E premte, 26.04.2024, 07:45 AM (GMT+1)

Mendime

Arben Llalla: Llustracioni dhe disa pyetje që përgjigjet dihen në heshtje

E enjte, 25.08.2011, 09:02 PM


LLUSTRACIONI DHE DISA PYETJE QË PËRGJIGJET DIHEN NË HESHTJE

 

Nga Arben Llalla

 

Ka më se një vit që në Maqedoni ka filluar punë Komisioni i llustracionit për të zbuluar dhe nxjerrë jashtë loje të gjithë ata shtetas të kësaj republike që para vitit 1990 kanë qenë pjesë në sektorët e ndryshëm të Institucionit të zbulim dhe kundërzbulim në ish-Jugosllavi, të UDB-s.

Për fat të keq llustracioni po kryhet me hapa të ngadalta dhe me mjegull.

A do ta kryej Komisioni i llustracionit me sinqeritet dhe me sukses misionin e tij kushtetues dhe ligjor?

Shumica e vendeve ish-Komuniste në Ballkan ende nuk kanë dëshirë që të hapen dosjet e vërteta të spiunëve dhe informatorëve në sistemin komunist. Pushtetarët në Maqedoni as që e marrin mundimin të ndërtojnë shtetin demokratik të bazuar në ligjet demokratike duke plotësuar kushtet për tu anëtarësuar në BE dhe NATO. Pas kaq vite që është rrëzuar sistemi komuniste ende shihet se shteti kontrollohet nga shefat e sigurimit të sistemit të kaluar, bashkëpunëtorët e tyre dhe fëmijët e ish-funksionarëve të lartë.

Por sa janë të besueshme këto dosje të vërtetuara nga Komisioni i llustracionit!? Këtë askush nuk e thotë apo të japë garanci sepse po zbatohet rregulli i lojës: “Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë”, “Historinë e shkruaj ashtu siç dua unë sepse sot jam fituesi ”.

Në Maqedoni një gjë është e sigurt se nuk do të zbulohen agjendët dhe informatorët e saj që i përkasin etnisë shqiptare të cilët kanë punuar në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për çudi deri më sot vetëm një shqiptar është shpallur si bashkëpunëtorë i UDB. Ky njeri sot është në prag të pensionit dhe i pafuqishëm që të ndikojë në lëvizjet politike të shqiptarëve, pra është mall i skaduar, i dal jashtë mode. Por ky person di shumë dhe po të flasë do mësojmë shumë gjëra sidomos për ish-studentët shqiptar nga Maqedonia që janë diplomuar në Shqipëri pas vitit 1990. Të cilët disa prej tyre shumë shpejtë ngjitën shkallët e karrierës në politikë duke u bërë ministra dhe deputet. (Kuptohet që e kemi fjalën për një pjesë të tyre).

Po në të vërtetë sa shqiptar mund të kenë qenë dhe janë bashkëpunëtorë të UDB dhe DSK?

Mendoj se numri i tyre është shumë i madhe dhe pjesa dërrmuese janë të njohur për opinionin e gjerë. Por nuk ka ardhur koha që shqiptari të bërtasë fort për ti diskretituar këta bukshkelur dhe trashëgimtar të genit të Esat Pash Toptanit.

Çdo shqiptar le të pyesë se si bëhen listat për deputet, caktimi i ministrave dhe drejtuesve të Institucioneve shtetërore në Maqedoni! Përse privilegje kanë për karrierë politike dhe mund të punësohen në disa Institucione të rëndësishme shtetërore vetëm shqiptarët që janë të besueshme për sllavët ose ndryshe që kanë një “certifikatë besueshmërie” brez pas brezi familjar? Këta persona me çfarë kriteri zgjidhen nga “partia” dhe drejtuesit e saj?

Pse u larguan në heshtje nga lista për deputet dhe për ministër kandidatët që kanë qenë drejtues të lart të UÇK?

Kjo ka qenë kërkesë e palës maqedonase apo ishët e UÇK u konsumuan për imazh votash!?

Të gjithë i dimë përgjigjet e këtyre pyetjeve, por heshtim sepse për shumë vite politika shqiptare udhëhiqet nga njerëz me aftësi të kufizuara intelektuale. Të cilët për tu promovuar përdorin metodën e gënjeshtrës dhe të mashtrimit për të mbizotëruar të tjerët. Më tej këta njerëz me aftësi të kufizuar krijojnë Legjionin e njerëzve të njëjtë me ta që nga shoferi, shoqëruesi e deri tek pastruesi për të na ofruar skllavëri të pamoralshme, me gënjeshtra dhe shtrembërime. Këta janë në gjendje të shpifin dhe të thurë intriga jo si një artist i vërtetë, por si një çunak dinak. Ky grup është kundër lirisë së fjalës dhe veprimeve demokratike prandaj gjithnjë shmangin konfliktet dhe betejat e përballjes Tek a Tek.

Lufta ideologjike midis atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën vazhdon ende përballë Legjionit të njerëzve me aftësi të kufizuar intelektuale që në shqip i thonë: Injorantë ose Budallenj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora