Kulturë
Doli në qarkullim libri me poezi Për Nënën me titull ''Karvan Dashurie''
E enjte, 12.05.2011, 05:18 PM
...Doli në qarkullim libri me poezi PER NENEN me titull Karvan Dashurie (vëllimi i parë), nga shtëpia botuese Ada Ky libër u botua me sponsorizimin dhe nën kujdesin e poetes dhe shkrimtares znj. Iliriana Sulkuqi dhe marrin pjesë 72 autor shqiptarë dhe të huaj’’Libri gjendet ne gjith librarit ne qender te Tiranes. Cmimi 300 leke. Tashme po pergatitet vellimi i dyte...
KUJTESË dhe MIRËNJOHJE për NËNËN
E lutur poete, i lutur poet, shënohu edhe ti me poezinë e shpirtit tënd për NËNËN!
Ka shumë dashuri nëpër të cilat frymojmë, por - E para është NËNA.
Le të jemi së bashku, të barabartë para NËNËS!
I kërkoj falje të gjithë poetëve dhe krijuesve që kanë hedhur në letër apo në kujtesën e tyre vargje për nënat, të cilët, në pamundësi, nuk janë përfshirë në këtë përmbledhje poetike. Për Nënën, ashtu siç shkruajmë në çdo kohë, ashtu edhe do të botohet gjithmonë... Ishte vetëm hapja e një Preludi AMËSOR.
Besoj në mirëkuptimin tuaj fisnik
-Iliriana Sulkuqi, Brooklyn, NY, USA
ilirianasulkuqi@yahoo.com
Nga: Bekim FEHMI
Nuk jam shkrimtar, por një libër që më ka lindur vetvetiu,
ia kam kushtuar nënës sime Edije Xërxa Fehmiu,
bashkëshortes së babait tim Ibrahim Fehmiut. Por nuk ia kam dedikuar vetëm sakrificave të jetës së saj, por të gjitha nënave, jo vetëm shqiptare, jo vetëm ballkanase, por të gjithë nënave të botës.
Ka një thënie se, një vepër e një gjenerate vlerësohet me atë se çfarë ata kanë lënë në kulturë, p. sh. Fransua Miteran do të mbahet mend nëpërmjet një piramide të ngritur para Luvrit në Paris, Pompidu do të mbahet mend për qendrën Pompidu,etj. Por gruaja është ajo që duhet të vlerësohet mbi gjithçka në çdo vend të botës, pasi ajo lind njerinë.
(Autorët e poezive)
Agnes Gonxhe Bojaxhiu
Adnan Mehmeti
Adelina Dokja
Agim Spahiu
Agim Bacelli
Aleksandër Bllok
Agron Sela
Aleko Likaj
Anton Çefa
Anila Qirjazi Mihali
Argetina Tanushi Aquino
Adelina Dardha Haskaj
Bekim Fehmi
Betim Muço
Blez Sendrar
Bllaga Dimitrova
Dalan Luzaj
Demir Gjergji
Dritero Agolli
Dylbere Dika
Edmond Shallvari
Elinda Marku
Esenin (Sergej)
Eugjen Eftushenko
Enkelejda Kondi Masseboeuf
Faruk Myrtaj
Fatime Kulli
Fation Pajo
Faslli Haliti
Frederik Reshpja
Frederik Ndoci
Fatmir Terziu
Grigor Jovani
Janaq Pani
Julia Gjika
Kostaq Duka
Kolec Traboini
Kozeta Zavalani
Luan Xhuli
Luigj Cekaj
Lulzim Lekdushi
Makfire Canolli
Mensur Spahiu
Medije Vraniqi
Mimoza Sali
Mimoza Rexhvelaj
Nase Jani
Namik Selmani
Nikolla Spathari
Nexhip Ejupi
Pilo Zyba
Pjetër Jaku
Puntorie Ziba
Roland Gjoza
Roland Musta
Rita Saliu
Sami Milloshi
Suela Katanja
Teuta Sadiku
Thani Naqo
Vaid Hyzoti
Vitore Sallaku
Visar Zhiti
Vullnet Mato
Vlash Fili
Valdete Antoni
Xhevahir Spahiu
Ziko Kapurani