky ushtar i"moshuar",është paksa i gjatë.Veç Simonës e Ollgës,ai u shkruan letra Vandës,Bjanka Bjenfeldit(me oirgjinë çifute) dhe,sikur mos mjaftonte kaq,si "për të marrë hak","Kastori" bie në dashuri me ZHak Loren Bostin(ky student i Sartrit) dhe,për çudi,u fut në "kope",se dashuronte dhe Ollgën.
* * *
Por mbi gjithë dashuritë e tij,mbeti"Kastori".Kjo,si të thuash,ia fuste dy këmbët në një këpucë Zhan Polit:-Ti duhet të merresh me përpunimin e sistemit filozofik për deri sa ke kohë të lirë".Dhe Sartri shkroi "Ekzistenca dhe mohimi" dhe,pas saj,filloi të mbante ditar nga lufta dhe nxori romanin(trilogji)"Rrugët e lirisë".Natyrisht, që Sartri,e ndjente vlerën e Kastorit:"...ti më ke sjellë dhjetë vjet lumturi...je më e përkryera,më e mënçmja,...i vetmi njeri i sinqertë në jetën time.
* * *
Në vitin 1940 kur gjermanët e pushtuan Francën,Sartri ra rob.Kur doli u rreshtua me forcat e rezistencës.Ai përqafoi idetë e majta dhe me "Kastorin" në vitin 1945 nxorrën revistën"Koha moderne".Të dy sikur kishin arritur apogjeun e tyre.Sartri u bë figurë mitike e intelektulëve dhe fytyra e tij doli në kopertinë e e revistës londineze"Tajms magezin".Ekzistencializmi,pothujëse,u bë "modë".Po kështu (ai thoshte:qëllimi i jetës sime është vetëm të shkruaj) ai shkroi dy pjesë teatrore:"Prapa dyerëve të mbyllura" dhe "Pasioni mëkatar" ku lakohej çështja e lirisë së zgjedhjes.Pjesët u luajtën në Broduej dhe bën jehonë.
Por jo çdo gjë për të shkoi "vaj".Zunë që ta akuzojnë si amoral dhe ca më keq:si anti patriot.Kjo akuzë"absurde" iu bë se qysh në vitin 1961 mbështeti luftën e drejtë të popullit algjerian.Dhe u derdh "mllefi".Veteranët francezë në kor bërtisnin:"Vdekje Sartrit!".Dy herë nga dritaret i hodhën granata,por Sartri nuk hoqi dorë nga bindjet e veta.
Ndërsa jashtë shtetit amplifikohej lavdia e tij,brënda në Francë,dëgjoheshin të tjera trumpeta.Edhe kur studentët u ngritën dhe gati digjnin parizin,Sartri qe idhulli mbështetës,dhe prapë boria alarmuese që binte:-Pse nuk e arrestoni Sartrin?Dhe Presidenti francez,përsëriti po ato fjalë të një mbreti të dikurshëm për Volteriin:-Nuk arrestohet Volteri!!! Përgjigja në gojën e presidentit flet shumë.
* * *
Këto ide të Sartrit,sado që Enver Hoxha e kish thurur me"klon" vëndin,mbrritën dhe në Shqipëri.Qe poeti Xhevahir Spahiu që duke u frymëzuar nga Sartri shkroi një poezi ekzistencialiste.E shkroi(me sa më kujtohet,poezia qe e tillë:"Unë jam ai që s'qeshë/unë do jem/ai që s'kam qenë?!!!).Poeti të më fali në e kam shtrëmbëruar vargun(për punë kujtese,ndodh), po,për pak,desh e hapi portën e burgut me duarët e tij.Së pari,më duket e lakoi Enver Hoxha dhe,fill pas tij,ishkryeministri Mehmet Shehu).Në burg nuk shkoi po e çuan atë në prodhim dhe,veç tij,e pësuan dhe disa të tjerë.
* * *
Veprat e Sartrit janë të shumta,si:"Të vjellët",RRugët e lirisë,Krimi i ndjenjave,Muri,Fjalët,pa u ndalur në ato filozofike.Por ajo që dua të theksoj është fakti se Sartri e arriti apogjeun e tij në shkrime duke i dhënë çmimin"Nobel" në vitin 1964,po ai e refuzoi këtë çmim.Dhe për ta bërë edhe më të plotë këtë figurë vigane të Letrave dhe Të Filozofisë,ai refuzoi edhe dekoratën më të lartë të shtetit francez,atë të "Kalorës i Legjionit të nderit".As këtë dekoratë nuk e mori.Qe unik në shkrime dhe në vepër.Por ajo jetë aq e tendosur e tij dhe përdorimi i simltantëve ia shpejtuan vdekjen.Para se të vdiste,ai kish vjete që,pothuaj,qe verbuar dhe nuk shkrunate më.Vdiq më 14 prill 1980 dhe e kish lënë me gojë që mos bëhej ceremoni mortore.U repsektua ç'kish lënë amanet,po kur kortezhi po u afrohen varreve në Mosparnas,sikur dolën nga dheu dhe mbi 50 mijë veta i bën shoqëri.
Dhe"Kastori" ,ajo dashuria e tij e madhe,tha:"Vdekja e tij na ndau.Edhe imja ka për të na bashkuar,se ne që nga viti 1929 jetuam gjatë në harmoni të plotë."Kur varrosën Sartrin,Simona zuri shtratin.Dhe vdiq po në 15 prill të vitit 1986.Tani ata "janë"bashkë,përherë...