Kulturë
Cikël poetik nga Neki Lulaj
E premte, 27.01.2012, 08:57 PM
Neki Lulaj
NËNËS
Një gjen
I dalë nga gjeni
Një shpirt
I mbjellë në shpirt
Një gjak
I dalë nga gjaku
Një zemër
E dalë nga zemra
Shqiptare
Një asht i butë
Në embrion
Një djep i përkundur
Për nëntë muaj
Në metamorfozën e shpirtit
Një gëzim i papërshkruar
Një engjëll po vjen
Një dritë
Një rritë
Një emër po ndryshon
Nga një nuse e bukur
Në një nënë te vyer
Një foshnje në gji
Një trashëgimtar
I mirë
Edhe Zotin e gëzon
Kur
Botën e ndryshon.
IKA
Ika
E hapat pas vedi
Ndjeknin rininë time
Të thyer
E dikush
Dikush, dikush
Ikanakët e përbuzur
Janë si Juda
Të huaj edhe atje
Edhe këtu.
E djepi
Pret të përkundet
E teja mjeshtron
Mbi kaptellë
Lëpinë jargët natën
Kthehuni ore heeej
Se këtu
Me Diellin në prehër
Dhe me mallin
Për Nenë Lokën
E keni folenë
Djepin dhe votrën.
BUZË LIQENIT
Një klithmë
Plas qetësinë e natës
Si një vetëtimë
Lorka shpirtin ta ndezë.
Mos i gërrithni plagët e hapura
Se liqeni pas dallgëve është i qetë.
E në fundin e shtratit të tij
Guacat u bëjnë roje perlave
Perlat kanë ndezur qirinjtë
Me xhevahire
Dhe qëndisin botën përrallore
Me rezet e hënës puthin
Peshkatarët,
Shavarin e likenët
Buzët e liqenit të qetë
Dhe peshkut të artë
I bëjnë dritë roje e nderë
Ditë e natë.
NGA DASHURIA
Nga dashuria për ty
Zemra mu lëkund si valë deti
Trupi mu kallë flakë
Veten se përmbjata aspak
Në shpirt diçka ma
Rriti zjarrin
Por m’i rriti edhe dallgët.
M’u shkri edhe akulli në gjoks
E anija tërhoqi spiralet
Dhe filloi lundrimin
Nëpër këtë mot…
Arkeologët e shpirtit
U dehën prej mallëngjimit.
Kristalet më të bukura të botës
I mblodha faqeve tua
Të njoma
Pas lotit të parë
Të bashkimit
Prizreni e Tropoja
Shekulli bëri dasmë
Krushk qenë mijëra Atdhetarë.
NDARJA
U ndamë në mëngjesin e hershëm
Pa e puthë dielli tokën
Me plotë dhembje e mallëngjim
I ngarkova mbi supe
Shkëmbinjtë dhe tokën.
Bahkë me bekimin
Edhe porosinë
E fundit të Nënë Lokës.
Shpërngulja ishte bërë shtrëngatë
Brenda mureve
Të kullës sime
Parmakët e dritareve
Lëshoni lot dhembjeje
Nga ndarja me detyrime.
Kjo ikje e trishtë
Në thellësi të mjegullnajave
Malli vyshk lulet
Dhe shkrin akullnajat
E lisi ku lisi
Rrënjët…
IDIL KTHIMI
Sonte
Mos ma gllabëro
Hisen e natës
Se loti im të verbon
E zemra zotëron
Engjëjt zotërat e dritës
Mbi kafkën pellazge
Hieroglifet i lexon.
Vinka dhe Dimine
Paraardhësit e mi shekullorë
Më bënë nderë dhe konak
Verë të kuqe
Bathë
Bukë misri të pjekur
Me çerep dhe saç.
Fenikasit zogjtë e bardhë
Të pellazgëve
Në darkën e gjatë shekullore
Dorikët dhe jonikët
Kënduan pellazgjishten
Nëpër mileniume dhe mote
E sot shqipja është trashigimtarja
E pellazgjishtes
Pellazgët -
Parardhësit e popullit tonë.
RELIKTE JETE
Ata zbresin
Si zogjtë
Nëpër pentagramin
E jetës.
Ligjërojnë baladat
E kujtimet
Si pëllumbat
Në qiellin faqebardhë
Kujtimet i bajnë
Me vagona
E koha s’i pret
Pastaj… etimologjia.
Atyre kurrë
Këmbanat nuk
Ua prishin gjumin
Se natën ditë e kanë.
Refrenet e jetës
S’i ndalë askush
Se Historia ngjitet
Mbi majat
E pentagramit të saj.
Në çdo stinë
Kërkova gjelbrimin
Edhe mbi kleka plotë borë
Të praruat i preka me dorë.
Mora udhëtimin e gjatë
Mes kështjellave
Relikteve lashtësisë
Dorika i këndoi Perëndisë.