E premte, 26.04.2024, 03:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Zenun Gjocaj: Tregime ironike-sarkastike, me tematikë aktuale shoqërore

E shtune, 21.05.2011, 07:58 PM


Recension

 

Tregime ironike-sarkastike, me tematikë aktuale shoqërore

 

Hilmi Saraçi: “Cubeli”(Tregime dhe ese) –Prishtinë, 2011

 

Nga Dr. Zenun Gjocaj

 

Hilmi Saraçi në letrat shqipe, sidomos në gazetari, historiografi, publicistikë e prozë letrare  është dëshmuar me shkrime të shumta . Shkroi më tepër se 12 vepra të zhanreve të ndryshme . Këto ditë doli  me vepren me tregime dhe ese (të përmbledhura): “Cubeli”. Këto tregime dhe ese, kryesisht janë  me përmbajtje  ironike –sarkastike dhe me tematikë  aktuale shoqërore . Në këto proza artistike  përmes  personifikimit e anamalizimit të shkrirë në metaforë si mjet për fshikullimin e karakterëve të liga  njerëzore  dhe si shprehje  të mendësisë  artistike  para një realiteti aktual, komform kohës dhe jetës së përditëshme , por edhe jasht saj, spikatet kryesisht kritika dhe  ironizimi ndaj veseve  të liga  njerëzore  që e dëmtojnë  dhe e pengojnë  mirëvajtjen e shoqërisë  aktuale , jo vetëm të sotmen.

Gjithë prozën artistike  dhe eseistike (skicore) të veprës e karakterizon analogjia  e fshehur, më rrallë e hapur e njerëzve dhe kafshëve , sendeve  dhe fenomeneve  të natyrës, si mjet për satarizimin e veseve të liga  të shoqërisë, brenda  dhe jashtë  imperativit aktual. Në karakterizimet satirizuese e ironike  përzihet dhe ndërhyrja  e narratorit, për të synuar metaforizmin e rrethanave  situative . Janë  rrëfenja  tregimtare  dhe eseistike  që herë flasin, herë veprojnë , por nuk janë lojë fjalësh, sa fshikullima  që godasin pa i hetuar dhe lënë vrragë të  vrugta dhembëse. Tiparet përsonifikuese janë mishërim i tiparëve  e cilësive  ndërsjellëse negative njerëzore  e shtazore , përshkruar përmes analogjisë dhe krahasimit  artistikisht të shtjelluar. Të tilla janë “Cubeli” e “Dhëmbashi” që përshkruhen nga garimi dhe fitorja  e të dobëtit ndaj të fortit, të shtytur nga padronët . Ndërkaq esetë  “Bishti”, “Mjegulla”, “Hija”, “Ëndrra”, “Pasqyra” e “Lumi”, po ashtu godasin veset e liga  njerëzore  në kohë të pacaktuar. Shihet se autori, si gazetar, publicist e kritik letrar e shkencor ka afinitet të veçantë për trajtime  artistike , mandje të një zhanri të dalluar e jo aq të shpeshtë. Me proza të tilla  autori shkoqet nga niveli publicistik dhe rreket sukseshëm me shkrime artistike. Bën përjashtim tregimi “Ndëshkimi i nënës”, në të cilën autori trajton një temë  të rrallë  e të guximshme : urdhëresën e vrasjes së të birit, për shkak të tradhëtisë – vrasjes që i bën një patrioti për interesa  të armikut. Tema  të tilla  ka trajtuar Gogoli (“Taras Bubla”), ndër ne  Ismail Kadare (“Gjenerali i ushtrrisë së vdekur”), por e gjejmë  edhe në folklor (“Halili e Hajria”), temë e ngritur edhe në letërsi, ku nëna  e mbyt të shoqin që ia prêt vëllezërit dhe të birin se “i ngjet babait”…  Ndersa në tregimin “Cubeli”, ku vepra ka marrë edhe emrin, autori ka paraqitur një ngjarje me rëndësi të luftës gjatë garave në mes të qejve, të organizuar ng padronet e tyre.Në këto gara do të fitojë më i dobti “Cubeli”, në llogari të tij kishin bërë hajgare dhe e kishin përqesh me motivacion se ai nuk është i zoti të garojë dhe të luftojë me qejt që ishin të zhvilluar dhe të fortë , në krahasim me Cubelin, pa bisht, leshatuk dhe I hajshëm. Ata tani kishin filluar të  lavderohen dhe  ta  ngrisin bishtin lart në shënjë të fituesit të sigurtë në të ardhshëm, siq krekosen dhe lavdërohen disa njerëz. Autori në këtë tregim ka nxjerrë me mjeshtrri mendimin (idenë) se shpeshherë edhe më i dobti me sjelljen korrekte dhe taktiken që ka do të dalë fitues, siq doli në këtë rast Cubeli…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora