E diele, 16.02.2025, 06:44 PM (GMT)

Kulturë

Sabile Keçmezi-Basha: Kafka e mllefosur

E enjte, 19.05.2011, 06:57 PM


Sabile Keçmezi-Basha

sabile_basha@hotmail.com

 

 

KAFKA E MLLEFOSUR

 

Sot

Merrje me mend

Nuk u përshëndet

As me duart e veta

Kafka tullace

Që e kishin ledhatuar

Nëpër mote të lodhura

 

As kufiri, sot

Nuk u ndal ne kufi

Për të kufizuar mallin

Nga dy anët e tij

Të këmishës-natë

 

Loti si ortek

U lotua në brinjët e njerkës

Dhe vërtet qau

Për kohën që nuk e pat

Me bollëk

Në hartën e ATDHEUT

 

 

ECË, E MOS BESO

 

Ecë e mos beso tani

Kujtimi kur kumtin jep

Mbi fushën e ballit

 

Unë jam edhe më tej

Aty

Më tha kipci im

Dhe hetojë

Hapin e harresës

Mbi KUSHTETUTË

 

Edhe ti je këtu

Në kornizë

Ku dielli shtrëngon dhëmbët

Në arenë luftimi

Me robërinë

Dhe

LIRIA qeshë

 

 

E PA CIPË

 

Sa e pa cipë

Dhembja mbi samarë të historisë

E arkeologjia e grisur

Mbledhë gjymtyrët

Copë-copë

Në fushën e kuqe

 

Mesazhi përsëri vije

Vazhdimisht

Me tri të panjohura

 

Noprane janë udhët

Që shkojnë e vijnë

Në drejtime të kundërta

 

Ne jemi këtu

Dhe buzëqeshim



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora