Kulturë
Cikël poetik nga Qamil Foniqi
E diele, 29.01.2012, 07:48 PM
Qamil Foniqi
VESHJE SFIDASH
Fiksimi na shpie tek hije akulli, diku do të ndeshemi me të kundërtën
t’kryqëzuar në udhëtimin drejt shekullit tmerrues ku bërja e mund ngadalësin
Asgjë nuk zbrapsët urdhrit përtypemi fatit të prrallës
nëndheshëm thehemi coprash ku mënyrave të çuditshme qendisemi djajsh
Madje armiqsia sa vjen e ashpërsohet t’na fundos të qenit
dhéu na gjykon në mbrendinë e vetë
Kerkimit bëhemi lecka fluturimi duke bartur pikëpytjën kryq mbi supe
diçka na kthen harrimit , na shkundë marramendje e pa fundm
Çdo ditë qahemi dysh e panjohura na ngjitët pas
pamendësia i ha shpresat dhe hilja e kohës serish e humb fundin
JANARI - 1 9 8 1-të
(Llazicë vendlindja ime)
Vendlindja
besë atdhéu
nëpër brezni
unë mbetëm
arkivol antiketi
Kosova tokë dhe guri im biografik
THEQAFJE
Në univers filli ikë sysh
nga udhëtim i pakëputëshëm
guvës së shpërfillur
si ti dalim matanë
midis gjërave që s’prekën
fajsohemi për theqafje
NJERIU
Thyeje heshtjën njeri
të mos bish prehje
e kohës së brishtë
po ligën vdektarët
bajloza t’zi
do rrëzohen për toke të qelbur
me fjalë turpi i mbulojmë
Ti. je i brirët
mos prit
së liri pikë prej qiellit
thyeje heshtjën
të ngjitesh në arkitekturën e paqës
MBRETËRIA E DESHIRAVE
Në iksin e humbur të vetmisë
shfletoj mbretërinë e deshirave
përball betejës së pakryer
shqetësimi im mijëvjeçar
Sfondit të grisur dhembor
zogun e trembur
shpesh e zë pikëllimi
nga buzëqeshja e rremë
nën pushtimin e gjakosur
fryen mendësi e çmendur
së milionumi do vjen laberinth
udhët kurr mos ti mësojmë
Ëndërra ime vazhdon të zjarret
heshtazi ma pin gjakun e mbetur
ç’na bënë rrethojë e skuqur
nga hilegjit e përfytur me kohën
JANARËT
Feniks ëndërrash
u thirr ditën e fundit
dhe filloj rrokullisje
në grindjën e mkatarëve
kujtesa e të gjallëve
marshim milingonash
mori udhë drejt portës
të therret gjarpëri
i urretjës së tymur
nën lekurën e grisur
imazhi lyp kurorën e dritës
mbi sundimin blu
t’na qoj larg mashtrimit
larg kokave të lodhura
të sëmundjeve maratone
janarët garojnë
titullit të historisë