Kulturë
Dy poezi nga Xhavit Gasa
E diele, 29.01.2012, 07:26 PM
Xhavit Gasa
SE KAFSHOJNË DOT LIRINË.
Rrihnin gjoksin,
Shtrënonin grushtet,
Ne jemi fanar që ndriçomë,
Gjithë rruzullin toksor.
S'pyesim për rrethime,
Sëpyesim për bllokada,
Në gojën e ujkut
E hedhim vallen.
Ankoheshin pa pushim,
Dielli dhe hëna,
Nuk e shohim dot Shqipërinë,
Na pengojnë retë e zeza.
Me retë e zeza,
Përshtateshin,
Çakejtë dhe dhelprat.
Drunjtë e shtrembër,
Murrizat dhe ferrat.
Megjithëse,
Kanë kaluar ca vite,
E retë e zeza,
Kanë marrë arratinë,
Ka akoma çakej e dhelpra,
Dhe rrezet e diellit ju vrasin sytë,
Tani ju kanë rënë dhëmbët,
Se kafshojnë dot lirinë.
PA FAT
Hej,
Ju o valët e Matit,
Që shkumëzoni,
Dhe bëni shurmë,
Në shkëmbej,
Në rrasa e gurë,
Pa pushim përplaseni,
Sa dëshiroj,
T'ju a di gjuhën,
Sa dëshirë që kam
Me ju të flas.
E di,
Që ju dini shumë,
Dhe doni,
T'na tregoni gjithçka,
Ndaj ju shkumëzoni,
Ditë e natë bëni shurmë,
Por jam i pafat,
Nuk ju a di gjuhën.