Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Migjen Kelmendi, shkatarraq i gjuhës ëmë
E enjte, 25.08.2011, 08:59 PM
Migjen Kelmendi, shkatarraq i gjuhës ëmë
Nga Fahri Xharra
Shkarravitjet ideore të Migjen Kelmendit për sajimin e një gjuhëje kosovare tashmë janë të njohura. I pa ngopur me idetë e tij prej shkatarraqi,nuk len gurë pa kthyer vetëm e vetë për të bërë ndarje trupore ,mëndore dhe gjuhësore të kombit tonë.
Eshtë e vështirë të mberrijmë te qëllimet e tija, është vështirë të hamendet njeriu për të gjetur saktë mëndesinë e Migjen Kelmendit.
e tija të qellimta prej shkatarraqi?
Së paku ne shqiptarë në Kosovë e dijmë,sa fitore e madhe ka qenë kur në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar ia arrijtëm asaj që nga fjalori ditor ,i shkruar dhe politik i serbëve
të hjekim fjalët përqmuese “shiptar” dhe “shiptarski”. Na bëhej zemra mal kur serbët së paku publikisht nuk thonin më “shiptarski jezik” (gjuha shqipe) por “Albanski jezik” ( gjuha shipe). Sa mund e kohë iu ka dashur mendësve (intelektualëve ) ,dhe plitikanjëve të kohës për të arritur këtë. Nuk është lehtë ,një fjalë e rrënjosur me shekuj të hiqet “ mbrenda ditës “. Fitore mbi fitoret e kohës.
Serbët kanë punuar me vite të tëra që në arenën e tyre kombëtare dhe në ate ndërkombëtare që neve të Kosovës të na paraqesin si “shiptar” që flasim “shiptarski’ në mënyrën më bindëse të kulmohej në atë që ja këta të Kosovës ,nuk kan lidhje gjuhe e gjaku me ata të Albanisë. Këta flasin “shiptarski” e ata “albanski’.
Vetëm të venerojmë përgjegjen e Migjen Kelmendit në pyetjen e gazetës “Shekulli”~
“- Akademia e Shkencave e Beogradit ka propaganduar gjithmonë idenë se shqiptarët
e Shqipërisë janë një popull i ndryshëm nga ata rë Kosovës. Propagimi i juaj a nuk mendoni se ka hapur përçarje?
- Prania e dy trungjeve kryesore në gjuhë shqipe është dhe ka qenë gjithmonë një realitet. Ai shtet që perdorte këtë fakt si argument për ndarjen e Shqipërisë nga Kosova nuk është më, dhe nuk është i pranishëm në Kosovë ( çfarë lehtësije? ver.ime)
Për këtë arsye,ne kemi mundësi të flasim rreth këtij problemi. Standardi gjuhësor nuk ka patur kurr sukses në Kosovë ( mendim vehtjak i tij vër.ime) përderisa mbi 80 % e popullatës nuk e njeh atë/ Ne mendonim se e kishim përvehtësuar standardin gjuhësor ,por me rritjen e komunikimit në mes nesh e zbuluam realitetin e hidhur se sa ndryshe flasim shqip.” kjo ishte një pëgjegje e thatë,jo bindëse dhe pa arsyetim shkencor i
Migjen Kelmendit i cili i ngjanë leshkove grekofilë të Himarës që flasin shqip për bukuri ndër veti e bëhen se duan diçka tjetër.
Pra, a aq largë është gjuha letrare shqipe që ky ta quaj Gegënishten“ gjuhë amtare të mbi 4 milion shqiptarëve” ? E pa kuptimtë dhe qëllimkeqe.
Qasja tjetër e porositur ,me të cilën mundohet të na bindë: “
Kosovar?
Në një kohë shkruante :” Fushata e UNMIKUT , Unë jam Kosova, ma në fund e fut në zemër UNMIKUN të nji qashtje fundamentale të Kosoves- Identitetit të saj. Çfarë
përkrahje që i bahet kësaj asht nji ndihme e madhe që i bahet qytetarëve të Kosovës.”
Në një faqe elektronike lexova për gjeniun tonë kete: ” Ketij duhet ti jepet shuplakë e rëndë mbarëshqiptare e nëse i jepet kjo nuk i bje më ndërmend për ato ndarje gjuhësore që po mundohet t`i bëjë”.
Me të vërtetë ,kur nuk punon një qendër mendësie shqiptare ,atëherë na dalin në pah këta çaramanë të llojit të MiKelmendit.
Shkrimet e tij e e tregojnë fytyren e vërtetë të tij prej shkrimtari , prej njeriut të mirë
duke e zhveshur dhe duke e treguar vërtetësinë e tij- një pjesë rezerv e dikujt. Mikelmendi është pjesë e një manipulimi monumental ndërkombëtarë me një vend e me një popull të tij. Një mik ,shkrimtar nga Shqipëria më shkruante një rast:” “Qendrimi i tij këto vite , me këto qendrime kundëkomëtare ka të ngjamë të jetë i detyruem prej të kaluarës së tij të errët që e ndjek si hije. Sikur Qosja ,edhe ky është futur në radhen e turpshme të renegatëve. Mëkat, sa shumë shqiptarë i deshten dikur.”.
Të bënë përsshtypje neveritse se fatkeqësisht MiKelmendi nuk është i vetëm . Ai e din mirë që gjuha nuk është pronë e individit apo e grupit,por është thesar i çmuar i gjithë kombit.Gjuha shqipe është pasuri e madhe që e kemi e që na bënë të dallohemi nga të tjerët,e krijuar me shekuj dhe duhet lënë po aq të pastër dhe të begatë brezave të ardhshëm . Të mos mundohemi të krijojmë qendrat Tiranë e Prishtinë se ato nuk janë qendra që luftojnë për ndarje por ndër veti janë ëmë e bijë.
Shqipja standarde duhet të plotësohet dhe të jetojë në mbarë trevat tona.Kosovarishtja e MiKelmendit nuk është nusja që e duam ta sjellim në shtëpi por është “bushtra” me të cilën mundohet të na joshë.
Eshtë edhe qëllimi tjetër me ventëdije apo pa të që MiKelmendi mundohet heshturazi por me një paftyrësi të madhe të na joshë me një “bushtër” tjeter; futjen e panumëruar të fjalëve të huaja .Vetëm të shohim se si në një fjali , sa fjalë të huaja përdoren nga ai…”Përcaktimi joetnik,në rastin e Kosovës është përcaktimi territorial i identitetit. E para , sepse asht nji parim kompatibil me fundamentet e nji shoqnije demokratike sot.Asht parim që inkludon.Identiteti Kosovar krijon aftësinë me i rrokë e me i inkludue parimet e nji shoqenie moderne si q’janë toleranca , multietniciteti , konvivenca , multikonfesionaliteti , multilingualiteti “. Hajt bac, Hajt !
Për të mos zgjatur vetëm i përmblodha disa fjalë nga të shumtat në shkrimet e “gjeniut kosovar”: Benefit , alokim , performanca , abuzim , staf , bord , eksplorim , perceptim , implementim , asocim , determinim , infantil , linguist , lingual , kompatibil , reprezent , erzac , eksplodim etj etj.
Askush nuk mund t’ia mohojë punën shumë të madhe që Migjeni ia ka dhënë kultures dhe artit Shqiptarë, por këto mendimet e tija së pari kundër gjuhes së njësuar , si edhe bërjes së kombit Kosovar janë kundër kombëtare dhe kundër atdheut.Nisma të tilla nuk kanë mbështetje as nga një tren njerëzish tek ne dhe nuk mund të jetësohen kurrë,s`ka teori që atao të jetësohen por keto do të mbesin vetëm turpi intelektual i Migjen Kelmendit.