E diele, 16.02.2025, 08:56 AM (GMT)

Kulturë

Gazi Buxheli: Përgëzime gazetës ''Illyria'' në New York

E shtune, 21.05.2011, 06:37 PM


PERGEZIME GAZETES ”ILLYIRIA” NE NEW YORK 

  

   I nderuari z.Vehbi

   I nderuari z. Ruben, ju përshëndesë dhe ju uroj 20 vjetorin e Gazetës Illyria!

   Në pmundësi për të marr pjesë në përvjetorin e kësaj gazete  ndjej ngacmimin për të dhënë disa mbresa të ardhura nga ndodhi e përjetime reale, gjatë tërë kohës që kam nderin të jem  korespodent i saj. Dy-tre ndodhitë e mëposhtme ndërsa për mua përbëjnë një meditim e reflektim ndaj asaj çka synon dhe dhe çka përcjellë në të vërtetë kjo gazetë, njëherësh janë dhe  ilustrim i vlerave tërësore, por në veçanti i disa vlerave të veçnata të saj.

    Si vlerë të parë, ndryshe nga ç’mund të pritej, vë humanizmin e gazetës. Ilustrimi vjen nga rasti i fatkeqes 25 vjeçare, Edisa Zeneli, të cilën, një problem i rëndë shëndetësor, që kërkontë domosdoshmërisht  kryerjen e  një transpplanti tepër të kushtueshëm e detyroi të lëshonte thirrjen për ndihëm. E para dhe, fatkeqësisht, e vetmia gazetë që iu përgjigj me ngulmim thirrjes së dhimbshme ishte Gazeta Illyria. U mblodhën fondet u krye transplanti, por  për mos pajtime imunologjike, fatkeqia nuk arriti që për së gjalli të falnderonte gazetën dhe stafin e saj. Atë, mes një ndjenjë dhimbjejej të thellë, e bënë më vonë familjarët e së ndjerës.

  Një tjetër kujtim, që më çon akoma më larg  dhe që nxjerr një tjetër vlerë të kësaj gazete, është një pyetje që, vite të shkuara, më pat bërë Z. Ekrem Bardha, në ato kohëra botuesi saj. Pyetja ishte: “… A mendon ti se gazeta Illyria shkruan më shumë për Kosovën e fare pak për Shqiqrinë?...”.  Sigurisht që përgjigjia ishte, jo! Fillimisht mu duk e pakuptimtë kjo pyetje e Bardhë, por pastaj mësova rrënjën e shkakun  e pyetjes dhe revoltën e Bardhës ndaj saj. Një bisnesmen e njëherësh personalitet i njohur në komunitetin shqiptarr  të Klivlendit, kish hedhur mendimin e pavërtetë të trajtimit të diferencuar të problemeve mes Shqipërisë dhe Kosovës, në favor të Kosovës. E vërteta ishte dhe mbetet krejt e kundërt: problemete Kosovës vërtetë ishin dhe janë  shqetësim parësor i gazetës, por kurrësesi ato nuk lënë në hije ato të Shqipërisë. Tek ndodhi të kësaj natyre  njerëzit e mënçur gjejnë edhe vlerën e asaj që kërkohet të denigrohet. Kjo është rruga e mbijetesës: të kapërcehet së pari ligëssinë e pastaj vështirësia. Me  këtë rrugë, jo rrallë, është ndeshur edhe Gazeta Illyria.

  Dhe si vlerë të tretë, që më del po ashtu nga një ndodhi tjetër, është qënia e kësaj gazete si pikë reference për studjuesit, apo historianët e problemeve të historisë sonë  kombëtare. Ishte Shtatori i vitit 2001 kur në bibliotekën e qytetit Klivlendit, në Ohio,  rastësisht u njoha me Ballkanologun Edward L. Zveston, që punonte për një monografi rreth  ballkanasve të cilit kanë lënë gjurmë në jetën poltike, shoqërore apo shkencore të Amerikës. Në 24 burime reference për shqipërinë Ai kishte edhe Gazetën Illyria. Reth kësaj kujtoj thënien e tij se : “…Në edicionin anglisht të kësaj gazet, dhe për këtë falnderoj punën dhe erudicionin e  Z. Ruben Avxhia, kam gjetur disa hollësira të cilat më dhanë  mundësinë e komenteve  të ilustruara, për Shqipërinë, me shëmbuj që është e vështirë t’ì gjesh gjithmonë…”

   Së fundi, them se ka diçka që gazetën Illyria e bën të dallueshme nga tërë si shoqet e saj brënda dhe jasht atdheut. Ndoshta nuk arrij ta perceptoj e ta përcaktoj drejt këtë të veçantë, por them se ajo lidhet me mbindjeshmërinë e saj ndaj dhimbjes së largimit të mërgimtarëve nga Atdheu, duke  e bërë këtë jo me një ndjenjë pesimizmi, por me optimizmin se mërgimi nuk është vetëm një fatkeqësi, por njëherësh edhe një mundësi për të arrirë suksesin, të cilën po kjo gazetë nëpërmjet sa e sa shëmbujve e ka paraqitur nëpër faqet e saj.

   Mbresat dhe kujtimete shumta të bashkëpunimit me gazetën Illyri, më japin  mundësinë të zgjatesha e dhe më tej, por e ndjej se edhe me kaq, bëhem pjesë e gëzimit të këtij përvjetori.

 

Me respekt: Gazi Buxheli

 

 Tiranë: 19 Maj 2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora